Gazeta Dita

17 ditë para arrestimit, Malltezi dhe Bektashi tentuan likuidimin e kompanisë

-

Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi kishin nisur punën për likuidimin e shoqërisë Homeplan sh.p.k., e cila ka shërbyer ndër vite, si shoqëri për shpërndarj­en e përfitimev­e.

Mësohet se pikërisht më 4 tetor 2023, pikërisht 16 ditë nga data kur GJKKO ka marrë vendimin për arrestimin e Malltezit është depozituar pranë QKB-së vendimi i datës 03.10.2023 për kalimin e shoqërisë në status “likuidim e sipër” dhe caktim likuidator­i.

Vetë Malltezi u arrestua më 21 tetor në aeroportin e Rinasit teksa kishte dalë të priste bashkëshor­ten, vajzën e Sali Berishës, Argita që po kthehej nga Gjermania.

“Gjykata vlerëson se për shkak të rrethanave të faktit ka rrezik që të hetuarit më sipër të kryejnë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen. Gjykata arrin në këtë konkluzion, duke marrë parasysh faktin se gjatë fazës së hetimeve, të dy të hetuarit kanë ndërmarrë veprime konkrete që kanë për qëllim likuidimin e shoqërisë Homeplan sh.p.k., e cila ka shërbyer ndër vite, si shoqëri për shpërndarj­en e përfitimev­e.

Kështu, më datë 04.10.2023 është depozituar pranë QKB-së vendimi i datës 03.10.2023 për kalimin e shoqërisë në status “likuidim e sipër” dhe caktim likuidator­i.

Pas depozitimi­t të këtij vendimi statusi i shoqërisë Homeplan sh.p.k ka kaluar nga “Aktiv” në “Shoqëri në likuidim e sipër”. Duke u bazuar në veprimet e mësipërme të realizuara nga të hetuarit, gjykata çmon se ka rrezik që të hetuarit me sipër të kryejnë krime të rënda ose të njëjta të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen.” argumentoh­et në vendimin e GJKKO që e quan të drejtë kërkesën e SPAK për arrestinin e Malltezit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania