Gazeta Dita

Vrasja e shqiptarit nga maqedonasi, ‘sebepi i sherrit’ ishte një femër

-

Miku i viktimës Blerim Kola, rrëfen detajet e përleshjes së përgjakshm­e në Hamburg, javën e kaluar. Kola kishte punuar tek firma e autorit dhe aty ishte njohur me të dashurën e re, që në fakt kishte qenë e lidhur më herët me të dyshuarin. Ky konflikt dhe një çështje borxhi, dyshohen motivet e ngjarjes tragjike. Blerimi në vetëmbrojt­je plagosi rëndë dhe dy agresorët, që ndodhen në spital, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën. Mehmeti: Po mbledhim lekët për të dërguar trupin në Shqipëri

Emigranti shqiptar në Gjermani u ekzekutua pas sherrit për një vajzë. Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet dhe dëshmitë, për krimin e ndodhur javën e kaluar, ku u vra 24-vjeçari Blerim Kola, gjatë një përleshje me thika, me një shtetas maqedonas, në Hamburg. Kola mbeti i pajetë prej goditjeve të njëpasnjës­hme me thikë që mori nga një 36-vjeçar, me të cilin njihej prej shumë kohësh dhe ishte takuar për të sqaruar një konflikt të mbartur. Sipas mikut të ngushtë të Kolës, një shqiptari nga Podujeva të quajtur Agan Mehmeti, sherri ka ndodhur për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Blerimit, por më parë kishte qenë në një lidhje me shqiptarin e Maqedonisë që i mori jetën. Dëshmitari shprehet se Blerimi e ka njohur vajzën në biznesin e pronarit të tij, i cili prej xhelozisë, por edhe prej një borxhi të mbartur ndaj 24-vjeçarit shqiptar, i ka marrë këtij të fundit jetën. “Vajza ka qenë e dashura e Blerimit, por më parë ka qenë e dashur e pronarit ku ka ndodhur sherri. Nuk e dimë nëse ka raportuar në polici dhe nuk e njohim vajzën nga afër. Nuk e kanë publikuar në gazetë. Janë njohur bashkë dhe kanë vendosur të jenë bashkë, ndoshta s’i ka ardhur mirë atij pronarit. Nuk dihet a ia ka pas Blerimi atij, apo ai Blerimit. Përpara katër muajsh ata kanë pasur një problemati­kë dhe kanë qëndruar 24 orë të arrestuar në polici, e cila i ka liruar më pas me idenë se ishte mbyllur ky sherr. Sipas informatav­e e kanë pasur të ndaluar t’i afrohen njëri-tjetrit në distancë 500 metra. Por e kanë thyer

urdhrin e mbrojtjes”,

tha Mehmeti për mediat. Sipas mikut të 24-vjeçarit, ditën kur ka ndodhur sherri, Blerimi ka pasur në xhep një thikë të cilën e përdorte në profesioni­n e tij si bojaxhi, me të cilën është vetëmbrojt­ur ndaj dy shqiptarëv­e të Maqedonisë së Veriut, të cilët i kryen dhe krimin.

“Atë ditë që janë therur, kanë ardhur ndihmat e shpejtë. Thuhet se Blerimi ka vdekur ditën tjetër (e premte) në mëngjes. Ditën tjetër ka dhënë shpirt Blerimi në spital. Një goditje me thikë e ka marrë afër zemrës dhe dy të tjera në bark. Daja i vetë ka shkuar atje, por nuk ishte kryer ende autopsia dhe merren autoritete­t me këtë. Procedurat do zgjasin edhe një javë tjetër, derisa t’i bëjnë autopsinë”,

rrëfeu miku i 24-vjeçarit. Sipas tij, 36-vjeçari që e ka goditur me thikë, gjithashtu është në gjendje shumë të rëndë shëndetëso­re, prej kundërpërg­jigjes së Blerim Kolës.

“Thuhet që është ende në rrezik për jetën, pasi është i therur në fyt, në pozicion të keq. Blerimi i ka shkaktuar njërit në krye plagë për vetëmbrojt­je dhe tjetrit në fyt. Këta janë ata që i kanë ndihmuar atij shefit nga Maqedonia e Veriut. Vetëm ata shokët e tij kanë plagë. Ajo thika është përdorur në ndërtim si bojaxhi. E ka pasur me vete për punë dhe ka qenë me uniformë pune kur ka shkuar në lokal”,

tregoi Mehmeti. Më tej ai rrëfeu se është mik i afërt i viktimës dhe dajës së tij, me të cilin është duke mbledhur edhe fonde për të bërë të mundur transporti­n e trupit të të ndjerit për në Shqipëri.

“Daja i Blerimit është i tronditur, po mbledhim paret për të sjellë trupin. Jemi organizuar me njerëzit që njohim. Por kanë dhënë pare shtetas të huaj si kurdë dhe boshnjakë. Kemi mbledhur më shumë se dy mijë euro për dy ditë për ta sjellë trupin. 3400 euro i ka thënë ai personi që ka firmën, i ka thënë dajës së tij se i do paret sa të mbërrijë në Shqipëri”,

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania