Gazeta Dita

“Më ofruan një apartament në këmbim të…”, zbardhet dëshmia e Isa Tares

-

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK, lidhur me çështjen e privatizim­it të ish-kompleksit Partizani, që çoi në arrestimin e Jamarbër Malltezin dhe “detyrim paraqitje” për kreun e PD Sali Berisha dhe ortakun e Malltezit, Fatmir Bektashin.

Në dosjen hetimore është edhe dëshmia e Isa Tares, ish-drejtorit të Klubit shumësport­ësh “Partizani” nga viti 1995-2005, i cili sipas përmbajtje­s së dosjes u hoq nga detyra kur kryeminist­ër u zgjodh Sali Berisha.

Po ashtu, në dosje sqarohet se pronarët e tokës ishin dëmshpërbl­yer dhe më parë nga italianët.

“Mesa i kujtohet Bert Xhani kur mori klubin e futbollit Partizani, ka marrë vetëm hotelin rreth pesë kate me përkrahje të Ministrisë së Mbrojtjes kurse klub shumësport­esh kishte palestrat, dy kate. I kujtohet që tek klubi shumësport­esh ka qenë edhe një palestër e madhe e lojërave volejboll dhe basketboll dhe po në këtë godinë ishte palestër gjimnastik­e. Gjithashtu kanë qenë dhomat e zhveshjes që në 1997 hyjnë njerëz që jetonin aty. Në dijeninë e tij, klubi shumësport­esh bashkë me klubin e futbollit, pra gjithë territori aktualisht është zënë me ndërtime pallatesh. Në dijeninë e tij, ish pronarëve të cilëve u është dhënë kjo tokë, janë shpërblyer nga italianët shumë vite më parë dhe dokumentet janë në Firence.

Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësua­r Afrim Tole….. Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësport­esh Partizani t’i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i i cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t’i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësin­ë e tij që ta merrnin atë pronë ish-pronarët. Pjesë e klubit shumësport­esh Partizani ka qenë edhe pishina me vendndodhj­e në Laprakë, saktësisht tek parku i veturave i Ministrisë së Mbrojtjes. Orkestra frymore ka qenë ngjitur me pishinën, në Laprakë madje ka qenë edhe shkolla e muzikës për ushtarakët. Por ndërtesa e orkestrës frymore dhe pishina u prishën me kalimin e kohës dhe prandaj orkestra frymore gjatë kohës që Isai ishte drejtor i Klubit Shumësport­esh Partizani, është sjellë tek ky i fundit. Konkretish­t është ndërtuar një godinë kastile për orkestrën pas palestrës së lojërave me dorë, tek Klubi shumësport­esh Partizani, pra afër klubit të futbollit Partizani në një godinë më vete”, thuhet në dosje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania