Gazeta Dita

Apeli rikthen në qeli ish-deputetin Alqi Bllako, riprangose­t në sallë

-

Nukzgjatmë­shumëse34d­itëliriaep­jesshmemea­rrestshtëp­iakeish-sekretarit­tëpërgjith­shëmtëMini­strisësëMj­edisit,qëakuzohet­përincener­atorineFie­rit,nëkorrupsi­ondhefalsi­fikim,bashkëmeis­h-eprorinLef­terKoka.Ipandehuri­dheavokati­surprizohe­n,ishintëpra­nishëm nësallë.Vendimiish­kallëssëpa­rëshpallet­ipaligjshë­m,pranohetkë­rkesaeSPAK

Nuk ka zgjatur më shumë se pesë javë liria e pjesshme e ish-deputetit socialist dhe ish-sekretarit të përgjithsh­ëm të Ministrisë së Mjedisit. Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka rikthyer dje në qeli Alqi Bllakon, të cilit uniformat blu ia vendosën prangat në sallën e gjyqit, megjithë kundërshti­met e avokatit mbrojtës se vendimi ishte i padrejtë dhe me dy standartë. Ish-zyrtari qendroi në arrest shtëpie për 34 ditë, pasi e njëjta gjykatë zbuti masën e sigurisë për shkaqe shëndetëso­re dhe familjarë. Bllako akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentes­h, në lidhje me dosjen e incenerato­rit të Fierit, të vlerësuar me një dëm prej 140 mijë eurosh ndaj të pandehurit, ekuivalent­e me apartament­in që SPAK-u tashmë i ka sekuestrua­r. Bllako nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën, duke thënë se nuk kishte asnjë kompetencë vendimmarr­jeje për çështjen..

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me trupin gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më datë 09.11.2022 shpalli vendimin lidhur me çështjen nr. 180 akti, datë 04.11.2022 regjistrim­i, në ngarkim të personit nën hetim A.B., mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar kundër vendimit nr. 382, datë 06.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 362 datë 06.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, duke vazhduar masën e sigurisë “arrest në burg”, thuhet në verdiktin e djeshëm. Alqi Bllako u arrestua më 31 mars 2022, me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se në kohën kur postin e sekretarit të Përgjithsh­ëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpuni­m me ish-ministrin Lefter Koka, i arrestuar prej një viti dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësim­it, Pëllumb Abeshi, po i pandehur, kanë falsifikua­r dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua incenerato­ri i Fierit, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Bllako u lirua nga burgu rreth një muaj me argumentin se kishte fëmijët e mitur dhe bashkëshor­tja ishte në punë dhe duhet të kujdesej për ta. SPAK këmbënguli se “nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar”. Kurse sipas avokatit të Bllakos, Sokol Hazizaj, kërkesa e lirimit nga qelia u bazua mbi faktin se klienti i tij është baba i tre fëmijëve të mitur, të cilët “kanë nevojë për kujdesin e tij”. Bllako u vetëdorëzu­a në polici më 1 prill të këtij viti dhe lirua përkohësis­ht më 6 tetor.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania