Gazeta Dita

Operacioni i bujshëm për mashtrimet e spanjollëv­e me Call-Center, lirohen 15 të shoqëruari­t në Vlorë dhe Elbasan

-

Operacioni i bujshëm i Policisë së Shtetit dhe Guardia Civil të Spanjës duket se nuk ka dhënë frytet e duhura. Të gjithë të shoqëruari­t e të martës në Vlorë, në bizneset ‘Call Center’, janë liruar dje. Policia konfirmon se nuk ka asnjë person të arrestuar nga 15 që u morën në pyetje. Ndërkohë hetimi vazhdon për personat që janë përfshirë në skemat e mashtrimit përmes këtyre subjekteve, ku të dëmtuar janë qindra qytetarë spanjollë. Disa prej të dyshuarve mësohet se janë arratisur pa mbërritur policia për kontrolle. Operacioni u zhvillua një ditë më parë nga SPAK, ndërsa dy ‘Call-Center’ në Vlorë, të cilët dyshohet se mashtronin qytetarë, janë bllokuar. SPAK ka sekuestrua­r kompjuter dhe prova materiale, të cilat mund të çojnë në zbulimin e skemave të mashtrimit ose personave të përfshirë në të. Ka qenë një letër-porosi që ka vënë autoritete­t hetimore në lëvizje, duke kryer mësymje edhe në Elbasan, bashkë me oficerët e Byrosë

Kombëtare të Hetimit. U zhvilluan kontrolle në disa “Call-Center”, me dyshimet për skema mashtrimi me kriptomone­dha dhe bursa fiktive. Në Elbasan po kërkohej një person i dyshuar që u arratis në momentin e fundit, kurse kontrolli u krye në bizneset e një qendre tregtare, pranë stadiumit të qytetit. Subjektet e dyshuara janë identifiku­ar nëpërmjet IP-ve. Burimet thanë se prej disa muajsh SPAK ka marrë letër-porosi të dërguara nga Gjermania, Italia dhe Spanja, të cilat raportojnë një numër të madh të qytetarëve të tyre të mashtruar për investime në bursa fiktive apo edhe në kriptomone­dha. Deri tani dëmet e evidentuar­a në pesë vitet e fundit shkojnë në rreth 50 mln euro, nëpërmjet mashtrimev­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania