Gazeta Dita

Kompletohe­t Botërori, Kosta Rika siguron "biletën" e fundit në Katar, mësohuni me grupet

-

Costa Rica është skuadra e 32-të dhe e fundit që siguron “biletën” për Kupën e Botës Katar 2022, pas fitores me rezultatin 1-0 ndaj Zelandës së Re.

Një ndeshje që u mbizotërua nga Zelanda e Re, por fati ishte nga ana e Costa Rica-s. Takimi u zhbllokua në minutën e 3’, me Campbell që pas një asisti nga ana e Bennette do ta dërgonte topin në rrjetë.

Më pas në minutën e 39’ Zelanda e Re do të kërkonte barazimin me Chris Wood, por goli i tij u anulua nga VAR, pasi kishte shkaktuar faull.

Në fraksionin e dytë situata do të vështirëso­hej akoma më shumë për ekipin nga Zelanda e Re, i cili në minutën e 67’ mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi Barbarouse­s mori karton të kuq.

Kështu Costa Rica siguron vendin e saj në Katar 2022, ku do t’ju bashkohet Spanjës, Gjermanisë dhe Japonisë në Grupin E.

Shorti për Botërorin Katar 2022 na rezervon disa ndeshje shumë interesant­e, por cila është më e forta?

Është traditë që pas çdo shorti të Kupës së Botës të zgjidhet “Grupi i Vdekjes”, grupi i përbërë nga katër skuadrat më të forta.

Shorti për Kupën e Botës 2022 në Katar ka sjellë grupe shumë të bukura, por cili është më i vështiri?

Shorti i plotë i fazës së grupeve të Kupës së Botës 2022: Grupi A: Katar, Ekuador, Holandë, Senegal Grupi B: Angli, Iran, SHBA, Uells Grupi C: Argjentina, Arabia Saudite, Meksika, Polonia Grupi D: Francë, Australi, Danimarkë, Tunizi Grupi E: Spanjë, Kosta Rika, Gjermani, Japoni Grupi F: Belgjikë, Kanada, Marok, Kroaci Grupi G: Brazil, Serbi, Zvicër, Kamerun Grupi H: Portugali, Gana, Uruguai, Koreja e Jugut

Duket se grupi më i vështirë në Katar 2022 është Grupi E, i cili përmban dy ish-kampionë të botës nga Evropa dhe ndoshta pretendent­i më i fortë i Azisë. Spanja ishte kampione e botës në vitin 2010 për herë të fundit, ndërsa Gjermania për herë të fundit ishte në vitin 2014.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania