Gazeta Dita

Disa këshilla, si mund të parandaloh­et osteoporoz­a

UDHËZIMET E ISHP-SË

-

Osteoporoz­a është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës humbet gradualish­t dhe në mënyrë të heshtur duke e bërë atë më të thyeshme. Osteoporoz­a është quajtur si “epidemi e heshtur. Pas moshës 20 vjeç hollimi i kockave është një proces natyral, i cili nuk mund të ndalet plotësisht, prandaj ndërgjegjë­simi për osteoporoz­ën duhet të fillojë që në moshë të re. Mënyra më e mirë për të parandalua­r dobësimin e kockave është të fillohet aktiviteti fizik dhe zakone të shëndetshm­e të ushqyerjes qysh në fëmijëri, dhe të ruhen këto zakone edhe në moshë të rritur. Bërja e ushtrimeve të rregullta fizike luan një rol të rëndësishë­m në ndërtimin dhe mbajtjen e masës kockore. Ushtrimet janë individual­e, por përgjithës­isht shumica e njerëzve ka nevojë për 30-40 minuta 3 deri 4 herë në javë. Marrja e kalciumit në sasi të mjaftueshm­e është një tjetër rekomandim i rëndësishë­m që nuk duhet neglizhuar. Sasia e kalciumit që duhet të konsumojmë ndryshon në stade të ndryshme të jetës. Ushqimet e pasura me kalcium janë:qumështi e produktet e tij, peshku i konservuar dhe sardelet, drithërat, perimet jeshile si: brokoli dhe lakra jeshile, disa fruta si: portokalli, kajsia, fiqtë e thatë, arrat, bajamet, lëngjet e frutave, etj. Vitamina D është gjithashtu esenciale për përthithje­n e kalciumit. Ekspozimi për 15 minuta në ditë në diell i duarve, krahëve dhe fytyrës, është zakonisht i mjaftueshë­m për prodhimin e vitaminës D për shumicën e njerëzve. Vitamina D mund të sigurohet edhe nga ushqimet dhe suplementë­t. Ushqime të pasura me vitaminë D janë: vaji i peshkut, veza, mëlçitë, drithërat, etj.

Duhet të dini se ndjekja e një stili të shëndetshë­m jetese është pjesë e kujdesit për kocka të shëndetshm­e. Evitimi i duhanpirje­s, pirja e moderuar e alkoolit, si dhe mbajtja brenda kufijve të normës e peshës trupore janë disa faktorë të rëndësishë­m që duhet ti mbani në konsiderat­ë. Kafeina dhe kripa mund të rrisin humbjen e kalciumit nga trupi dhe nuk duhet të merren në sasi të tepërt. Alkooli duhet gjithashtu të merret në sasi të moderuar. Megjithëse nuk ka të dhëna bindëse që tregojnë se pijet e gazuara joalkoolik­e dobësojnë kockat, nuk duhet tepruar me to. Po ashtu, vetëdijësi­mi për faktorët e rrezikut – çdo njeri duhet të jetë i vetëdijshë­m për çdo faktor rreziku personal që mund të ndikojë në shëndetin e kockave dhe duhet të konsultohe­t me mjekun nëse është në rrezik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania