Gazeta Dita

Prokuroria heton listën e zyrtarëve të Kadastrës, që kanë futur duart në 2100 regjistra

-

Pas denoncimit nga drejtori Artan Lame dhe nisjes së procedimit penal kryesisht, për zbardhjen e përgjegjës­ve dhe dëmit, hapi i radhës ka qenë verifikimi i listës së punonjësve që kishin akses për të ndërhyrë në dosjet e pronave të tjetërsuar­a. Pas Durrësit dhe Vlorës, edhe Tirana i shtohet grupit të batërdisë me pronat, për qëllim ndërtimesh. Më problemati­ke, ndërhyrja në zonat e ish-komunave periferike të kryeqyteti­t

Pas njoftimit të skandalit të denoncuar nga kreu i Kadastrës, Artan Lame, për dosjet e zhdukura ndër vite të tokave dhe abuzimet me tjetërsimi­n në shumë njësi të kryeqyteti­t, organi i akuzës ka nisur hetimet prej disa ditësh. Aktualisht mësohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur edhe sekuestrim­in e listës së punonjësve që kanë pasur akses në regjiistra­t e pronësisë në Kadastrën e Tiranës (ish-Hipoteka dhe ish-Aluizni). Ky hetim po ndiqet nga kryeprokur­ori Tiranës në detyrë, Arens Çela dhe përfshinë një rrjedhë kohore prej më shumë se një dekadë aktiviteti shkresor dhe protokolla­r. Në bazë të veprimeve të kryera me dokumentet e tjetërsimi­t të pronave në zonat përkatëse, do të arrihet të zbulohen edhe punonjësit që kanë kryer ndërhyrjet, përveç dëshmive bashkëpunu­ese që mund të merren nga administra­ta vullnetari­sht apo me thirrje, prej hetuesve.

Hetimet për Kadastrën e Tiranës kanë nisur pas skandalit ku 2100 regjistra pronësie ishin të totalisht të dëmtuar. Pas denoncimit nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame, për abuzimet, Prokuroria hapi procedim penale kryesisht për veprat “shpërdorim detyre” dhe “zhdukje e vjedhje e dokumentev­e”.

Abuzimet më të mëdha janë bërë dhe konstatuar me pasuritë në zonat në zhvillim të kryeqyteti­t si; Farkë, Kashar, Yzberisht, Mëzez, Dajt, Ndroq, Shëngjergj, Kamëz, Vorë, Bathore, Babrru etj.

Për të shmangur presionet, Lame tha se “ky raport i është dërguar Kryeminist­risë dhe Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa do të përgatitet një raporti i detajuar për Kadastrat e çdo qyteti”. Paralelish­t për këto raste verifikon nga ana administra­tive edhe Njësia Antikorrup­sion që ka hapur dikasteri i Drejtësisë prej kohësh.

I njëjti skandal është konstatuar edhe në Kadastrën e Durrësit, ku shkrirja e saj dhe nisja e hetimeve të thelluara për abuzimet nxorën një raport me shkeljet, ku u vu re se abuzimet janë përtej imagjinatë­s dhe zonat ku janë kryer paligjshmë­ri dhe plaçkitjet më të mëdha janë ato bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj. Në Kadastrën e Durrësit vetëm 15% e dosjeve ishin pa probleme, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania