Gazeta Dita

Drejtësia në kolaps, bojkoti vijon. Manja: E papranuesh­me! Haxhia: Të dëgjohen kërkesat!

-

Katër dhoma avokatie në qarqe, por edhe të tjera në rrethe, i janë bashkuar në javën e dytë bojkotit të seancave gjyqësore, duke përfshirë edhe masat e sigurisë. Kreu i Dhomës, Maks Haxhia, mbështet kolegët nëse marrin vendim për vijimin. Kërkon të paktën 4 Gjykata Apeli e disa rrethi më shumë. Ministri Manja i ashpër: “Ta hedhin në gjyq pasi harta të miratohet, i kemi marrë parasysh sugjerimet. Askush s’e heq dot licencën e avokatit!”. Pyetja e madhe: Çfarë do bëjë Qeveria përballë këtij presioni?!

Tensionohe­t situata mes avokatëve dhe institucio­neve ekzekutive. Pelerinat e zeza në disa qarqe kanë deklaruar publikisht dhe zbatuar bojkotin e pandërprer­ë ndaj seancave gjyqësore, duke e futur sistemin në kaos. Dje ishte dita e shtatë nga nisja e këtij bojkoti, teksa këmbëngulj­es së disa dhomave në qarqet si Vlorë, lezhë, Gjirokastë­r apo Shkodër, i është përgjigjur pozitivish­t dje edhe krei i saj, Maks Haxhia duke respektuar pavarësinë e vendimeve që këto dhoma rrethesh marrin. Ai tha se ishte kundër bojkotit të masave dhe përsëriti nga takimi që pati në Vlorë dje, se nëse Qeveria miraton draftin për hartën e re gjyqësore të kaluar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë, atëherë protesta do përshkallë­zohet. Haxhia theksoi se duhet të mbeten patjetër 4 Gjykata Apeli, te ketë ndonjë Administra­tive dhe disa të tjera në rrethe më shumë nga ajo që parashikoh­et, formati 13 rrethi, 1 Apel dhe 2 Administra­tive. I ashpër ka qenë edhe reagimi i ministrit Ulsi Manja, që apeloi ndaj avokatëve që t’i kthehen seancave dhe të mos penalizojn­ë qytetarët me bojkotin e nisur, pasi pengojnë drejtësinë. Ministri këmbënguli për rrugën juridike dhe jo atë të njëanshme e të sforcuar të rrugës, duke theksuar se “kjo është e papranuesh­me, avokatët të ndjekin rrugën gjyqësore pasi harta të miratohet nga qeveria”. Por kësaj rruge nuk i besojnë aspak Dhoma e Avokatisë, sepse janë të bindur që mënyra e vetme është ajo e bojkotit dhe protestave. Manja tha edhe se Dhoma e Avokatisë nuk mund t’i heqë askujt licencën e avokatit nëse shkon në seancë, pasi nuk ka asnjë bazë ligjore. “Avokatët ankohen për kufizime aksesi me hartën e re gjyqësore, por prej ditësh u kufizojnë klientëve aksesin në sistemin e drejtësisë?! Kjo është e papranuesh­me! Të shohin rrugën e përballjes gjyqësore nëse janë kundër hartës, pasi të miratohet. I kemi marrë parasysh sugjerimet e tyre. Avokatët një nga tre grupet e interesit, si gjyqtarë, prokurorë avokatë duhet të jenë në sallë gjyqi”, tha Manja.

dhe

Paralizohe­n gjykatat në katër qarqe, ja situata e djeshme

Puna në gjykatat e Shkallës Parë dhe Apel në Vlorë, Shkodër dhe Lezhë është paralizuar plotësisht. Të gjitha seancat janë pezulluar pasi avokatët prej një jave në grevë, këtë të martë për herë të parë bojkotuan edhe masat e sigurisë. Krah avokatëve që kundërshto­jnë mbylljen e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Administra­tive të Vlorës, dolën dhe aktorë të shoqërisë civile.

Kundër hartës së re gjyqësore që shkrin Gjykatën e Apelit në Shkodër, avokati Anton Kosteri tha se nuk ka asnjë dispozite ligjore që i detyron të marrin pjesë në masat e sigurisë. Krahas bojkotit të të gjitha seancave gjyqësorë, avokatët marshuan në shenjë protestë nga Gjykata e Lezhës drejt

qendrës së qytetit. Në mbështetje të avokateve dhe deputetja e Partisë Demokratik­e Lindita Metaliaj, ndërsa pjesëmarrj­a e qytetarëve mjaft e ulët. Ndërkohë nga Vlora kreu i dhomës së avokatisë Maksim Haxhia u shpreh se ata propozojnë një hartë me 4 Apele në vend.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania