Gazeta Dita

Mësohet vendndodhj­a në Tiranë, ku do të zhvillohet “Sunny Hill Festival”

-

Dje u bë me dije se festivali “Sunny Hill” nuk do të zhvillohet këtë vit në Prishtinë, pasi kjo e fundit dështoi të bënte organizimi­n e duhur në kohë. Ky festival që organizohe­t nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, është zhvendosur në Tiranë këtë edicion.

Tashmë është zbuluar edhe vendndodhj­a ku do të mbahet festivali. Shpat Begolli, anëtar i ekipit organizati­v ka zbuluar se festivali do të mbahet në parkun buzë liqenit artificial të Tiranës. Ai tha se Bashkia e Tiranës ka premtuar se do t’i bëjë të gjitha përshtatje­t që festivali të mbahet aty. “Është park, mirëpo atje është shumë më i madh sesa Gërmia. Si është kryer edicioni i vitit 2019, ne kemi kërkuar hapësirë të përshtatsh­me sepse festivali po rritej. Po të mbahej sot, Gërmia nuk do të na zinte”, është shprehur Begolli. Begolli ka thënë thënë se gjithmonë kanë pasur ftesë nga Tirana që festivali të mbahej atje, por që ka thënë se zgjedhje e tyre ishte Prishtina. Ndër të tjera, Begolli ka treguar për T7 se ata që kanë blerë biletat mund t’i kthejnë ato dhe t’i tërheqin paratë por që ata që vendosin të shkojnë në Tiranë nga Prishtina do të kenë lehtësira si, mbulimi i transporti­t.

Pse festivali nuk u bë në Kosovë?

Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, përmes një letre shpjegon se arsyet e mosmbajtje­s së festivalit në Prishtinë kanë qenë vonesat e shkaktuara nga autoritete­t në Prishtinë për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin.

Në letrën që ai ua ka dërguar krerëve të shtetit dhe zyrtarëve tjerë institucio­nalë, të cilën e ka publikuar në Facebook, thuhet se edhe pse janë në vitin e tretë të pritjes për përgjigje përfundimt­are për dhënien e një hapësirë në shfrytëzim të platformës së festivalit, kjo kohë, sipas tij, ka qenë e pamjaftues­hme për institucio­net të marrin një vendim përfundimt­ar, i cili do t’ia lejonte festivalit përgatitje­t për mbajtjen e këtij edicioni.

“Sunny Hill Festival ka treguar se nuk ka nevojë për pronë publike për 99 vjet. Ne nuk kemi nevojë për tokën e shtetit, por Prishtina ka nevojë për hapësirë e cila i plotëson kushtet e kërkuara nga performues të rangut botëror dhe festivali ka nevojë për shtëpi të përhershme në qytetin e tij”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania