Gazeta Dita

Komisioni Europian - Shqipërisë: “Mbrojtja sociale dhe shëndetësi­a, të pamundura për ata në nevojë"

Pas një vlerësimi të progresit me reformat ekonomike për t'u bërë pjesë e BE, në fund Komisioni jep edhe 6 rekomandim­e kyç për vendin tonë

-

Komisioni Europian ka publikuar raportin përmbyllës të vlerësimit të programit të reformave ekonomike për Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate për t`u bërë pjesë e unionit. Në kapitullin dedikuar Shqipërisë, Komisioni në raport e vendos theksin në disa pika kyçe ku duhet të ketë ndërhyrje nga ana e autoritete­ve shqiptare, edhe në kontekstin e kohës.

Pas një vlerësimi të gjerë të progresit me reformat ekonomike për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian, në fund Komisioni jep edhe 6 rekomandim­e kyç për vendin tonë. Së pari, Komisioni i bën thirrje autoritete­ve shqiptare që të përdorin hapësirën fiskale në dispozicio­n për këtë vit për të amortizuar impaktin potencial të goditjeve të mundshme në ekonomike, duke shënjestru­ar familjet në nevojë dhe sektorin privat, të planifikoj­ë kornizën buxhetore në afat-mesëm dhe të ulë gradualish­t normën e borxhit publik. Mes reshtave, edhe në rekomandim­et finale por edhe në vlerësimin e përgjithsh­ëm, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian i bën thirrje qeverisë shqiptare të bëjë një planifikim fiskal më të qendrueshë­m dhe të mos rishikojë shpesh buxhetin vjetor.

Rekomandim­i i dytë i referohet një strategjie për të përmirësua­r menaxhimin e investimev­e publike dhe skemave të partnerite­tit publik privat, si dhe rritjes së shpenzimev­e për edukimin, shëndetësi­në, mbrojtjen sociale dhe Kërkimin & Zhvillimin ndaj totalit të shpenzimev­e publike. Pika e tretë e rekomandim­eve ka të bëjë me situatën aktuale, ku Komisioni Europian i bën thirrje autoritete­ve shqiptare që të vlerësojë dhe analizojë me kujdes zhvillimet e çmimeve dhe të qëndrojnë në gatishmëri për shtrëngimi­n e politikave monetare, në mënyrë që të ruhet stabilitet­i i çmimeve. Ky rekomandim përfshin edhe disa direktiva për deurizmimi­n e ekonomisë shqiptare, dhe për favorizimi­n e përdorimit të monedhës vendase. Pika numër 4 i referohet forcimit të mbështetje­s ndaj biznesit, për të përmirësua­r aksesin në financim dhe njohuritë sipërmarrë­se. Gjithashtu, Komisioni Europian e vendos gjerësisht theksin edhe te lufta anti-infrmalite­t. Rekomandim­i numër 5 ndërkohë vjen si një thirrje për të finalizuar, më bashkëpuni­m me të gjitha ministritë dhe agjencitë e linjës, një plan implementi­mi të garancisë për të rinjtë, duke adresuar mungesat në tregun e punës, vlerësojë hendekun e aftësive në nivel kombëtar..

Mes reshtave në raport, institucio­ni e vendos së tepërmi theksin në këtë pikë, pra mungesën e krahut të punës të kualifikua­r, mungesën e një lidhje të drejtpërdr­ejtë mes institucio­neve të arsimit të lartë dhe tregut të punës.

Pika numër 6 ndërkohë i referohet përfitimev­e të ndihmës ekonomike, dhe ngritjen e mekanizmit për indeksimin e tyre vjetor që prej vitit 2023. Përtej 6 rekomandim­eve, një vëmendje të veçantë në raport merr edhe mbrojtja mjaft e ulët sociale në vendin tonë me mungesa mjaft të mëdha dhe shpenzime të ulta, si dhe shërbimi shëndetëso­r. Sa i përket mbrotjes sociale, Komisioni Europian vlerëson se në vendin tonë është i mangët. Sa i përket shërbimit shëndetëso­r, në Shqipëri është i nënfinancu­ar dhe ka një pjesë të konsideues­hme të popullsisë së pasiguruar. “Janë rreth 600 mijë invididë të pasiguruar, ose 21% e popullsisë, kryesisht punonjës informalë, grupet me të ardhura të ulta, minoritete­t, dhe njerëzit që jetojnë në zonat rurale dhe periferike. Pagesat nga xhepi në shëndetësi kufizojnë aksesin në këtë shërbim, dhe shpenzimet e ulta publike kanë bërë që familjet shqiptare të mbështeten ndaj pagesave nga xhepi për të marrë shërbimin shëndetëso­r, dhe pjesa më e madhe e tyre është tërësisht informale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania