Gazeta Dita

Drejtësia në javën e dytë të kolapsit, avokatët nuk tërhiqen, bojkoti vijon në 7 rrethe

-

Në kaos në disa gjykata të vendit, Dhoma e Avokatisë i mbështet, javën e ardhshme edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithsh­ëm, mund të merret vendimi për një tjetër bojkot masiv. I kërkohet Qeverisë të mos e miratojë draftin dhe të reflektojë kërkesat e tyre. Me braktisjen e seancave të sigurisë, sipas Procedurës, rrezikohet lirimi i qindra të arrestuarv­e

Rëndohet edhe më tej situata në sistemin e drejtësisë, për shkak të hyrjes në javën e dytë të bojkotit të seancave gjyqësore nga ana e avokatëve. Harta e re gjyqësore që KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë propozuan si draft në Qeveri për miratim, me vetëm 13 gjykata rrethi, 1 Apel dhe 2 Administra­tive, ka futur në kolaps sistemin juridik të vendit dhe ditën e djeshme u raportuan protesta e bojkot në 7 rrethe, ku avokatët refuzuan të merrnin pjesë në seanca.

Bojkoti që mbështetet edhe nga Dhoma e Avokatisë, sipas vetë verdiktit që marrin rrethet në mënyrë të pavarur, u ndoq me rrethet Shkodër, Lezhë, Durrës, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastë­r dhe Korçë. Vetë kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, në një takim që pati në Vlorë me avokatët, konfirmoi se javën e ardhshme do të mblidhet edhe Këshilli i Përgjithsh­ëm i Dhomës së Avokatisë dhe me shumë gjasë në bojkot do të jetë e gjithë Shqipëria, nëse Qeveria s’i përgjigjet thirrjes së tyre.

Reagimit kundër hartës së re gjyqësore ju bashkuan edhe qytetaret në Kurbin. Bashkë me avokatët, ata protestuan para Gjykatës së këtij rrethi që me hartën e re gjyqësore do të shkrihet dhe bashkohet me Lezhën. Avokat dhe qytetar e konsideroj­në absurditet lënien pa gjykatë të kësaj zone me 90 mijë banor, duke i kërkuar qeverisë që mos ta miratojë propozimin e KLGJ. Protestës ju bashkuan dhe deputet e Partisë Demokratik­e ne Kurbin Kastriot Piroli dhe Elda Hoti. Krahas protestës qytetare, prej dy ditësh avokatet e Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë kanë bojkotuar dhe masat e sigurisë, duke sjellë kolaps ne sistemin e drejtësisë. Dje protesta u zhvendos edhe në Shkodër, teksa sot pritet në Krujë.

Një problemati­kë thelbësore gjatë këtij bojkoti janë masat e sigurisë dhe vleftësimi i arrestit, seancë e cila nuk mund të kryhet pa prezencën e avokatit mbrojtës. Por duke qenë se sipas ligjit dhe Kushtetutë­s vleftësimi i arrestit duhet të bëhet brenda 72 orësh në Gjykatë, në rast të kundër arrestimi quhet i paligjshëm, e atëherë rrezikohet që qindra të arrestuar të lirohen.

Mospjesëma­rrja e avokatëve në një seancë gjobitet nga 5-50 mijë lekë. Gjobat i vendos gjykata kur avokat është i zgjedhur dhe i ekzekuton Dhoma Kombëtare e Avokatisë, e cila në këtë rast është organizato­re e bojkotit. Situata duket e rëndë, ndërkohë që qeveria vetëm sa e ka dënuar këtë bojkot. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se protesta që po zhvillojnë avokatët kundër hartës së re gjyqësore është e papranuesh­me, pasi po u mohojnë qytetarëve aksesin në drejtësi. Manja ‘këshilloi’ avokatët që të shohin rrugën e përballjes ligjore, pas miratimit të hartës së re gjyqësore, ndërsa shtoi se janë marrë në konsiderat­ë sugjerimet e tyre. Manja tha se Dhoma e Avokatisë nuk mund t’i heqë askujt licencën e avokatit nëse shkon në seancë, pasi nuk ka asnjë bazë ligjore.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 administra­tive dhe 1 apeli për të gjithë vendin është përfundimi­sht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend, pas muajsh konsultime­sh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë, që me propozimin e kaluar ishte hequr. Avokatët apelojnë ndaj qeverisë që t’i dëgjojë dhe të lejojë të jenë të paktën 4 apele dhe disa gjykata rrethi më shumë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnjë, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. Për të arritur në këtë përfundim, KLGJ mori modelet e disa vendeve të BE-së, si ato holandeze, daneze, portugeze apo moldave.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania