Gazeta Dita

Fermeri thotë se e bëri pasurinë me autokomban­jë, merr në gjyq 240 banorë të Kozares si dëshmitarë!

-

SPAK kërkon konfiskimi­n e 7 pasurive të Bektash Shtëpenjës, pas procedimit nga OFL, se i biri ka qenë i dënuar me 5 vite për trafik droge në Itali dhe janë burime të këtij aktiviteti. Procesi ka nisur në GJKKO, të dy palët kanë thirrur 240 banorë të fshatit. Fermeri: “E kam pasuri me djersë dhe gjak, nga puna me autokomban­ja! Kur të korr grurin do vij në gjyq”. I biri: “Dënimin tim e kam vuajtur, familja s’ka asnjë lidhje, pasuria është e pastër!”. Me origjinë nga Kuçova, por pronat në Sauk të Tiranës. Në listë dy apartament­e, dy dynymë truall-tokë, dy vetura, garazh, e një “Harly Davidson”

Prokuroria e Posaçme kërkon sekuestrim­in e pasurive me vlerë mbi 500 mijë euro të familjes Shtëpenja, nga fshati Kozare i Kuçovës, e proceduar nga OFL prej dy vitesh dhe me një hetim që tashmë deklarohet i mbyllur dhe në proces për konfiskim. SPAK kërkon sekuestrim­in e 7 pasurive dhe konkretish­t; 1 sipërfaqej­e toke, 1 garazh, 2 apartament­e, 2 mjete dhe 1 motor “Harley Davidson”.

Një autokombaj­në që përdoret si arsye për të justifikua­r pasurinë e dyshuar se vjen nga krimi dhe një fshat i tërë dëshmitar në Gjykatën e Posaçme. Kjo është dhe historia më e fundit e gjyqit të pazakontë, që nisi me Operacioni­n Forca e Ligjit dhe tashmë ka përfunduar në dyert e GJKKO. 240 banorë të fshatit Kozare në Kuçovë po dëshmojnë prej ditës së djeshme, me kërkesë të SPAK dhe palës së akuzuar, pro ose kundër Bektash Shtëpenjës, pronar i një autokomban­je që korrte grurin në fshat. Institucio­net ligjzbatue­se dyshojnë se ka pasuri të bërë me paratë e dhëna nga i biri, i cili është i dënuar për trafik droge në Itali. Fermeri bektash Shtëpenja pretendon se këtë pasuri e ka vendosur ndër vite, duke korrur grurin e bashkëfsha­tarëve. SPAK nga ana tjetër analizon se kurrsesi një pasuri e tillë nuk mund të vihet vetëm me një muaj sezonal pune në vit, që është fushata e korrjes së grurit.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën, duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokambaj­a të cilën e punon prej vitit 1991 si privat dhe nga 1980 ka qenë pjesë e kooperativ­ës. 240 bashkëfsha­tarë do dëshmojë në gjyq. Deri tani kanë dëshmuar 120 bujq që thonë “kemi korrur grurin me Bektashin dhe e paguajnë pa faturë, se s’kemi pasur kurrë NIPT”.

Prej një viti, disa prej tyre kanë bërë NIPT. Prokurorja Elida Kaçkini ka kërkuar konfiskimi­n e pasurisë si të ardhur nga krimi. Ditën e djeshme, Bektash Shtëpenja nuk ka shkuar në gjyq, por ka dërguar djalin me pretendimi­n se po korr grurin e fshatit. “Kur të mbarojë gruri, vij në gjyq, por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S’jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit siç thotë SPAK, jam punëtor”, mësohet të ketë thënë Shtëpenja.

Andrea Shtëpenja, i cili ka ndryshuar mbiemrin në Dinga, (djali i Bektashit), e ka pranuar se ka vuajtur dënimin me 5 vite burg në Itali për trafik droge. Megjithatë thotë se familja nuk duhet të ndikohet nga veprimet e të shkuarës së tij.

“Kam qenë i dënuar, çfarë problemi kam bërë e kam paguar. Tani nuk e kuptoj çfarë kanë familjarët e mi. Nuk ka ndonjë lidhje me jetën time familjare çfarë kam bërë unë, kështu që çfarë kanë, e kanë ata”, tha Andrea Shtëpenja.

PASURIA QË KËRKOHET TË SEKUESTROH­ET:

• Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe 1700 m2, e ndodhur në Sauk, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja

• Pasuria e llojit apartament, me Sip. 189.4 m4, ndodhur në Sauk të Tiranës, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja

• Pasuria e llojit garazh, ndodhur në Sauk, në pronësi të shtetasit Bektash Hasan Shtëpënja

• Pasuria e llojit apartament, ndodhur në Draç Durrës në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;

• Mjeti i llojit autoveturë e markës “Mercedez Benz”, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja

• Mjeti i llojit autoveturë e markës “Audi”, prodhim i vitit 2005, në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja

• Mjeti i llojit motor i markës “Harley Davidson”, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja

E ëma e Andreas, Ruzhdije Shtëpenja tha se çdo gjë e kanë përfituar nga puna me 3 autokambaj­na, ndërsa i biri nuk i ka ndihmuar sepse nuk ka pasur para për vete. Teksa kërkon drejtësi, Ruzhdije Shtëpenja thotë se mund të marrin çdo gjë nëse vërtetojnë se i ka të ardhurat prej parave të drogës. Kujtojmë se në korrik të vitit 2020, OFL i kërkoi Andrea Dingës (Shtëpenjës) të plotësojë formularin për deklarimin e pasurisë, pasi rezultonte i dënuar në Itali.

Ndërsa Andrea shtoi se është larguar rreth

TIRANË DHE GJIROKASTË­R

Prokuroria e Tiranës sekuestroi dje asete me vlerë 2 milionë euro, që dyshohet se është vënë përmes trafikut të drogës. Prokuroria bëri me dije se ka në proces konfiskimi si procedurë e mëtejshme; 5 apartament­e, 3 garazhe, 3 makina dhe një tokë arë. Pasuria ishte në pronësi të 39-vjeçarit me inicialet R. P., i cili rezulton i dënuar në vitin 2007 me 7 vjet burgim nga autoritete­t e drejtësisë në vendin tonë, për të veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”. Po për të njëjtën vepër penale, 39-vjeçari është arrestuar në 2018, nga autoritete­t policore angleze. Konkretish­t janë sekuestrua­r 5 apartament­e dhe 3 garazhe

moshës 12-13 vjeçare nga Shqipëria, por nuk ka punuar që në atë moshë. Ndër të tjera thotë se prindërit nuk kanë asnjë lidhje me të shkuarën e tij pasi i ati ka vite që punon. “Kushdo që të shkojë, këdo që të pyesi do u thojë se e njeh të gjitha zona, ka qenë mekanik, brigadier i mjeteve bujqësore dhe nuk ka asnjë mashtrim në mes. Unë nuk e dija se isha jashtë dhe kur kam ardhur, ditën e 3 më erdhën në shtëpi. Mendoja se do vinin, por çfarë lidhje kanë me familjarët. Jetoj me prindërit”, tha Andrea Shtëpenja. në pronësi të 39-vjeçarit, të cilat ndodheshin në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë. Sakaq, i janë sekuestrua­r edhe tre

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës ditën e djeshme, pasi është kapur në flagrancë duke transportu­ar 7 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së dhe kundrejt përfitimit financiar. Hasan Çelik, banues në Tiranë, po transporto­nte klandestin­ët me makinën e tij, në momentin që dhe u bë lokalizimi dhe ndalimi nga patrulla. I dyshuari përdorte makinën tip “Volvo” për këtë aktivitet dhe emigrantët janë parë të dëshpëruar në momentin e postblloku­t, teksa qëndronin në mjet me kokën ulur, madje tre ishin sistemuar në bagazh. Policia e sekuestroi dhe mjetin në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që tashmë çështja është në dorën e Prokuroris­ë. Kurse emigrantët janë përcjellë për në qendrën e pritjes, pas marrjes së tyre në pyetje. Transporti i emigrantëv­e të paligjshëm është kthyer në një problem serioz vitet e fundit. Ata e përdorin Shqipërinë si vend transit për në vendet e BE-së dhe kjo i hap rrugë këtij aktiviteti që duket se çdo ditë po merr përmasa të mëdha. makina, si edhe një arë (truall) në qytetin e Gjirokastr­ës.

Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave kishin dërguar materialet hetimore dhe në kuadër të operacioni­t “Summer 2022”, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke vendosur sekuestro. Ndaj 39-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale, ose të veprimtari­së kriminale”, ndërsa policia njofton se do të vijojnë punën për të identifiku­ar pasuri të tjera, që mund të jenë në emër të familjarëv­e të 39-vjeçarit, e të cilat mund të jenë vënë përmes të ardhurave nga droga.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania