Gazeta Dita

Irani i dënon me burg dy gazetaret që raportuan për vdekjen e Aminit në paraburgim

-

Një gjykatë iraniane i ka dënuar me burg të dielën dy gazetare për shkak se ato kishin raportuar për vdekjen në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini në vitin 2022.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, raportoi se Niloofar Hamedi u dënua me shtatë vjet burgim, ndërsa Elahah Mohammadi me gjashtë vjet burim nën akuzat se kishin “bashkëpunu­ar me Qeverinë armiqësore amerikane”.

Ato morën edhe dënime shtesë me nga pesë vjet burgim secila për “veprimin kundër sigurisë kombëtare” dhe nga një vjet burgim për “propagandë kundër sistemit”.

Avokatët e gazetareve thanë e ato i kanë hedhur poshtë akuzat.

Vdekja e Aminit në paraburgim të së ashtuquajt­urës “Policia e Moralit” për gjoja shkeljen e ligjit të rreptë të Iranit për bartjen e shamisë së kokës, pati nxitur protesta gjithëkomb­ëtare disamujore, të cilat u bënë sfida më e madhe e Qeverisë teokratike të Iranit në dekadat e fundit.

Hamedi ishte arrestuar pasi i kishte fotografua­r prindërit e Aminit duke u përqafuar në një spital në Teheran në kohën kur vajza e tyre ishte në koma. Mohammadi u arrestuar më vonë pasi raportoi për varrimin e Aminit në qytetin e vet Saqez. Ato kanë të drejtë të ankohen ndaj dënimeve me burg. Vitin e kaluar, Ministria e Inteligjen­cës e Iranit i akuzoi dy gazetaret se po punonin për një agjenci të inteligjen­cës së SHBA-së. Mohammadi është gazetare e gazetës Ham Mihan, ndërsa Hamedi fotografe e gazetës Shargh. Të dyja po mbahen në burgun famëkeq të Teheranit, Evin, që nga shtatori 2022. Javën e kaluar, avokati i Aminit, Saleh Nikbakht, u dënua me një vjet burgim për propagandë kundër shtetit dhe për komentimin e rastit në mediat vendore dhe ndërkombët­are.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania