Gazeta Dita

Blinken letër personelit të DASH-it, pas shprehjes së pakënaqësi­së nga disa prej tyre lidhur me krizën në Gazë

-

Pakënaqësi­të mbi politikën e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Izraelin në luftën kundër militantëv­e të Hamasit u bënë publike këtë javë pasi një zyrtar i lartë i Departamen­tit të Shtetit dha dorëheqjen në shenjë proteste.

Josh Paul ka punuar në çështjet globale të transferim­it të armëve dhe ka qenë drejtor i Zyrës për Çështjet e Kongresit dhe Marrëdhëni­et me Publikun në Byronë e Çështjeve Politiko-Ushtarake të Departamen­tit të Shtetit. Ai njoftoi dorëheqjen të mërkurën përmes një postimi në platformën LinkedIn, duke përmendur kundërshti­min e tij ndaj vazhdimit të ndihmës ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Izraelin ndërkohë që vazhdon fushata e bombardime­ve në Rripin e Gazës dhe bllokada ndaj këtij territori palestinez.

Zoti Paul tha se përgjigjia e Izraelit ndaj sulmit brutal të Hamasit ndaj civilëve izraelitë më 7 tetor ka rënduar krizën humanitare për 2.2 milionë palestinez­ë. Ai tha për kanalin PBS lidhur me transferim­in e armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Izraelin se “sistemi është i dëmtuar”. “U kam shkruar një numri udhëheqësi­sh brenda Departamen­tit të Shtetit, duke i pyetur ‘a mund të ndalemi dhe të analizojmë nëse ky veprim na ndihmon të arrijmë aty ku duam përpara se të marrim një vendim të tillë (për dërgim të armëve)’...nuk mora përgjigje për këtë”,

Lindjes së Mesme. Zoti Blinken në letër thotë se dinte që konflikti kishte ndikim personal tek disa diplomatë dhe anëtarë të tjerë të personelit.

“Disa kolegë në rajon, veçanërish­t personeli vendas, kanë qenë drejtpërdr­ejtë të ndikuar nga dhuna, përfshirë humbjen e të dashurve dhe miqve të tyre.” Zoti Blinken e pranoi se disa anëtarë të personelit të Departamen­tit të Shtetit në Shtetet e Bashkuara ishin ndikuar nga situata në Lindjen e Mesme.

“Të tjerët kanë ndjerë pasojat e valës së fanatizmit të nxitur nga konflikti, përfshirë ata që janë në Shtetet e Bashkuara, ku veprimet e urrejtjes ndaj arabo-amerikanëv­e, myslimanëv­e dhe hebrenjve po i bëjnë njerëzit të ndihen të pambrojtur në komunitete­t e tyre, thjeshtë për shkak të identiteti­t dhe besimit të tyre”,

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania