Gazeta Dita

VLERA E BANESAVE NË TIRANË ËSHTË RRITUR MBI 60%: PASURIA INDIVIDUAL­E E NJË BANORI TË KRYEQYTETI­T ËSHTË SHTUAR ME €10,000, OSE €38,000 PËR FAMILJE

-

Pas një vlerësimi të gjerë të progresit me reformat ekonomike për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian, në fund Komisioni jep edhe 6 rekomandim­e kyç për vendin tonë Rreth 80% të pasurisë së familjeve shqiptare e zënë pikërisht pronat. Pra, pjesa dërrmuese e pasurisë së një familje mesatare shqiptare përfaqësoh­et pikërisht nga prona. Këto shifra marrin edhe një tjetër sens nëse shtojmë faktin se 65% e pasurisë së familjeve shqiptare përfaqësoh­et nga banesa kryesore, apo se mbi 90% e familjeve e zotërojnë banesën ku ata jetojnë. Rritja e çmimeve të banesave gjatë viteve të fundit ka qenë e ndjeshme, duke bërë që edhe vlera e pronës për pjesën dërrmuese të familjeve shqiptare, sidomos në kryeqytet, të rritet në nivele të konsiderue­shme. “Scan Intel” ka analizuar me hollësi shifrat publike sa i përket tregut imobiliar në kryeqytet, për të kuptuar se si ka ndryshuar vlera e banesave ndër vite.

`Indeksi Fischer` i Bankës së Shqipërisë, i vetmi indikator zyrtar që mat ecurinë e çmimit të banesave tregon se, në fund të vitit 2020, në Tiranë, rritja fiksohet pranë 46.7% krahasuar me periudhën bazë, vitin 2013. Në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020, çmimet e banesave rezultojnë 8.5% më të larta në kryeqytet. Pra, nga viti 2013, deri në vitin 2021, në harkun e 8 viteve, vlera e banesës si pronë në Tiranë është rritur me rreth 60%, sinjalizoj­në shifrat zyrtare. Për vitin 2022 nuk ka ende të dhëna sa i përket çmimit të banesave , por të dhëna të tjera nga Instituti i Statistika­ve në lidhje me `indeksin e kushtimit në ndërtim`, që mat kostot e sektorit, sinjalizoj­në një rritje të mëtejshme të çmimeve, çka do të thotë se nga viti 2013 e deri më sot, vlera e banesës së një qytetari të Tiranës është rritur mbi 60%.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania