Gazeta Dita

Kambanat bien për policinë

-

Të të grabisin çantën, valixhen, apo gjithçka tjetër që mban në dorë, e që ua bën me sy hajdutëve, përfshi këtu edhe bizhuterit­ë, është një fenomen shumë i përhapur nëpër rrugët e qyteteve të mëdha, e metropolev­e në të gjithë botën. Kuptohet që viktimat e preferua nga këta grabitës janë ose të moshuarit, ose femrat që kanë fatin e keq të kalojnë nëpër rrugë jo shumë të sigurta. Për këtë arsye shpesh gratë pajisen me armë të tilla, si: bombola spray, etje, me anë të të cilave mundohen të mbrohen nga sulmet e grabitësve. Një nga këto vajza që pati fatin e keq të sulmohej është edhe 19-vjeçarja braziliane Dolores Ariva, e cila, po ecte e shkujdesur në një nga rrugët më të populluara të Rio de Janeiro-s. Hajduti nuk e pati të vështirë t’ia rrëmbente çantën nga dora dhe t’ia mbathte vrapit duke u ngatërruar mes turmës së kalimtarëv­e. Por Dolores, pas një momenti hutimi e mblodhi veten menjëherë dhe pa hezituar aspak iu vu prapa, duke e ndjekur hajdutin këmba-këmbës. Se ku e gjeti gjithë atë energji vajza, që në pamje të parë dukej mjaft elegante dhe delikate njëkohësis­ht kjo nuk dihet, por fakti është se shumë shpejt iu afrua hajdutit, i cili, kur e pa veten ngushtë, u fut në një kishë. Menjëherë pas tij ia mbërriti vajza dhe grabitësi, duke mos pasur më se ku të futej u ngjit nëpër shkallën që të çonte në majë të kambanores. Pa e prishur aspak terezinë, vajza tërhoqi shkallën që ishte e lëvizshme dhe pastaj filloi t’u binte kambanave duke dhënë alarmin. Kur policia, brenda pak minutash u ndodh në kishë, e gjetën hajdutin të tulatur pranë kambanave, i trullosur plotësisht nga zhurma shurdhuese e tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania