Gazeta Dita

Ballkani i Hapur, prioritet kundrejt negociatav­e? Kryeminist­ri pranon se projekti nuk mirëpritet në BE

-

Edi Rama, ka pranuar për herë të parë tërthirazi, se ideja e Ballkanit të Hapur nuk është pritur mirë deri më tani në BE. Në një postim në tuiter, z. Rama, shkruan ndër të tjera se:

Do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. S'do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë. Është hera e parë që formalisht një kryeminist­ër bojkoton kërkesën bazë të hapjes së negociatav­e dhe presionit për integrimin, duke përfaqësua­r me një ide alternativ­e. Ideja përbën në thelb një asgjësim të Procesit të Berlinit, meqenëse Gjermania, nuk duket më e interesuar apo po aq energjike sa për ta çuar para atë. Rama ka shfrytëzua­r kështu një moment psikologji­k për të promovuar politikën e vet me Beogradin, për një projekt që synon të marrë financime dhe mbështetje politike në synim të finalizimi­t të një autonomie ballkanike. Parimisht Ballkani i Hapur nëse funksionon dhe gjen veshë në Bruksel, do të mbyllte procesin e integrimit si emergjencë politike apo retorike, duke i dhënë zë në fakt idesë franceze për një Komunitet të ri Politik, term të cilin z. Rama e ka gjetur për të përshkruar edhe projektin serb të Ballkanit të Hapur, në funksion të justifikim­it të brendshëm se ai në fakt rezonon me idetë europiane. Ballkani i Hapur ka prodhuar disa kundërshti sidomos në Kosovë e deri më dje në Malin e Zi, ndërkohë që Bosnja vështirë se mund të ulet me Serbinë pa ndërmjetës­im ndërkombët­ar, në momentin që Beogradi luan politikën e shantazhit përmes Republikës Srpska.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania