Gazeta Dita

Humb kontrollin e zetorit dhe përmbyset, drejtuesi 38-vjeçar vdes rrugës për spital

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Rranxë të Vaut të Dejës. Rreth orës 14:45, një 38-vjeçar i identifiku­ar me inicialet E. Rr., sipas policisë vendore dhe të dhënave paraprake hetimore, po lëvizte me një mjet zetor, por e humbi kontrollin në rrethana e shkaqe të panjohura. Për pasojë, zetori është përmbysur dhe 38-vjeçari u nis me urgjencë për në spitalin Rajonal të Shkodrës, por ndërroi jetë rrugës. Ende mbeten të paqarta rrethanat, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet.

Erjon Muça është nga Kasalla, ndërsa e dashura e tij, Dorina Gjoknikaj, me origjinë nga Lezha. Hetuesit pritet të marrin në pyetje familjarët, për të verifikuar edhe kohën e largimit të të rinjve nga banesa dhe detaje të tjera me rëndësi. Rruga ku ndodhi aksidenti frekuentoh­et shumë rrallë nga mjetet, pasi të çon vetëm në një pikë të liqenit. Në gjithë gjatësinë e rrugës, e cila kalon edhe mbi digë të liqenit, mungojnë tabelat. Sipas banorëve të zonës, vite më parë, si pasojë e një tjetër aksidenti, humbën jetën shtatë persona. “Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e “Renea”-s, u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe D. Gj., 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia, teksa investigim­it iu bashkangji­tën oficerët gjyqësorë dhe prokurori i gatshëm.

Gjykata e Lezhës dënoi me

4 vite burg të pandehurin Erald Pajtani, i cili në bashkëpuni­m me një person tjetër, në muajin nëntor të vitit 2020, vendosën një sasi eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e “Ranës së Hedhun”, në Shëngjin, në pronësi të Liman Gjokës. I riu nga Fushë-Kruja u gjet fajtor për veprat penale, «mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit”, si dhe “shkatërrim i pronës me eksploziv”. Gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve, do të vuajë vetëm 4 vite në qeli. Në lidhje me vendosjen e lëndës plasëse në objektin në ndërtim në Shëngjin, ndodhet me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe Angli Stafuka, çështja ndaj të cilit është veçuar dhe ende nuk ka përfunduar shqyrtimi në themel. Objekti në ndërtim në pronësi të biznesmeni­t Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretish­t në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet. Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania