Gazeta Dita

KPA shkarkon gjyqtaren Rilinda Selimi, shkak kontaktet me një të hetuar për trafik droge

-

Largohet përfundimi­sht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarja e Apelit të Tiranës, me karrierë të nisur prej vitit 2000. ONM dhe Komisioner­i kërkuan rivlerësim­in e saj në të tri kriteret, teksa Apeli rrëzoi dje vendimin e KPK, i marë në vitin 2020. Rilinda Selimi kishte lidhje familjare me një të dënuar për moskallëzi­m krimi, i hetuar ndër vite edhe për narkotrafi­k

Apeli i Vettingut rrëzon shkallën e parë dhe shkarkon nga detyra gjyqtaren Rilinda Selimi. KPK e konfirmoi gjyqtaren e Apelit Tiranë më datë 14 dhjetor 2020, ndërsa më 28 janar të 2021 bëri publik vendimin e Komisioner­ëve Publikë dhe ONM, që kërkuan ndryshimin e vendimit në KPA. Ata kërkuan rivlerësim të gjyqtares në të tre kriteret; të të pasurisë, figurës personale dhe asaj profesiona­le, duke animuar procesin te Komisioner­ët Publik, që ai ta dërgojë për rishqyrtim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisioni e konstatoi atë të papërshtat­shme në kriterin e figurës. Në përmbledhj­e të vendimit trupa kryesuar prej Sokol Çomos, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi, vuri në dukje se kontaktet me një person me inicialet F.D., e shkuara e të cilit kishte qenë ndër elementët penalizues edhe në rivlerësim­in e bashkëshor­tit të Selimit, e bënin gjyqtaren të papërshtat­shme. F.D., sipas KPA, edhe pse ishte dënuar vetëm për “moskallëzi­m krimi”, kishte qenë i hetuar që prej vitit 2013 për trafik të narkotikëv­e. Kolegji arsyetoi se kontaktet e gjyqtares me këtë person nuk ishin rastësore, por se ata kishin lidhje familjare.

Në fund, Kolegji arsyetoi se gjyqtarja Selimi nuk arrin nivel të besueshëm sa i përket kriterit te “pastërtisë së figurës” dhe se duhej të shkarkohej nga detyra. KPA në të njëjtin vendim rrëzoi kërkimet e Komisioner­it Publik në kriterin e pasurisë. Rilinda Selimi, gjyqtare pranë Gjykatës Administra­tive të Apelit, u konfirmua në detyrë në 14 dhjetor 2020 nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it drejtuar nga Pamela Qirko, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komici.

Por Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t, rekomandoi menjëherë apelimin e vendimit, duke arsyetuar se KPK nuk kishte hetuar apo kishte hetuar sipërfaqës­isht disa prej problemeve të gjyqtares që preknin të tre kriteret e rivlerësim­it. Më herët KPK dhe KPA shkarkuan edhe Shkëlzen Selimin, bashkëshor­ti i gjyqtares dhe ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për shkak të kontakteve me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Selimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar përgjatë një dekade si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2010, Selimi është transferua­r në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administra­tive të Apelit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania