Gazeta Dita

3 mijë shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE, vetëm për tremujorin e parë të 2022-shit

Shqipëria vazhdon të qëndrojë në pozicionin e 15-të të Top 30 vendeve me më shumë azilkërkue­s në Europë, në mesin e vendeve afrikane, këtë herë është shtuar dhe Ukraina, nga ku nisën lëvizjet që në fund të vitit 2021.

-

Numri i azilkërkue­seve shqiptarë që kanë aplikuar për herë të parë në vendet e Europës, gjatë tremujorit të parë 2022, arriti në 2.900, ku vetëm për marsin ishin 970 aplikim. Numër në rritje nga e njëjta periudhë e një viti më parë, por më i ulët se tremujori i tretë i vitit 2021, kur u shënua dhe vrulli më i madh i largimit të shqiptarëv­e drejt vendeve të huaja, 1.800 në muajin shtator.

Rreth 50% e aplikimeve në total ishin në Francë (për janar-mars 2022), e ndjekur nga Gjermania, me 23%.

Në total për vitin 2021, numri i azilkërkue­sëve shqiptarë u dyfishua nga 2020-a, duke arritur në shifrën e 11 mijë qytetarëve.

Shqipëria vazhdon të qëndrojë në pozicionin e 15-të të Top 30 vendeve me më shumë azilkërkue­s në Europë, në mesin e vendeve afrikane, këtë herë është shtuar dhe Ukraina, nga ku nisën lëvizjet që në fund të vitit 2021.

Gjatë vitit të shkuar vihet re dhe rritja e moshës së azilkërkue­sve shqiptarë në vendet e BE-së, ku Eurostat tregon se janë të grupmoshës 35-64 vjeç.

Ndërkohë, 70 nga 11 mijë azilkërkue­sit nga Shqipëria, kanë qenë të mitur nën 17 vjeç të pa shoqëruar.

Vendet e preferuara për to ishin Gjermania, Italia dhe Belgjika.

Publikimi i Eurostat, për ditën Botërore të Refugjatëv­e vë në fokus Ukrainën. Azilkërkue­sit nga Ukraina në vendet e BE-së kanë kaluar edhe ata të Afganistan­it dhe Sirisë që mbanin gjithmonë vendin e parë. Mbi 15 mijë ukrainas kanë aplikuar për azil në vendet e BE-së gjatë tremujorit të parë 2022.

3% e tyre janë minorenë të pa shoqëruar.

Ukrainasit kanë kërkuar azil në vendet si republika Çeke dhe Lihtenshte­jn.

Për këtë periudhë, në të gjithë vendet e BE, u regjistrua­n 14.135 azilkërkue­s, 19% e të cilëve synonte Gjermaninë, 15% Spanjën, 14% Francën dhe 8% Italinë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania