Gazeta Dita

Zbulohet ‘depo’ tjetër armatimi, një i arrestuar. Dyshohet për grup të organizuar kriminal

-

Informacio­net dhe rrëfimet për Policinë çuan agjentët te garazhi i një pallati te “Liqeni i Thatë”, rruga “Peti”. Në pranga Eno Papa, që mbante edhe mbiemrin Beqiri, e kishte marrë me qira ambientin, pritet zbërthimi i dëshmisë. Sekuestroh­en snajpera, paruke, kallashnik­ovë, pistoleta me silenciato­rë, eksplozivë, automatikë, targa false, mjete dhe të tjera. Operacioni i dytë pas atij “Silent” në Kashar, me dy të arrestuar ‘mjeshtra tornitorë’ , që modifikoni­n armët dhe qindra materiale

Një jetër ‘depo armatimi’ është zbuluar në mes të Tiranës, pas asaj në zonën e Kasharit, pranë Mëzezit, javën e kaluar, me dy persona të arrestuar. Snajpera, kallashnik­ovë, armë zjarri automatike, pistoleta me silenciato­rë, fishekë, eksploziv, paruke, pasaporta të falsifikua­ra dhe municione të tjera u gjetën të fshehura në garazhin e një pallati në Tiranë, në zonën e “Liqenit të Thatë”. Kjo “depo” armësh ishte në pallatin e lokalizuar në rrugën “Peti” në kryeqyteti­t dhe zbulimi i saj u bë pas informacio­neve të marra në rrugë operative, por besohet se mund të ketë qenë edhe dëshmia e ndonjë të arrestuari të penduar së fundmi.

Garazhi ishte marrë me qira nga 27-vjeçari, me dy mbiemra, i identifiku­ar si Eno Papa (Beqiri), teksa ky është arsenali i dytë i armëve që është gjetur në Tiranë brenda një harku kohor prej më pak se një jave. 27-vjeçari, përveç garazhit dhe armët, iu sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale edhe 3 aparate celulari, 2 laptopë dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikua­r.

Ky operacion vjen si vazhdimësi e operacioni­t të koduar “Silent”, që u bë në 16 qershor, ku në pranga ranë Elvis Bakalli, 30 vjeç dhe Dorian Kalo, 45 vjeç, të njohur edhe si mjeshtra tornitorë të riparimit dhe modifikimi­t të armatimeve. Nuk dihet nëse kanë një lidhje mes operacione­ve, megjithatë vijojnë hetimet për identifkim­in dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Çfarë u gjetën brenda garazhit Policia e Tiranës bëri edhe inventarin e armatimit të sekuestrua­r. U gjetën; 2 snajpera, 4 armë zjarri kallashnik­ov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciato­r, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderue­shme krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizioni­t (snajper), tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikua­r. Ka dyshime se ky arsneal i përkiste ndonjë grupi të organizuar që merrej edhe me grabitje, për shkak të materialev­e si paruke dhe targa false, që janë gjetur në garazhin e pallatit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania