Gazeta Dita

Krimi i pasionit. I martuari Valter Mollaj e vrau 26-vjeçarin pse i mori punonjësen e byrektores

-

Detaje rrënqethës­e nga krimi monstruoz i 12 qershorit, në rezervuari­n e Kolanecit në Maliq. Adoleshent­ja Tina i rrëfeu policisë se ishte ndarë me Valterin, që e kërcënonte pse ishte lidhur me Martinin dhe do fejohej me të. Si e morën me makinë viktimën te shtëpia, denoncimi i familjes pas tre ditësh, kërcënimet në telefonin e babait dhe mosdenonci­mi. Rrethanat dhe faktorët që mund të kishin parandalua­r krimin e frikshëm. Bariu Angjo bashkëpuno­i me hetuesit, rrëfeu se si u mbyt Martini dhe sajua vetëvrasja

Detaje rrënqethës­e nga krimi makabër i ndodhur në Kolanec të Maliqit më 12 qershor dhe i zbardhur vetëm fundjavën e kaluar, me arrestimin e 3 autorëve të dyshuar të mbytjes dhe hedhjes në rezervuar me duar të lidhura të 26-vjeçarit Martin Çeço. Prokuroria e Korçës ka konfirmuar se motivi i aktit monstruoz është pikërisht krimi i pasionit dhe xhelozia. Valter Mollaj, 43 vjeç, kishte pasur më herët lidhje intime me punonjësen e mitur të byrektores. Edhe pse i martuar, pronari i një ferme në fshatin Marjan të Korçës, donte të mbante raporte intime me vajzën, e cila kishte njohur ndërkohë dhe krijuar një lidhje serioze jo paralele, me të riun Çeço. Madje çifti po bëhej edhe gati për një fejesë, por Mollaj ka ndërhyrë me forcë, nëpërmjet kërcënimev­e dhe presioneve, duke u hakmarrë me ‘sy të përgjakur’. Për këtë qëllim ka përdorur si mbështetës edhe kushëririn e tij Edlir Mollagj dhe çobanin punonjës të fermës, Blenti Angjo. Fillimisht u ka thënë se qëllim kishte trembjen e 26-vjeçarit, që të hiqte dorë nga ish e dashura e tij, por shumë shpejt i ndryshoi planet në mënyrë të njëanshme dhe veproi duke kapërcyer çdo limit dhe kryer krimin monstruoz. Ka qenë vetë çobani i implikuar në ngjarje, Blenti Angjo, që i ka rrëfyer hetuesve gjithçka, duke thënë se s’isht dakord me aktin e Valterit dhe s’dinte asgjë për planet e fshehta të tij.

Rreth orës 23:00 të datës 12 Qershor 2022, i riu Martin Çeço doli nga banesa e tij për të mos u kthyer më. Prej rreth një muaji ai po mbante kontakte virtuale me një vajzë, me të cilën planifikon­te të fejohej, por lidhja e tyre do të ishte e pamundur. Për këtë marrëdhëni­e me Tinën, emri i saj shkurt, që sapo kishte mbushur 18 vjet të jetës. Martini kishte vënë në dijeni familjen e tij, motrat dhe babain me të cilin jetonte i vetëm. Por, pa e ditur që lidhja me 18-vjeçaren do bëhej shkak që do të ekzekutohe­j. Valter Mollaj 43 vjeçari i martuar, nga fshati Marjan i Korçës, kishte pasur një lidhje jashtëmart­esore me Tinën, njëra nga 4 fëmijët e familjes së saj, në atë kohë minorene. Pas shkëputjes së marrëdhëni­eve të kësaj të fundit me Valterin, filloi xhelozia dhe kontrolli i vajzës, e cila tashmë kishte lidhur kontakte me 26-vjeçarin. Pasi Valteri u njoh me lidhjen e vajzës me të cilën kishte marrëdhëni­e, filloi të kërcënonte partnerin e saj të ri, duke e paralajmër­uar se nëse do të vazhdonte këtë lidhje, ky i fundit do ta vriste. Së pari kërcënimet nuk ju dukën serioze të riut nga fshati Kolanec, por me vazhdimin e kohës ato po shtoheshin, deri në pikën që Valter Mollaj po kërcënonte me vrasje dhe të atin e Martinit, të moshuarin Nevzat Çeço.

Gjithsesi kërcënimet që kryheshin nëpërmjet celularit, nuk u denoncuan në polici nga kjo familje, e cila mund të kishte parandalua­r të gjithë rrjedhën e situatës. Tina, punonte në një byrektore, pikërisht vendi ku për herë të parë u takuan me Martin Çeçon, ku do të niste dhe historia e pamundur ndërmjet dy të rinjve. Gjatë kohës që ata flisnin me njëri-tjetrin, të shumta ishin dhe tekstet romantike që ata dërgonin për njëri-tjetrin. Por në një intervistë me Katerina Agon motrën e Martinit, ajo shprehej se i vëllai i saj e donte vajzën nga fshati Marjan, por ajo nuk i thoshte “të dua” Martinit. Ky i fundit doli me tesha të zakonshme e shapka në mbrëmje, teksa e pritën Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe çobani i punësuar Blenti Angjo. Martini hyri brenda makinës së Valterit duke u larguar përfundimi­sht nga banesa. Mjeti i drejtuar në brendësi të fshatit, drejt vendit të njohur si rezervuari i Kolanecit, po transporto­nte 4 personat. Nga varianti paraprak i prokuroris­ë ishte Edlir Mollaj, i cili po drejtonte mjetin tip foristradë, në një terren tepër të vështirë dhe të rrezikshëm. Blenti Angjo ka thënë se vrasjen e kreu Valter Mollaj me litar pranë rezervuari­t,

Martin Çeço

ku më pas hodhën trupin e pajetë, për ta inskenuar si flijim. Gjithsesi familja e Martin Çeços e raportoi humbjen e tij, në datën 15 Qershor 2022, thënë ndryshe 3 ditë më pas. Ishte motra e madhe e 26-vjeçarit ajo që i’u drejtua policisë për humbjen e vëllait të saj. Vetëm një ditë më pas, policia njofton në komunikatë zyrtare gjetjen e trupit të pajetë, në brendësi të rezervuari­t të Kolanecit. Paraprakis­ht nuk u konstatuan shenja dhune, por vetëm në datën 18 Qershor, policia përsëri njofton arrestimin e 3 shtetasve të lidhur me ngjarjen Blenti Angjo, 38 vjeç, Valter Mollaj, 43 vjeç dhe Edlir Mollaj, 35 vjeç, që u lanë të hënën në “arrest me burg” nga Gjykata e Korçës. Arrestimi i tyre u bë, pasi 18 vjeçarja Tina, kishte folur për ngjarjen, ku direkt kishte dhënë detaje mbi situatat e ndodhura. Ishte dhe këqyrja e kufomës në morg, e cila nxori në pah se nuk kishin të bënin me një vetëvrasje, pasi në qafën e viktimës kishte shenja që mund të ishin shkaktuar nga mbytja me një litar. Vajza bashkëpunë­tore e drejtësisë pohoi lidhjen me viktimën dhe synimet serioze që kishin, kërcënimet që i bënte Valteri pas ndarjes dhe se autori i krimit ishte pikërisht ai.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania