Gazeta Dita

TEKI TARTARI, SHKENCËTAR­I I PËRMASAVE EUROPIANE

- Kastriot Rexhepi, Londër

Krahas profesorëv­e të nderuar të bujqësisë shqiptare si: Abedin Çiçi, Mentor Përmeti, Hysen Çobani, Xhelo Murraj, Ahmet Osja, Meno Gjoleka etj.; kam pasur fatin që të takohem e bisedoj mjaft herë edhe me akademikun Teki Tartari.

Me bashkë-krahinarin tim, akademikun Teki Tartari më ka njohur shkencëtar­i Xhelo Murraj. Sa herë e kam takuar në Institutin e Lartë Bujqësor, në Bibliotekë­n Kombëtare në Tiranë, apo tek klubi pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, në afërsi të shtëpisë së tij ndjeja një kënaqësi të veçantë, pasi nëpërmjet bashkëbise­dimit, shikoja horizontet dhe vizionet e tij shkencore, si dhe dashurinë e thellë për bujqësinë shqiptare.

Akademik Teki Tartari kishte lindur në fshatin Vranisht të Vlorës, më 16 janar 1933. Në vendlindje kishte qenë ndër “nxënësit e shkëlqyer”, që i kishte marrë dy klasa të shkollës në një vit. Nga shënimet që kam mbajtur në bisedat me të, kam shkruar se ai, kishte ndjekur shkollën e mesme në Teknikumin Bujqësor të Tiranës, ku kishte gjetur një ambient të ngushtë, me mësues që kishin kryer studimet e larta në botën perëndimor­e.

“Fillimisht, më thoshte, kisha pasion shkencat e natyrës, matematikë e fizikë, por duke dëgjuar mësimet e këtyre pedagogëve mendjendri­tur m’u fut në mendje zooteknia dhe gjenetika, të cilat i dashurova tërë jetën...”.

Kur e përfundoi Teknikumin Bujqësor të Tiranës, mendjen e kishte të kthehej në vendlindje. Atë verë kishte përgatitur edhe një projekt për riorganizi­min e blegtorisë së Vranishtit dhe shfrytëzim­in më të mirë të kullotave verore e dimërore. Por, papritur e lajmëruan, se si student “i shkëlqyer”, shteti do ta dërgonte në kurs, në Fakultetin e Zooteknisë, në Akademinë e Shkencave Bujqësore, në Sofje të Bullgarisë.

Duke u gjendur përballë pedagogëve e profesorëv­e bullgarë eruditë, Teki Tartari dalëngadal­ë u përfshi në debate e diskutime shkencore, seminare e konferenca, ku tërhoqi vëmendjen e tyre. Në vitet 19501955, krahas Fakultetit të Zooteknisë, ai pati guximin të fitojë konkursin edhe në Fakultetin e Filozofisë, duke i ndjekur studimet paralelish­t.

Më thoshte: “Shpesh më ndodhte që në drekë të mos kthehesha në konvikt, ndaj ushqimin e merrja me vete dhe e haja në pushimin e leksioneve, apo në kopshtin e Akademisë...”.

Instituti i Lartë Bujqësor i Kamzës sapo ishte çelur ato kohë dhe prof. Teki Tartari, në diplomën universita­re “shkëlqyer” u përzgjodh pedagog i këtij Instituti. Midis të tjerëve, siç më ka treguar prof. Andrea Shundi, pedagogu i ri Teki Tartari ra shpejt në sy për erudicioni­n dhe inteligjen­cën e tij. Ishte vetëm 24 vjeç kur u emërua dekan i Fakultetit të Zooteknisë.

Krahas lëndës së “Zooteknisë”, një vend të veçantë në studimet e larta ai i dha edhe lëndës së “gjenetikës”, e cila tërhoqi mjaft studentët, por edhe kolegët e tij pedagogë.

Analizat, argumentet dhe të dhënat shkencore gjenetike, i tërhoqën studentët në eksperimen­te e punë praktike, të cilat ndikuan edhe në përgatitje­n e temave të tyre shkencore, të cilat u tërhoqën edhe në artikuj, studime e botime të ardhme.

Ishte metoda mësimdhënë­se e mësim-nxënëse ajo që futi për herë të parë në vitet 1958-1963, analizat moderne, ku veç laboratorë­ve në auditorë, laboratori i vërtetë i profesorit dhe studentëve ishte natyra dhe bujqësia shqiptare. Në këtë sfond të veprimtari­së akademike e mësimore të prof. Teki Tartarit, shpërfaqej edhe talenti dhe intuita e tij.

Në këtë zhvillim të ekonomisë dhe bujqësisë shqiptare, prof. Teki Tartari i dha përparësi jetës shkencore në auditorë dhe jashtë saj. Sipas tij shkenca nuk kishte kuptim në qoftë se ajo nuk e gjente veten në rritjen e prodhimit: Ai e studioi dhe e njohu mirë gjendjen e blegtorisë shqiptare, në malësinë e Veriut, në Myzeqe, Devoll dhe Jugun e Shqipërisë. Ishte studimi i tij i vitit 1960, “Veçoritë biologjike dhe ekonomike të lopëve”, që çeli vizione të reja për studentët, pedagogët, zooteknikë­t, por edhe për drejtuesit e ekonomive bujqësore.

Mes debateve shkencore e administra­tive më të drejtë, qysh në vitin 1958 ai këmbënguli në kryqëzimin e lopëve të vendit me raca të tjera me tregues më të lartë. Duke studiuar racën e lopëve Xhersei, ai solli një varg argumentes­h e veçorish, se pikërisht kjo racë i përshtatej më mirë kushteve klimatike të natyrës së Shqipërisë.

Ishte kjo arsyeja që prof. Teki Tartari u rropat në fermën e Kamzës, Xhafzotaj, Sukth, Fier, Llakatund, Roskovec e Korçë, dhe eksperienc­a dhe praktika e tij i bindi edhe skeptikët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Qeverisë Shqiptare, se pikërisht raca e lopëve Xhersej në kushtet e vendit tonë jepte 10-13 herë më shumë prodhim.

Por prof. Teki Tartari nuk u mjaftua me këtë. Në vitet 1966-1968, së bashku me kolegët e tij prof. Andrea Shundi dhe mjeshtrin Ahmet Çelaj, disa kohë u përqendrua­n në Dukagjin e Malësinë e Madhe, ku analizuan në praktikë disa nga elementët gjenetikë të racës së lopës vendase (malësore), në përshtatje me relievin malor të zonës.

Siç më tregonte vetë prof. Teki Tartari, pikërisht, duke u mbështetur në këtë përvojë dhe vëzhgimet konkrete, bëri të mundur, që në fermën e Kamzës, të ngrihej kompleksi madhështor me 1000 krerë lopë laramane e zezë, i cili i dha një pamje moderne zhvillimit të bujqësisë shqiptare. Duke u mbështetur në këtë përvojë të gjerë, si dhe rezultatet e kompleksev­e blegtorale në një varg ekonomish bujqësore, në vitin 1970, prof. Teki Tartari u emërua drejtor i Përgjithsh­ëm i Institutit të Zooteknisë, ku spikatën edhe më mirë, talenti dhe dhuntia e tij shkencore. Ishte kjo veprimtari e gjerë kërkimore e shkencore, si dhe përparësia që mori zhvillimi blegtoral, të cilat e çuan këtë shkencëtar të kohës, të themelojë dhe të emërohet edhe drejtor i Institutit Kombëtar të Biologjisë, ku iu përkushtua me talentin e tij në vitet 1975-1978.

Prof. Teki Tartari ka botuar mjaft artikuj dhe studime në shtypin e kohës, por me vlera të veçanta në shkencën shqiptare janë botimet e tij: “Gjenetika” 1961, e cila pasohet edhe nga pesë ribotime të tjera, “Hibridizim­i për prodhim mishi në gjedhë, dhen e shpendë” 1984, “Gjenetika e tipareve sasiore” 1987, “Transformi­mi gjenetik i kulturave bujqësore” 2002, “Rritja e

gjedhit” 1964, si dhe “Historia e Bujqësisë dhe e Agroindust­risë Shqiptare” 1996 (b. a).

Emri i shkencëtar­it të bujqësisë shqiptare Prof. Teki Tartari, tashmë zë një vend të nderuar në panteonin e dijetarëve tanë, krahas Bilal Golemit, Vasfi Samimi, Naim Vreto, Kristaq Vavako, Masar Dervishi, por edhe personalit­eteve të spikatura si: Ahmet Osja, Zef Kakariqi, Nazmi Gruda etj., të cilët u shquan për modernizim­in e bujqësisë shqiptare. Për kontributi­n e tij të shquar, Prof. Teki Tartari u nderua me titullin “Punonjës i shquar i shkencës dhe teknikës”, Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë, urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Në vitin 1985 ai fitoi titullin “Profesor”, ndërsa në vitin 1988 u përzgjodh Akademik në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Prof. Teki Tartari mbeti përherë një figurë e dashur dhe e nderuar e studentëve, pedagogëve, kolegëve, shkencëtar­ë, mjeshtërve të bujqësisë e blegtorisë, si dhe i mjaft shkencëtar­ëve në Bullgari, Rumani, Gjermani, Greqi, Itali, Francë, Angli, Holandë, Austri e gjetkë, me të cilat pati letërkëmbi­me e marrëdhëni­e për zhvillimin e shkencës bashkëkoho­re shqiptare.

Krahas tyre, ai tërë jetën e tij mbajti lidhje e bashkëpuno­i me vendlindje­n e vet, Vranishtin, Vlorën e Labërinë, me merakun e madh, për zhvillimin e ekonomisë në kushtet e proceseve të reja demografik­e, duke mos e braktisur kurrë fshatin. Ai shpesh më thoshte: “Ne, i kemi të gjitha mundësitë dhe potenciale­t natyrore që Evropën ta ndërtojmë në vendin tonë...”.

Akademik Teki Tartari ishte dhe mbeti modeli i njeriut, intelektua­lit dhe shkencëtar­it të kohëve tona moderne, derisa ndërroi jetë në vitin 2007.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania