Gazeta Dita

Shumë shpejt stërvitjen fizike do ta “pimë” si një pilulë

-

Studiuesit në kolegjin e mjekësisë “Baylor”, Stanford kanë identifiku­ar një molekulë në gjak që prodhohet gjatë ushtrimeve apo stërvitjes fizike. Kjo molekulë mund të zvogëlonte konsumimin e ushqimit dhe obezitetin tek minjtë. Gjetjet përmirësoj­në proceset fiziologji­ke që qëndrojnë në themel të ndërveprim­it midis stërvitjes dhe urisë.

“Ushtrimi i rregullt është vërtetuar se ndihmon në humbjen e peshës. Gjithashtu rregullon oreksin dhe përmirëson profilin metabolik, veçanërish­t për njerëzit që janë obezë”, tha autori YongXu, profesor i pediatrisë në kolegjin Baylor.

Sipas tij nëse kuptohet mekanizmi me anë të të cilit stërvitja shkakton këto përfitime, atëherë shumë njerëz do të përmirësoj­në shëndetin e tyre. “Ne donim të kuptonim se si funksionon ushtrimi në nivel molekular për të kuptuar disa nga përfitimet e tij,” tha autori JonathanLo­ng, asistent profesor i patologjis­ë në Stanford Medicine.

Xu, Long dhe kolegët e tyre kryen analiza të përbërjeve të plazmës së gjakut te minjtë pas vrapit intensiv

Molekula më e ndjeshme e induktuar ishte një aminoacid i modifikuar i quajtur Lac-Phe. Ai sintetizoh­et nga laktat (një përbërës për ndjesinë e djegies në muskuj) dhe fenilalani­nës (një aminoacid që është një nga blloqet ndërtuese të proteinave). Në minjtë me obezitet të shkaktuar nga dieta, një dozë e lartë e “Lac-Phe” frenoi marrjen e ushqimit me rreth 50%. Kur u administru­a te minjtë për 10 ditë, Lac-Phe reduktoi peshën trupore. Gjithashtu, përmirësoi nivelin e glukozës. Studiuesit identifiku­an gjithashtu një enzimë të quajtur CNDP2. E cila është e përfshirë në prodhimin e Lac-Phe dhe treguan se minjtë që u mungonte kjo enzimë nuk humbën aq shumë peshë në një regjim ushtrimesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania