Gazeta Dita

Çmimet, si ndryshojmë me Europën? Sa 60.9% e mesatares së Bashkimit Europian, jemi më të shtrenjtët në rajon

-

Në Shqipëri, gjatë vitit 2021, çmimet për kosumin final janë sa 60.9% e masatares së çmimeve në Bashkimin Europian. Këto të dhëna vijnë nga publikimi më i fundit i “Agjencisë Europiane të Statistika­ve” mbi nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit. “Scan Intel” i ka analizuar çmimet duke marrë në konsiderat­ë nivelin e secilit grup. Nga të dhënat e përpunuara bie në sy se për grupin “Komunikim”, çmimet në Shqipëri janë sa 112.4% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian. Shifrat tregojnë se në nivel rajoni për grupin “Komunikim”, Shqipëria është vendi më i shtrenjtë. Nga ana tjetër, sipas EUROSTAT, çmimet për grupin “Veshje dhe Këpucë” janë sa 87.8% e çmimeve në Bashkimin Europian. Në Shqipëri veshjet dhe këpucët janë më të shtrenjtat pas komunikimi­t, krahasuar me mesataren europiane. Sa i përket ushqimeve, çmimet në vendin tonë për vitin 2021 janë sa 82.6% e çmimve në Europë.

Ndërkohë që qytetarët shpesh herë kanë ankesa për çmimet e larta të restorante­ve, hoteleve dhe kafeneve, të dhënat tregojnë se në vendin tonë çmimet për grupin “Hotele, kafene dhe restorante” janë sa 46.1% e çmimeve në Europë, pra më pak se gjysma e mesatares në BE. Por cilat janë mallrat dhe shërbimet më të lira në vendin tonë krahasuar me çmimet në vendet e Europës? Shifrat tregojnë se çmimet për edukim në vendin tonë janë sa 19.5% e çmimeve në Europë. Edhe krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria shihet të jetë me e lirë në çmime sa i përket arsimit. Po ashtu çmimet për shëndetin janë sa 34.4% e mesatares së çmimeve në BE. Krahasuar me rajonin, sa i përket shëndetit, çmimet më të ulta i ka Maqedonia e Veriut sa 32.4% dhe pas saj renditet Shqipëria. Në vendin tonë çmimet për mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtj­e janë sa 86.7% e çmimeve në Bashkimin Europian, ato për transporti­n janë sa 77.1%, ndërsa për pije alkoolike dhe duhan janë sa 70.8% e çmimeve në BE. Nga ana tjetër, për grupin “Argëtim dhe kulturë” çmimet janë sa 59.5% e atyre në BE, ndërsa për grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” janë sa 41.9% e çmimeve në BE.

“Scan Intel” ka analizuar gjithashtu pozicionin e Shqipërisë sa i përket nivelit të çmimeve për kosumin final krahasuar me vendet e Europës. Sipas të dhënave Shqipëria renditet mes 10 vendeve të fundit, por është vendi i parë në rajon me çmimet më të shtrenjta. Maqedonia e Veriut është me e lira në rajon me nivel të çmimeve në tërësi sa 51.5% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi dhe Serbia me 59.9% secila.

Në vend të parafundit është Bosnje Hercegovin­a me nivel çmimesh sa 55.8% e atyre në BE. Në vitin 2021, nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit paraqiten më të larta në Zvicër, Islandë, Norvegji dhe Danimarkë, ndërsa më të ulta në vende si Turqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Bullgaria.

Nëse do ta krahasonim nivelin e çmimeve në vendin tonë me një vit më parë, pra me vitin 2020, shohim se nga 60.4% është rritur në 60.9% gjatë vitit 2021. Përgjatë vitit 2016-të, sipas EUROSTAT, niveli i çmimeve për konsumin final ishte sa 51.1% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania