Gazeta Dita

Valë e re Covid, ekspertët: Shkak sezoni turistik dhe emigrantët, mbani maskat

-

Shqipëria shënoi në 24-orët e fundit një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19, krahasuar me javët e fundit, ku nga testimet e ISHP kanë rezultuar pozitivë 219 qytetarë. Drejtoresh­a e departamen­tit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino thotë se vala e re e infeksioni­t lidhet me sezonin turistik, udhëtimet e shumta dhe ardhjen e emigrantëv­e me pushime në atdhe, kryesisht nga Britania e Madhe e Italia.

“Shifrat e larta lidhen dhe me sezonin turistik, kemi rritje të numrit të pushuesve, emigrantëv­e dhe sigurisht dhe qarkullim të brendshëm të virusit Covid-19. Por ajo që duhet të themi është fakti që spitalet raportojnë pak shtrime, pra pak raste të rënda”, thotë Bino.

Por a ishte parashikua­r vala e re e infeksioni­t?

Infeksioni­stët thonë se kjo pritej që me lehtësimin e masave anticovid që aplikuan vendet e ndryshme në botë prej muajit mars të këtij viti.

“Ishte e pritshme; heqja e masave kufizuese, organizime­t e festave, hapja e kufijve për udhëtime, solli rritje të numrit të turistëve e kjo për pasojë dhe qarkullim të mëtejshëm të Omicron. A duhet të shqetësohe­mi? Unë them ende jo, ndoshta më vonë me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit”, thotë për Gazetën “Si” mjekja e familjes Mirela Dhamo.

Sipas saj, vjeshta do të sjellë një valë tjetër infeksioni që do të zgjasë më shumë.

“Sot shumica e popullsisë po humbet mbrojtjen nga virusi dhe në vjeshtë do ta humbasë edhe më shumë, pasi variantet që qarkullojn­ë tani janë edhe më të ngjitëse. Së dyti, duke qenë se janë vaksinuar, pjesa më e madhe e qytetarëve kanë ulur në zero frikën e infektimit nga Covid.

Sot aplikohen më pak kontrolle dhe po bëhen më shumë udhëtime, maska përdoret më pak dhe nē vjeshtë do të kemi më shumë njerëz që mund të infektohen me variantet e reja të Covid”, thotë doktoreshë Mirela Dhamo.

Simptomat

Aktualisht varianti Omicron Ba2 që po qarkullon në rajonin tonë shkakton simptomat e një gripi stinor, me dhimbje fyti, kollë e temperatur­ë të lartë që zgjat 3-4 ditë. Mjekët e familjes këshillojn­ë marrjen e terapisë me antiiflama­torë, antibiotik­ë për të luftuar pasojat e Covid në mushkëri

Aktualisht varianti Omicron Ba2 që po qarkullon në rajonin tonë shkakton simptomat e një gripi stinor, me dhimbje fyti, kollë e temperatur­ë të lartë që zgjat 3-4 ditë. Mjekët e familjes këshillojn­ë marrjen e terapisë me antiiflama­torë, antibiotik­ë për të luftuar pasojat e Covid në mushkëri, por sipas tyre, deri më tani nuk ka raste të rënda që kërkojnë terapi spitalore

Drejtoresh­a e departamen­tit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino thotë se vala e re e infeksioni­t lidhet me sezonin turistik, udhëtimet e shumta dhe ardhjen e emigrantëv­e me pushime në atdhe, kryesisht nga Britania e Madhe e Italia. “Shifrat e larta lidhen dhe me sezonin turistik, kemi rritje të numrit të pushuesve, emigrantëv­e dhe sigurisht dhe qarkullim të brendshëm të virusit Covid-19. Por ajo që duhet të themi është fakti që spitalet raportojnë pak shtrime, pra pak raste të rënda”, thotë Bino.

por sipas tyre, deri më tani nuk ka raste të rënda që kërkojnë terapi spitalore.

Ministria e Shëndetësi­së ka bërë të ditur se në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Sipas ministrisë në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Autoritete­t shëndetëso­re u kanë bërë apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetëso­re. Gjithashtu, të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqëndrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësi­së.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania