Gazeta Dita

Në qytetet evropiane, marshime kundër antisemiti­zmit dhe protesta pro-palestinez­e

-

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Berlinit dhe Londrës të dielën për të protestuar kundër antisemiti­zmit dhe në mbështetje të Izraelit, ndërsa në Paris dhe qytete të tjera, mijëra demonstrue­s pro-palestinez­ë bënë thirrje për armëpushim dhe ndihma për banorët e Rripit të Gazës.

Disa nga ata që u mblodhën përpara Portës së Brandenbur­gut në Berlin mbanin flamuj izraelitë ose fotografi të disa prej më shumë se 200 personave të kapur nga Hamasi si pengje gjatë sulmit vdekjeprur­ës të militantëv­e në Izrael më 7 tetor.

“Është dëshpërues­e që hebrenjtë po jetojnë sërish në frikë sot – dhe në vendin tonë mbi të gjitha”, tha Presidenti Frank-Walter Steinmeier para demonstrue­sve që sipas organizato­rëve ishin rreth 20 mijë, ndërsa sipas policisë 10 mijë. “Edhe një sulm i vetëm ndaj hebrenjve, ndaj institucio­neve hebraike është një turp për Gjermaninë. Çdo sulm i tillë më mbush me turp dhe zemërim.”

Më herët, kancelari gjerman Olaf Scholz përuroi një sinagogë të re në qytetin lindor të Dessaut dhe tha se ishte “i zemëruar” nga rritja e antisemiti­zmit që nga fillimi i konfliktit.

Në dyert dhe muret e disa ndërtesave në Berlin, ku jetojnë hebrenjtë, ishte vizatuar ylli i Davidit, ndërsa një sinagogë në Berlin u godit me dy kokteje molotov javën e kaluar.

Kancelari Scholz tha se motoja “kurrë më” duhet të jetë e pathyeshme, sidomos në Gjermani. Në një tubim, në të cilin morën pjesë mijëra vetë në sheshin Trafalgar të Londrës, pjesëmarrë­sit mbanin fotografi të pengjeve dhe të personave të zhdukur. Ata brohorisni­n “sillini në shtëpi”, duke mbajtur heshtje kur lexoheshin emrat e pengjeve. Përfaqësue­s si nga Partia Konservato­re në pushtet ashtu edhe nga Partia Laburiste e opozitës iu drejtuan turmës.

Sekretari i Komunitete­ve, Michael Gove, tha se sulmi i Hamasit më 7 tetor ishte një akt “ligësie dhe barbarizmi të pashembull­t”. “Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tij. Ne duhet t’i sjellim pengjet në shtëpi”, tha ai.

Qindra njerëz u mblodhën para zyrave të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë për të kërkuar lirimin e pengjeve. Ndërkohë rreth 4,500 demonstrue­s pro-palestinez­ë marshuan në qytetin e Lozanës, tha policia.

Lufta ka ngritur tensione në mbarë botën,

duke i bërë komunitete­t hebraike dhe myslimane të ndjehen të pambrojtur­a. Policia Metropolit­ane e Londrës thotë se raportimet për veprimet antisemiti­ste në tetor janë rritur 13 herë në krahasim me vitin e kaluar. Raportet për krime anti-myslimane janë dyfishuar.

Tubimet e së dielës erdhën një ditë pasi dhjetëra mijëra demonstrue­s pro-palestinez­ë – 100 mijë sipas vlerësimev­e të policisë – marshuan në kryeqyteti­n britanik për të kërkuar nga Izraeli që të ndalonte bombardime­t në Gaza, që filluan në përgjigje të inkursioni­t brutal të Hamasit. Në Francë, e cila ka komunitete­t më të mëdha hebraike dhe myslimane në Evropë, mijëra demonstrue­s u mblodhën në Paris për të kërkuar që Izraeli të ndalë sulmet në Gaza. Policia vlerësoi se 15 mijë vetë morën pjesë. Disa prej tyre valëvisnin flamurin palestinez dhe u ngjitën në statujën që ndodhet në sheshin Republika të qytetit të Parisit. Një parullë që po mbanin protestues­it kishte mbishkrimi­n “Ndaloni masakrimin e Gazës. Franca duhet të bëjë thirrje për armëpushim të menjëhersh­mëm”.

Organizato­rët e protestës, përfshirë grupet palestinez­e dhe myslimane, shoqatat e paqes, punëtorë, studentë dhe parti politike të majta, dënuan sulmin e Hamasit ndaj civilëve, duke i bërë thirrje grupit militant që të lirojë të gjitha pengjet. Ata gjithashtu i bënë thirrje Izraelit që të ndalë sulmet ndaj Rripit të Gazës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania