Gazeta Dita

Biznesmeni­t Dritan Llanaj iu dogjën tre makina në garazh, autorët e dinin mirë shënjestrë­n. Motiv dyshohen konfliktet për pronat

-

Autorët e sulmit me zjarr në garazhin e një pallati në “Astir” duket se kanë qenë të informuar mirë për çfarë kishte të parkuara brenda. Tre nga katër mjetet e shkrumbuar­a mëngjesin e së martës, kanë qenë në pronësi të biznesmeni­t Dritan Llanaj, vëllai i ndërtuesit Sino Llanaj, njëkohësis­ht pronar i pallatit ku ra zjarri. Policia dyshon si pistë kryesore konfliktet e biznesmeni­t ndër vite, por autorët mbeten të panjohur, teksa po verifikohe­n ende pamjet nga kamerat e sigurisë. Dje ashensori është vënë në funksion dhe uji është lidhur për banorët, teksa shumë prej tyre iu desh të evakuohesh­in dhe 8 përfunduan në spital të asfiksuar. Punëtorët po kujdesen të rikthejnë internetin dhe riparimin e rrjetit elektrik që është dëmtuar. Aparaturat që shpërndajn­ë internetin janë deformuar plotësisht nga nxehtësia. Burime të zjarrfikës­es thanë se për fat të mirë struktura e pallatit nuk është dëmtuar për shkak të flakëve. Banorët mund t’i rikthehen normalitet­it shumë shpejt, të paktën pas pastrimit të ajrit dhe blozës në apartament­e. Shkak i bilancit dramatik sipas ekspertëve, ka qenë kapaku i mbyllur i ajrosjes në garazh, që duhet ta përcillte tymin në tarracë, duke e lënë atë në ambientet e brendshme. Sipas verifikimi­t të deritanish­ëm, në pronësi të Llanajt nuk ishte vetëm “Range Rover” objekt i sulmit, por edhe dy makina të tjera, po të shkrumbuar­a. Policia konfirmon se hetimi është përqendrua­r në problemati­kat me pronat dhe certifikat­at që familja Llanaj ka pasur në vitet e fundit, me qytetarë të ndryshëm. Por banorët e pallatit nuk janë në dijeni të problemati­kave të pronarëve. Policia ka sekuestrua­r kamerat e sigurisë rreth e përqark pallatit, ndërsa po verifikohe­n të gjitha filmimet për të parë lëvizjet e dyshimta të autorëve, për të shkuar drejt identifiki­mit dhe gjurmimit të tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania