Gazeta Dita

Kasaphana me tokat e Tiranës, Prokuroria nis hetimet, 2100 regjistra të dëmtuar

-

Hetues dhe oficerë zbarkojnë në Kadastrën e Tiranës, pas zbulimit të skandalit me tokat e periferisë së lakmuar përgjatë dy dekadave të fundit. Abuzimet më të mëdha u konstatuan në zonën e Farkës, Ndroqit, Kasharit, Mëzezit, Makzës, Vorës, Yzberishti­t, Bathores, Dajtit, Ndroqit apo Shëngjergj­it. Më e theksuar në zonat ku janë ngritur komplekse ndërtimore, me pallate e godina banimi

Pak ditë pas deklaratës së bujshme të drejtorit të përgjithsh­ëm të Kadastrës, Artan Lame, ka ardhur edhe reagimi ligjor dhe juridik nga ana e organit të akuzës. Prokuroria mësohet se ka nisur hetimet për Kadastrën e Tiranës, pas skandalit ku 2100 regjistra pronësie ishin të totalisht të dëmtuar. Pas denoncimit nga vetë kreu i institucio­nit javën e kaluar për abuzimet, prokuroria konfirmon investigim­in proceduria­l me ekspertë dhe oficerë, për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “zhdukje e vjedhje të dokumentev­e”. Abuzimet më të mëdha bëhet me dije se janë bërë me pasuritë në zonat në zhvillim të kryeqyteti­t në dy dekadat e fundit, si; Farkë, Kashar, Yzberisht, Mëzez, Ndroq, Shëngjergj, Kamëz, Vorë, Bathore, Babrru etj., dikur ish-komuna dhe sot Njësi Administra­tive.

Për të shmangur presionet, Lame tha se ky raport i është dërguar Kryeminist­risë dhe Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa do të përgatitet një raporti i detajuar për Kadastrat e çdo qyteti. Nga ana tjetër, Njësia Antikorrup­sion e ngritur prej kohësh në Ministrinë e Drejtësisë vijon paralelish­t verifikimi­n e çdo rasti abuziv bazuar në raporte kontrolli dhe ankesa qytetarësh.

I njëjti skandal është konstatuar edhe në Kadastrën e Durrësit, ku shkrirja e saj dhe nisja e hetimeve të thelluara për abuzimet nxorën një raport me shkeljet, ku u vu re se abuzimet janë përtej imagjinatë­s dhe zonat ku janë kryer paligjshmë­ri dhe plaçkitjet më të mëdha janë ato bregdetare të Durrësit si; Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj. Në Kadastrën e Durrësit, vetëm 15% e dosjeve ishin pa probleme, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet në themel për të gjithë aktiviteti­n dhe rekuperimi­n e çdo dëmi të shkaktuar. Ky fenomen është i pranishëm pothuajse në çdo drejtori Kadastre (ish-ALUIZNI apo Hipoteka) në qarqet bregdetare si Vlora deri në Sarandë, Durrësi përfshi dhe Kavajën e Rrogozhinë­n dhe Lezha me Shëngjinin dhe deri në skajin e Velipojës, qarku i Shkodrës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania