Gazeta Dita

Mbyllet bojkoti 4 ditor i avokatëve, paralajmër­ohet përshkallë­zimi nëse Qeveria s’i dëgjon

-

Dje u mbyll bojkoti katër ditor i lajmëruar dhe zbatuar nga avokatët, përveç atyre penalistë, pasi e konsideroj­në hartën e re një shkelje e të drejtës së qytetarëve dhe të shpenzuesh­me. Kreu i Dhomës së Avokatisë i shkruan Qeverisë që të dëgjohen sugjerimet. Në të kundërt: “Do përshkallë­zojmë qëndrimin tonë në të ardhmen, drejt një bojkoti total!”

Përfundoi dje bojkoti 4 ditor i avokatëve, që janë kundër hartës së re gjyqësore, e propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Dhoma Kombëtare e Avokatëve i kërkoi dje me një letër publike Këshillit të Ministrave, si organ vendimarrë­s për miratimin e hartës gjyqësore, të marrë në konsiderat­ë vërejtjet dhe propozimet e bëra, përndryshe thekson se do të përshkallë­zojnë qëndrimin e tyre në të ardhmen, drejt një bojkoti total dhe pa afat.

Sipas Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, “bojkoti përmbushi qëllimin për të cilin u mor ky vendim, duke e konsiderua­r si fillim të një procesi për përmbushje­n e kërkesave të lidhura me ushtrimin e profesioni­t të avokatit”. Dhoma Kombëtare e Avokatisë, thotë se “me keqardhje është konstatuar se kjo hartë gjyqësore është në shkelje të plotë të së drejtës së individit për aksesin në drejtësi, mungesën e eficencës në realizimin e të drejtës e mbrojtjes së qytetarëve, si dhe në rëndimin e situatës ekonomike-sociale të individit”. Harta e re gjyqësore ka sjellë diskutime dhe reagime mes avokatëve. Dhoma e Avokatisë vendosi bojkot të të gjithë seancave të gjyqësorit për 4 ditë, nga data 14-17 qershor, duke paralizuar pothuajse gati 800 seanca në ditë, ndërsa kundër kanë dalë avokatët penalistë, të drejtuar nga

Sajmir Visha, që shkojnë në seanca, sepse mendojnë që çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Kushtetues­e për të kundërshtu­ar KLGJ. Gjithsesi Haxhia ka paralajmër­uar përshkallë­zimin, nëse Qeveria nuk merr parasysh sugjerimet e Dhomës, ku kërkohet të paktën të jenë 3 Apele dhe disa gjykata rrethi më shumë se sa parashikon harta e re e Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ-së.

13 gjykata të Shkallës së Parë, 2 Gjykata Administra­tive dhe 1 Gjykatë Apeli për të gjithë vendin parashikon riformatim­i i propozuar, për shkak të vakancave në sistem të krijuara nga reforma në drejtësi dhe Vettingu, pasi mungojnë 184 gjyqtarë. Ky është përfundimi­sht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend, pas muajsh konsultime­sh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë, që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin, i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokuroris­ë, Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnjë, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. Dhoma e Avokatisë kërkon të ketë të paktën Apele në Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Korçë, që janë qarqe të mëdha.

LËVIZJA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania