Gazeta Dita

“Më burgosën se nuk pranova, më shkatërrua­n jetën”, rrëfimi i ish-presidenti­t të Partizanit

-

Ish presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi ka zbardhur të tjera detaje nga privatizim­i i ish-kompleksit, që çoi pas hekurave Jamarbër Malltezin, ndërsa u la në ‘detyrim paraqitje’ ish-kryeminist­ri Sali Berisha dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi

Ish presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi ka zbardhur të tjera detaje nga privatizim­i i ish-kompleksit, që çoi pas hekurave Jamarbër Malltezin, ndërsa u la në ‘detyrim paraqitje’ ish-kryeminist­ri Sali Berisha dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Ai tregoi disa episode sesi kërcënohej në emër të Berishës nga familjarë të tij por edhe nga funksionar­ë të shtetërorë dhe të policisë për t’u larguar nga ish-kompleksi. Laçi përmendi disa prej personave që sipas tij i kanë bërë presion.

“Në emër të Berishës më ka presion dhe ministri i mbrojtjes Imami më ka thënë që duhet të largohem nga klubi. Me mesazh me telefonata në mënyrë direkte. Na kanë larguar disa herë me forcë dhe ne përsëri futeshim. Na thoshte të ikim nga klubi të ikim në rrugë deri në atë pikë që është ndërrruar një shef komisariat­i dhe ka ardhur një njeri i Berishës. Tonin Vici na ka thirrur në komisariat dhe na ka bërë presion të gjithë zinxhirit të ekipit të partizanit na kanë thënë mos tu shohim më te fushat. Të gjithë na kanë bë presion, edhe Shkëlzen Berisha.

Si Tonin Voci dhe Kulici na kanë kërcënuar. Xhim Begeja atëherë drejtonte policinë. Presionet e Tonin Vocit na bënte presion ditë natë me polici. Presion direkt mua, më bënin që të më thynin mua. Më ka thënë Kulici me Tonin Vocin po s’u largove nuk e din se çfarë do të bëjmë.

Kulici mbronte interesat e familjes Berisha unë e kam me mesazh. Në atë periudhë kohe të gjithë flisnin në emër të Berishën. Më vonë u vura në dijeni të disa dokumentev­e të cilat… ato mund të fshijnë dokumente por jo në Itali. Në Firence, kemi dokumente që tregojnë se ish klubi është pronë e shtetit. Ne kemi shkuar në Kamëz një presion i paparë. Në Kamëz ishte Erzen Breçani. Nuk na kanë lejuar të afrohemi”,

tha Laçi.

Ish presidenti i klubit deklaroi se presione ka pasur edhe nga vetë djali dhe vajza e ish kryeminist­rit, Shkëlzen dhe Argita Berisha.

“Me Partizanin është luftuar nga të gjitha anët, kudo që kishte njerëz Berisha. Kanë qenë direkt akuza të paqëna për mua, presione direkt nga Sali Berisha. Edhe Malltezi edhe Shkëlzen Berisha edhe Argita e shoqja na kanë bë presion se janë pronat tona. Përmendnin kudo Sali Berishën në çdo ambient, si nuk paska përgjegjës­i sot Berisha. Pse duhet të na vijë keq i vjetër e gjynah, kujtdo që ti vijë koha le ta paguajë. Ka bërë padrejtësi të paparë. Unë bëra të pamundurën por i morën me dhunë shtetërore me mekanizëm të dhunshëm të paparë.

Mua më kanë dhënë oferta për të më mbyllur gojën, pasi refuzova filluan presionet. Më kanë ofruar 500 mijë euro kesh dhe apartament­e. Këto oferta më kanë ardhur në emër të familjes së Sali Berishës. Unë kam thënë se nuk mund të shkel mbi mundin. Ndërmjetës­it kanë qenë Agron Kulici dhe ish drejtori i policisë së Tiranës. Pas ofertave kanë qenë presioni. Sa herë ata vinin për të na përzënë me forcë nga fushat na përzinin. Vinin me urdhër të Berishës. Ne ziheshim me policë të pafajshëm që ata i urdhëronin.”

Ndërsa i quan pozitive masat e sigurisë për Berishën, Malltezin dhe ortakun, ish presidenti i ‘Partizanit’ Laçi thekson se do të bëjë padi të re ndërsa kërkon që SPAK ta marrë në pyetje në lidhje me aferën.

“Do marr dhe vetë hapa ligjorë, kudo që të jem do ruaj kontaktet me drejtësinë. Pres që të më thërrasë SPAK. Për mua personalis­ht dhe për të gjithë njerëzit që jetojnë në vendin tonë është një hap i madh sepse po besojmë në drejtësi. I kam ndjekur të gjithë ecuritë e lajmeve, besoja por është pak e vonuar. Mua në aspektin personal më është bë plus sepse me këto fakte sot… Unë jam arrestuar disa herë, për një diçka që s’e kam bërë që kam dashur të shes ndeshjen Rubiku Sukthi që ra si akuzë, Avokati tha se po e fusni këtë që ta mbani pak në burg. Kishte lidhje dytësore me privatizim­in sepse nuk pranova ofertën e tyre. Mos të kisha rezistu unë do kisha marrë 500 mijë eurot dhe ambientet e ndërtimit, por unë nuk kam firmosur kurrë kontratë me to".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania