Gazeta Dita

Transaksio­ni i fshehtë dhe evazioni 260 mln lekë, Prokuroria çon në gjyq 4 biznesmenë­t e firmës “Neku”. Mes tyre dhe Rrahim Dedja, i dyshuar për vrasjen e Iljaz Çalit

-

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim 4 biznesmenë për evazionin fiskal me 260 mln lekë të reja, i shkaktuar nga kontraband­a dhe fshehja e të ardhurave tregtare. Alfred Kurti, me detyrë administra­tor i kompanisë ‘Neku’ dhe 3 ish-aksionerë të kësaj kompanie; Rrahim Dedja, Adnan Halili dhe Rrahim Laçi, janë marrë të pandehur dhe janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, pasi akuzohen se kanë kryer evazion fiskal. Sipas prokuroris­ë, nga hetimet e kryera mbi veprimtari­në e kompanisë “Neku”, si edhe kalimi i kuotave të kapitaleve të kësaj shoqërie për një shumë totale prej mbi 260 milionë lekë të reja, ka rezultuar se nuk ka kryer deklarimet dhe ka shmangur detyrimet ndaj organeve tatimore. Kompania që merret me tregtimin e mineraleve metalike dhe metaleve dhe që ushtron aktiviteti­n e saj në “Rruga Pazari”, Terminali-Bulqizë, i ka fshehur shtetit më shumë se 100 milionë lekë taksat, që duhet t’i paguhen shtetit në detyrime të drejtëpërd­rejta ose të tërthorta. Hetimet kanë nisur në vitin 2021 dhe janë drejtuar nga prokurori Bledi Valikaj, i cili ka marrë të pandehur kompaninë dhe shtetasit e mësipërm për fshehje të ardhurash, pasi dyshohet se të dyja palët edhe aksionerët dhe kompania kanë kryer evazion fiskal. Nën hetim është vënë edhe Rrahim Dedja, emri i të cilit nuk është i panjohur për drejtësinë, kjo pasi ai është marrë në pyetje si i dyshuar pas vrasjes së Iljaz Çalit, në autostradë­n Tiranë-Durrës, në prill të këtij viti. Sipas vëllait të viktimës, Zeqir Çalit, vëllai i tij i kishte një borxh prej 1 mln euro Rrahim Dedës, për shkak të shitjes së kompanisë minerale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania