Gazeta Dita

Rama: Ballkani, hallkë e dobët dhe delikate, ajo që po ndodh në Ukrainë mund të vijë këtu

-

Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Ballkani është një hallkë e dobët dhe delikate duke marrë parasysh agresionin rus në Ukrainën.

Edhe pse së bashku me Finlandën, Shqipëria është në një front të përbashkët kundër agresionit rus. Lajmi u bë i ditur gjatë konferencë­s së përbashkët për shtyp me homologen finlandeze Sanna Marin.

Kjo e fundit, është duke zhvilluar një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, kur vendet e tjera “bënin bishta” përdorte shembullin e Finlandës për mbështetje­n ndaj Shqipërisë.

Finlanda, shtoi Rama, duke qenë një vend që ka nxjerrë shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë, ka një zë të respektues­hëm.

Kjo, për të kuptuar sa e rëndësishm­e është rezistenca.

Kryeminist­ri sqaroi se gjatë bisedimeve ravijëzoi se nuk pret asgjë të re nga zhvillimet sa i takon hapjes së negociatav­e mes BE-së dhe Shqipërisë.

Qeveria shqiptare ishte nga të parat vende të NATO-s e cila miratoi në parim protokolle­t e aderimit në Aleancën për Finlandën dhe Suedinë.

Lajmin e bëri të ditur asokohe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Ky zhvillim forcon sigurinë në hapësirën euro-atlantike dhe vetë bashkëpuni­min NATO-BE”, do të shprehej Xhaçka.

Sipas saj, vendimi ka një rëndësi të veçantë dhe vjen si pasojë e drejtpërdr­ejtë e agresionit rus në Ukrainë.

Vetë fakti se ato me traditë të gjatë neutralite­ti flet qartë për llojin e kërcënimit.

“Fakti që Finlanda dhe Suedia duan të anëtarësoh­en në NATO, flet qartë për nivelin e kërcënimit me të cilin përballet sot Evropa”.

Për ministren, kjo tregon edhe besimin që gëzon NATO, në garantimin e sigurisë kolektive të çdo vendi anëtar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania