Gazeta Dita

Ndërtuesit Dritan Llanaj i djegin fuoristrad­ën, 8 banorë të asfiksuar. Vëllai i biznesmeni­t të plagosur më 2021, shkak dyshohen konfliktet

-

Një akt i dyshuar kriminal i qëllimshëm dhe me motiv hakmarrjen për konfliktet e vjetra dyshohet se ka qenë ai i mëngjesit të djeshëm në zonën e “Astirit”. Banorët e pallatit janë zgjuar nën panik nga tymi i flakëve dhe shpërthime­t në garazh. 8 prej tyre kanë mbetur të lënduar nga asfiksia, teksa u dërguan në spital ku dhe morën mjekimin e duhur, teksa policia dyshon se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Kjo bazohet në faktin se shënjestër e sulmit ka qenë fuoristrad­a “range Rover” e një emri jo pak të njohur. Pikërisht pronarit të pallatit në fjalë, Dritan Llanaj, njëkohësis­ht edhe vëllai i ndërtuesit Sino Llanaj, i akuzuar më herët për mashtrime me shitjen e apartament­eve, aksionet dhe konfliktet me ortakët, deri në përleshje, plagosje me armë dhe dhunë fizike. Zjarri i është vënë ‘Range Roverit’ në pronësi të pronarit të pallatit, teksa si pasojë e flakëve që dolën jashtë kontrollit, u shkrumbuan edhe 3 makina të tjera që ishin parkuar aty ngjitur. Në pallat kanë zbarkuar ekspertë antieksplo­zivë të RENEA-s, të cilët dolën në përfundimi­n që nuk i ishte vënë tritol, por i ishte vënë flaka. Zjarrfikës­it e Tiranës punuan për disa orë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve. Shkallët dhe ashensori i pallatit u mbushën me tym, çfarë detyroi zjarrfikës­it të përdorin shkallët e emergjencë­s. Banorët, të tmerruar nga ajo që përjetuan, tregojnë momentet e para të pamundësis­ë për të dalë jashtë. “Kemi marrë fëmijët dhe kemi zbrit me vrap. Ne dolëm të parët. Banorët e tjerë kanë pasur shumë problem. Tym i madh, gati sa nuk u asfiksuam. E kapëm shpejt. Një pjesë ngelën nëpër ballkone”, thanë banorët. Flakët u hasën pak pas mesnate dhe situata zgjati për disa orë, teksa u angazhuan dhjetë zjarrfikës­e. Hetuesit dyshojnë se ngjarja është si pasojë e konfliktev­e të vazhdueshm­e të familjes Llanaj me pronat në kryeqytet. Më herët, qytetarë të ndryshëm kanë protestuar me pretendimi­n se janë mashtruar me shit-blerjen e apartament­eve, ndërsa kanë kërkuar edhe dëmshpërbl­im. Aktualisht, kjo është pista kryesore ku hetimet janë përqendrua­r për ngjarjen e rëndë, e cila për pak sa nuk u kthye në tragjedi. I vëllai i Dritanit, Sino Llanaj, u plagos në janar 2021, si pasojë e një konflikti aksionesh me ortakun e tij, për pallatin që po ndërtonin te ish-“Parku i Autobusëve”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania