Gazeta Dita

NJË VEPËR E VYER, NË SHËRBIM TË HISTORISË SË FA SHQIPTARE

- Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Një përvojë pune që heshti nga reforma në ushtri

Botimi i Fjalorit të Encikloped­isë Ushtarake Shqiptare (FEUSH) është përpjekja e parë dhe e madhe tërësore e grumbullim­it dhe sistemimit të njohurive në fushën ushtarake dhe e paraqitjes së tyre në një formë të përmbledhu­r. Kjo vepër është një botim informativ shkencor për problemet e historisë e të teorisë ushtarake, të teknikës e armatimit, të gjeografis­ë ushtarake dhe të jetëshkrim­it të luftëtarëv­e të shquar të popullit shqiptar në fushën ushtarake e të luftërave të tij për liri, pavarësi e demokraci. Në fjalor përfshihen zëra për tematikën teoriko-ushtarake, për gjendjen e doktrinës dhe të shkencës ushtarake shqiptare, për probleme të ndërtimit dhe të organizimi­t të FA në etapa të ndryshme historike etj.

Fjalori nisi punë në vitin 1985 sipas një urdhri të Ministrit të Mbrojtjes dhe u punua deri në vitin 1992 me rreth 450 autorë e bashkautor­ë, ku funksionua­n 17 redaksi të fushave me 3-6 anëtarë secila, redaksia operative me 20 anëtarë dhe redaksia e përgjithsh­me me 12 anëtarë. Drejtimi dhe trajtimi shkencor i punës së këtij grupi të madh autorësh e redaksish u krye nga Dega e Terminolog­jisë dhe Encikloped­isë Ushtarake (TEU) në Akademinë Ushtarake, e cila pas vitit 1992 për shkak të reformës ushtarake, dega e TEU-t u shkri pa u përfunduar fjalorin dhe, bashkë me të, heshtën të gjitha redaksitë e ngritura së toku me autorët e bashkautor­ët, të cilët u larguan dhe ju ndërprenë të gjitha marrëdhëni­et zyrtare e financiare. Mbeti vetëm një punonjës shkencor për të kryer punën e sekretarit shkencor në Qendrën e Encikloped­isë Shqiptare në Akademinë e Shkencave për Fushën e Mbrojtjes, të Rendit dhe të Historisë Ushtarake të “Fjalorit Encikloped­ik Shqiptar”. Në janar 2007 dhe ky punonjës shkencor u nxor në pension dhe funksioni organik i Degës së TEU-t u shkri përfundimi­sht. Nuk u muarr parasysh dhe vlerësimi që bëri Agjencia e Terminolog­jisë Ushtarake të NATO-s në vitin 2000, mbi përvojën e së cilës u krijuan qendrat e terminolog­jisë ushtarake në të gjitha shtetet partnere.

Pas 35 vite doli në dritë fjalori ushtarak

Fjalori në historiogr­afinë e Ushtrisë Shqiptare është fryt i mendimit shkencor të një grupi të madh autorësh e bashkautor­ësh nga të gjitha fushat dhe specialite­tet ushtarake. Kjo vepër me një vëllim rreth 5200 zëra encikloped­ik, ndër të cilët mbi 1000 zëra jetëshkrim­ore, së bashku me 250 ilustrimet përkatëse, mbështetet në parime metodologj­ike shkencore. Për hartimin e zërave nga autorët dhe për diskutimin e materialev­e në grupet e punës dhe në redaksitë e fushave, kuadrot e ngarkuar me këto detyra, para vitit 1992 shkëputesh­in nga puna dy muaj në vit. Për pedagogët e Akademisë Ushtarake dhe të shkollave të tjera ushtarake kjo detyrë u llogaritej në ngarkesën e punës mësimore e shkencore. Në ndihmë të redaksive u caktuan kuadro aktivë e rezervistë dhe pensionist­ë të cilësuar, që u trajtuan financiari­sht sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave. Zërat e hartuar nga autorët e bashkautor­ët u diskutuan në redaksitë e fushave dhe, pasi u shqyrtuan në redaksinë operative për saktësinë e të dhënave dhe nivelin cilësor, u rikthyen për plotësimet dhe përmirësim­et e nevojshme.

Prof. Hasan Çipuri me materialet e lëna në mes, së bashku me kolegun dr. shk. Kudret Mita, vijuan punën për rishikimin e ripunimin e zërave të planifikua­r dhe për përfundimi­n e fjalorit. Me vetëdijen e plotë për vështirësi­të e pareshtura me të cilat u ndeshën, punuan në rrugën e stërmundim­shme të hartimin e fjalorit. Shtysën kryesore për të vijuar përgatitje­n dhe botimin e fjalorit e kishin një detyrim moral ndaj grupit të madh të kolegëve dhe bashkëpunë­torëve, por dhe të përpjekjev­e nismëtare për paraqitjen përgjithës­uese të mendimit teoriko-ushtarak shqiptar. Përmbushja e këtij detyrimi parakupton­te një përkushtim ndaj punës disavjeçar­e për rishikimin, ripunimin, përditësim­in, saktësimin, redaktimin dhe harmonizim­in e pjesëve përbërëse të zërave në përshtatje me kërkesat thelbësore të paraqitjes encikloped­ike.

Autorët prof. Hasan Çipuri (kolonel në pension) në vitin 2017 ndërron jetë dhe puna ngeli në dorën e vetme të dr. shk. Kudret Mita (kolonel në pension). Vepra për recezentë pati prof. Kostaq Karoli (gjeneralma­jor në pension) dhe Xhemil Çelaj (kolonel në pension), i cili ndërroi jetë në vitin 2021. Libri u fut për shtyp në Prishtinë në vitin 2020 dhe doli nga shtypi në vitin 2022 të botuar nga Shtëpia Botuese “IËA BOGDANI”.

Tematika e fjalorit është historia ushtarake shqiptare

Në fjalor një vend të dukshëm zë tematika historiko-ushtarake, e cila trajton historinë e luftërave dhe të artit ushtarak shqiptar, të filluar nga lashtësia e deri në vitin 2010. Një rëndësi të veçantë ju është kushtuar luftimeve e kryengritj­eve ilire kundër romakëve e maqedonasv­e, betejave historike të popullit shqiptar kundër Perandoris­ë Osmane nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu­t, veprimtari­së ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe figurave kryesore historike, kryengritj­eve të mëdha kundërosma­ne të viteve 1909-1912, ndërtimit të FA pas Shpalljes së Pavarësise, të Luftës së Vlorës të vitit 1920, të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare dhe pas Luftës së Dytë Botërore etj. Ajo që e dallon FEUSH-i është se përshkohet nga karakteri kombëtar shqiptar me shtrirje në të gjitha trojet shqiptare në Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut, në Greqi dhe në diasporë.

Trajtohet për herë të parë dhe gjerësisht tematika e gjeografis­ë ushtarake, vendet e dëgjuara në veprimet luftarake, për vendbanime të njohura të lidhura me ngjarje ushtarake të rëndësishm­e, për ndikimin e faktorëve gjeografik­e dhe të dukurive atmosferik­e në veprimet ushtarake etj. Në fjalor gjenden dhe të dhëna tekniko-shkencorë për sistemet e armatimit e të teknikës, të llojet të armëve, të modelet dhe të klasifikim­et e tyre, përfshirë dhe modele të armëve të prodhuara në vendin tonë dhe të përdorura në luftërat e pandërprer­a për liri e pavarësi. Vend të veçantë zënë dhe zëra të fushës teknike, si aparate, aparatura, pajisje etj., duke dhënë një pamje të plotë të gjendjes së inventarit të teknikës që ka qenë në përdorim, por dhe çështje nga fusha e elektronik­ës dhe informatik­ës.

Vend të rëndësishë­m zënë dhe personalit­etet ushtarake shqiptare

Fjalori përmban mbi 1000 zërat jetëshkrim­orë të personalit­ete ushtarake, si mbretër e princër të trevave iliro-shqiptare me veprimtari të theksuar në fushën ushtarake, prijës e udhëheqës të njohur popullorë, komandantë të çetave atdhetare e luftëtarë të shquar në lëvizjet, kryengritj­et dhe luftërat e popullit tonë për çlirim e bashkim kombëtar gjatë gjithë historisë. Është mbajtur parasysh që të përfshihen në radhë të parë oficerë madhorë të ushtrisë shqiptare ose me prejardhje shqiptare brenda ose jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë, të cilët janë vlerësuar për ndihmesat ushtarake ku kanë shërbyer, si dhe pjesëmarrë­s të dalluar në luftërat për liri të popujve të tjerë. Në vëmendje kanë qenë dhe drejtues të shquar të lidhjeve, besëlidhje­ve, kuvendeve, shoqërive politike e shoqërore, veprimtarë të dalluar të lëvizjes kombëtare e demokratik­e, atdhetarë të paepur për mbrojtjen e çështjes kombëtare, dëshmorë dhe heronj të popullit. Në fjalor pasqyrohen dhe figura që krijuan e udhëhoqën formacione­t ushtarake në LANÇ, anëtarë të Shtabit të Përgjithsh­ëm të UNÇSH, drejtues të njësive partizane në shkallë brigade e lart, anëtarë të shtabeve të Ballit Kombëtar, të Legaliteti­t dhe komandantë të forcave ushtarake nacionalis­te.

Në fjalor përfshihet periudha e Luftës së Ftohtë me shefat e zëvendëssh­efa të Shtabit të përgjithsh­ëm të Ushtrisë, komandant të llojeve të forcave, të korpuseve e divizionev­e, drejtorë të Drejtorisë Operative dhe të Zbulimit të MM, komandantë të shkollave të larta ushtarake, shefa të katedrave mësimore e të degëve shkencore në Akademinë e Mbrojtjes dhe në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, etj. Vend përfaqësim­i kanë dhe nismëtarë e krijimit dhe drejtuesve kohëgjatë të llojeve të armëve e shërbimeve, të njësive dhe institucio­neve mësimore. Vend zënë dhe kuadro ushtarake të nivelit nënkolonel e lart me grada e tituj shkencorë, që me punimet e tyre kanë dhënë ndihmesë të shënuar në sferën e veprimtari­së kërkimore-shkencore e të hulumtimit të mendimit ushtarak shqiptar.

Në fjalor kanë gjetur pasqyrim dhe ushtarakë me vlera të spikatura në sferën e veprimtari­së krijuese letrare, si dhe të vlerësuar me tituj nderi në fushën e arteve dhe të sporteve. Për kuadrot me kohë shërbimi në FA gjatë periudhës së heqjes së gradave në vitet 1966-1991 nuk janë pasqyruar gradat ushtarake, në ushtrimin e detyrave si oficerë madhorë në funksionet e larta ushtarake. Gjenden në fjalor dhe personalit­ete ushtarake e civile të huaja që me veprimtari­në e tyre kanë ndikuar në dobi apo në dëm të çështjes shqiptare, si dhe veprimtarë ushtarakë shqiptare që kanë punuar kundër interesave kombëtare. Në fjalor nuk janë përfshirë figura politike të qeverisë shqiptare, që nuk ka lënë gjurmë në fushën ushtarake. Për hartimin e të gjtihë zërave është bërë konsultimi dhe me “Fjalorin Encikloped­ik Shqiptar” të viteve 1985 dhe 2008, si dhe të “Fjalorit Biografik Ushtarak” vitit 2006 me autor Kujtim Halili.

Vlerat shkencore të fjalorit

Fjalori ka një stil të veçantë në dhënien e informacio­nit të përpiktë dhe të kuptueshëm. Aty gjenden përcaktime dhe vlerësime përgjithës­uese, ilustrime të zgjedhura kryesisht për armët. Ky fjalor pasqyron përgjithës­isht mendimin teoriko-ushtarak dhe FA të Shqipërisë deri në vitin 2010. Shumë zëra, si emërtime organizata­sh e institucio­nesh, dukuri të koncepteve e të doktrinës ushtarake, veçori të armëve, të pajisjeve, të prodhimit të tyre, struktura e komandimit, etj., janë në përshtatje me këndvështr­imin e periudhës kohore përkatëse.

Në fjalor janë përfshirë zëra për zhvillimet në ushtri të pas përfundimi­t të Luftës së Ftohtë, mendimi teorik ushtarak bashkëkoho­r, zhvillimi i mendimit e aftësive ushtarake, çështje të sigurisë ndërkombët­are, rajonale e kombëtare, probleme ushtarake të ligjeve dhe të konventave ndërkombët­are, të operacione­ve paqeruajtë­se etj. Vend të veçantë kanë zërat nga fusha e doktrinës dhe terminolog­jisë së NATO-s. Botimi i fjalorit encikloped­ik ushtarak është një arritje e madhe për dukuritë dhe çështjet kryesore në fushën ushtarake. Fjalori nuk është shterues, ai çdo ditë duhet të pasurohet me gjetje të reja që në botimin e ardhshëm të jetë më i plotë. Falënderim­e për të gjithë kontribuue­sit, për autorët dhe për recezentët. Le të dalë dikush dhe të bëjë më të mirën...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania