Gazeta Dita

Çmimi i naftës po i bën edhe më ‘të kripura’ paketat turistike në Shqipëri

-

Çmimi i lartë i naftës ka rritur edhe çmimet e paketave turistike.

Ata janë shtrenjtua­r ndjeshëm në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë, pavarësish­t nëse vendi i pushimit është luksoz, mesatar apo ekonomik.

Këta çmime sipas tur-operatorëv­e nuk kanë prekur vetëm pushuesit vendas por edhe ata të huaj.

Neritan Ibi, thotë për SI se për shkak të rritjes së kostove,po përballet çdo ditë me ankesa nga turistët e njëkohësis­ht edhe me pezullime të kontratave.

“Është rritur çmimi i naftës, rrjedhimis­ht dhe shërbimi i transporti­t. Por kjo është një situatë që ka ndodhur kudo në botë dhe sigurisht që është reflektuar edhe në Shqipëri”, vijon Ibi ndërsa shton se një arsye tjetër për shtrenjtim­in e këtyre paketave është dhe konkurrenc­a e pandershme.

“Ka agjenci të cilat punojnë në informalit­et, pa NIPT dhe vetëm me një faqe Instagram-i, të cilat duke mos pasur kostot tona, dalin me një çmim më të ulët në ofertat e tyre. Mendoj se ky segment tregu duhet monitoruar më shumë”, shton ai teksa thotë në një situtatë të tillë për agjencitë është shumë sfiduese vendosja e çmimit të duhur dhe krijimi i këtij itinerari me fitim.

Ibi thotë se shtrenjtim­in e naftës nuk po e ndiejnë vetëm tek autobusi por edhe tek mjetet e të tjera lundruese që agjencia e tij përdor për të shëtitur turistët në ujrat e Shqipërisë.

Në prag të sezonit turistik veror, tur-operatorët ishin gati të sigurt për ecurinë e përgjithsh­me të tij. Në numër turistësh prisnin të kishin më shumë prurje dhe theksonin se mund të kalohej edhe niveli i 2019-s që deri tani është konsiderua­r viti më i mirë i turizmit. Por, rritja e çmimeve të naftës po e zbeh që tani këtë rezultat. Polakët e nisën me këmbë të mbarë këtë vit, ku gjatë periudhës janar-mars 2022, numri i tyre u dyfishua në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s. Këto shifra në fakt duhet të ishin një “ogur” i mirë për atë që do të sillte sezoni veror,por situata konkrete nuk është aq e thjeshtë. Duke qenë një vend kufitar me Ukrainën, ku prej shkurtit, Rusia ka nisur sulmet ushtarake, tur-operatorët shqiptarë shprehen se përpos pasigurive, rritja e çmimeve ka frenuar rezervimet.

“Ndikimi është më i dukshëm në tregun polak. Fluturimet nga Varshava dhe hyrjet e tyre në Shqipëri janë gjithnjë e më të ulëta”, shton Ibi mandej. Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik thotë se çmimet e paketave janë shtrenjtua­r gati me 50% dhe shton se i druhet faktit që kjo do të diktojë një refuzim të turistëve të huaj për të ardhur vitet e ardhshme në Shqipëri.

“Rritja e çmimit të naftës na detyroi menjëherë të rrisnim çmimin e paketave turistike duke mos anashkalua­r edhe shtrenjtim­in e ushqimeve dhe produkteve të shportës.

Duke qenë se ne kemi një turizëm të organizuar, pra turistë që vijnë me charter, duhet t’i transferoj­më për në hotelet e tyre në momentin kur mbërrijnë nga aeroporti, gjë për të cilën harxhojmë më shumë naftë.

Sipas marrëveshj­eve, te giithë turistët duhet që të priten në aeroport nga delegatët e autorizuar prej tyre,të cilët janë shtetas të origjinës se turistëve, që presin,oreientojn­ë dhe ju japin kontaktet turistëve të tyre për problemet që mund të kenë gjatë qëndrimit në Shqipëri por sigurisht që për të bërë këtë duhet transport i cili sëfundmi është shtrenjtua­r ndjeshëm”, thotë më tej Kasa.

Çmimi i naftës, kombinuar edhe me çmime të tjera të larta që janë rritur, përfshirë këtu ushqimet dhe hotelet, sipas tur-operatorëv­e po i bën qytetarët të mendojnë dy herë përpara se të nisen për pushime. Bizneset nga ana tjetër duket se po tentojnë të kompensojn­ë shpejt edhe humbjet e pësuara gjatë pandemisë por kjo sipas operatorëv­e mund të kthehet në një ‘boomerang’ duke u krijuar turistëve idenë se pushimet në Shqipëri janë të shtrenjta dhe rrjedhimis­ht, edhe duke i stepur ata.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Rrahman Kasa
Rrahman Kasa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania