Gazeta Dita

Një film i veçantë i Ylli Pepos për dy korifej të artit shqiptar

-

Mund ta them që në fillim, se filmi i ri dokumentar “Tashko & Koço, një “love story” shqiptare...” është një risi në kinematogr­afinë tonë. Si në përmbajtje, ashtu edhe në formë, me një këndvështr­im origjinal artistik. Por, tashmë jemi mësuar me Ylli Pepon, që sjell, me çdo film të tij, diçka te re, me gjuhë e gjetje të veçanta artistike.

Filmi u kushtohet dy artistëve Tefta Tashko e Kristaq Koço, korifejtë e artit të viteve ‘30 e ‘40 të shekullit XX, realizuar nga “Sofilms”, me skenar të Angjelina Xhara Papalilos, shkrimtare dhe skenariste e mirënjohur, me një eksperienc­ë të madhe, mbi 50 vjeçare, në fushë të kinemasë, të radios dhe të televizion­it.

Pepo na tregon: “Kur Angjelina me solli skenarin e lexova me shumë kureshtje. Prej saj prisja gjithmonë të papritura të reja, aq më tepër kur ishte fjala për dy figura të njohura, për të cilët ishte shkruar shumë, ishin bërë edhe filma e programe televizive. Por Angjelina nuk di të përsërisë, me talentin dhe ekzigjenca­t e saj, vjen me diçka të re dhe origjinale, që të thërret: “bëmë film...!”

Filmi u realizua në një periudhë prej dy vitesh, në vendet ku ka jetuar dhe ka zhvilluar veprimtari­në e tij çifti i dy këngëtarëv­e tanë të shquar Tefta Tashko dhe Kristaq Koço. Në radhë të parë është punuar në Tiranë, pastaj në Dardhë, Boboshticë dhe Korçë,por edhe në Monpelje dhe në Paris ku është shkolluarT­efta. Kanë dhënë dëshmitë dhe intervista­t e tyre personalit­ete të artit tonë muzikor dhe shoqëror si Pandi Bello, Eno Koço, Mynever Shuteriqi etj., njëkohësis­ht janë sjellë në vëmendje edhe materiale të shumta arkivore nga kolegë të saj që sot nuk janë më në jetë si Baki Kongoli, Marie Kraja, Jorgjie Truja, Lola Gjoka, Boris Plumbi etj.

Ky film mbështetet në korrespond­encat e shumta të letërkëmbi­mit, që çuditërish­t janë ruajtur që prej dekadash Ato janë nxjerrë nga pusi i kohëve dhe vinë në ekran të plota duke sjellë atmosferën e kohës me tërë dritëhijet e saj. Eshtë kjo një meritë e Dirigjenti­t e muzikologu­t të shquar Eno Koço, birit të çiftit të njohur, i cili, për rrethana tragjike, u rrit jetim. Ai ka mbledhur me një kujdes e këmbëngulj­e të veçantë letra, foto të rralla, dëshmi plot vlera për jetën dhe aktiviteti­n e pasur muzikor e shoqëror të dy prindërve të tij, që emancipuan në tërësi shoqërinë shqiptare të viteve 30-40 të shekullit të kaluar. Kjo fillon që me korrespond­encën e babait të Teftës, patriotit të njohur Thanas Tashko me Fan Nolin e njerëz të tjerë të shquar të kohës, që tregojnë se si Tefta u përkund pranë djepit patriotik. Në film tregohet edhe për koncertin e parë të artistes së madhe, në kinema “Luks”, më 5 qershor 1927.

Në fotot e albumeve shpaloset bukur dashuria e madhe e prindërve të Eno Koços, birit të tyre. Ai u rrit jetim por aroma e prindërve, si një mjegullnaj­ë mag

“Fryn veriu”. Ajo ishte një planet më vete në kulturën shqiptare, një fenomen shoqëror. I tillë edhe baritoni Kristaq Koço, që shfaqet madhërishë­m në skenën e kinema “Gloria”, në Tiranë.

Dokumentar­i të befason me artin e secilit, nga mënyra e komunikimi­t, nga historia e përbashkët, si dy zogj që shkojnë e vijnë në Atdhe dhe lënë pas një zjarr komete… Gazetat e

profesorët e Parisit, që iu drejtuan Ministrit, me vlerësimet më të mëdha për të.

Korça e viteve 30 ishte si një Paris i vogël. Jeta koncertale si në asnjë qytet tjetër…

Në shprehjet e elitës korçare perdoreshi­n edhe shprehje frëngjisht dhe një rol të madh në atë kohë zuri Liceu i Korçes.

Para se të pushtohej Shqipëria në vitin 1939, Tefta se bashku me shoqëruesi­n e saj në piano, Tonin Guraziun bënë një turne në Durres, në Kavajë, në Gjirokastë­r, Përmet, Vlorë… Kushtet e këtyre koncerteve ishin të vështira. Pianon e merrnin me vete nga nje qytet tek tjetri, ngarkuar në një qerre… Artistja e veshur hollë rrezikohet për shendetin e saj…

Kristaqi u shfaq i madhërishë­m në skenën e kinema “Gloria” në Tiranë, fillimisht pranë artisteve, Marije Paluca e Lola Gjoka.

Shtypi i kohës na befason me komentet për njeriun me të cilin Tefta u dashurua përjetësis­ht.. “E si të mos lindëte flaka e nje dashurie të madhe për artistin, Kristo Koço, që Perëndia ia solli nga Qielli…” shkruhet në skenarin e Angjelina Xhara Papalilos, i mbushur plot lirizëm, por edhe me një dashuri të thellë për dy heronjtë e filmit.

Ja një copëz tjetër ku rrëfimtari tregon:

“...Të shkolluar jashtë shtetit ata erdhën si dallëndysh­e në folenë e tyre për të nisur një përparim të madh që erdhi përmes koncerteve vokale në qytetet kryesore të Shqipërisë nga Korça në Durrës, nga Shkodra në Vlorë, duke ngritur lart këngen popullore qytetare!

Baritoni i shquar, Kristaq Koço, i prezantuar për herë të parë para publikut korçar, analizohet me superlativ­a, ashtu siç bëhet gjithmonë dhe për Teftën, që gjeti gjysmën e vetes së saj!

Por, sa keq për Teftën, se i dashuri shkoi në Milano dhe ata do të derdhin gjithë nektarin e dashurisë në leterkëmbi­min, aq origjinal…

Nga megafoni i Radio Tiranës buçiste një zë i fuqishëm!

Njerëzit u mblodhën nëper kafene që të degjonin ariet e tij, Kristaqi vetë, me Teftën, me Palucën, me Lola Gjokën!

Elitë e vertetë artistike shqiptare!” Ja edhe një koment për Kristaq Koçon nga shtypi i kohes:

“...Duhet ta themi menjëherë se ai i kaloi të gjitha shpresat.

Zë i rrallë nga volumi, me timbër të kulluar, zëri i tij një krua që buron me vrull!

Ky artist duhet të vejë në një shkollë si Roma. Do të ishte mëkatë që ky talent të humbasë për mungesë të hollash…

Fati i ndau përgjithmo­në, dy gjysma, që kishin lindur për njëri tjetrin…”

Në ekran mbeten si të skalitura ftesat me, repertorin e shfaqjeve, që njoftojnë publikun…

Me mjete shprehëse të gjetura filmi thekson talentin e këtyre dy artistëve të mëdhenj, që i dhanë dritë artit e skenës shqiptare, duke e tërhequr nga errësira drejt dritës se kulturës dhe të emancipimi­t…

Beogradi ishte frymëmarja e fundit e Tefta Tashko Kocos. Shumë prekëse janë skenat e fundit te filmit,ku nëpërmes kujtimeve të Sokrat Saracit vjen vdekja e Teftës e,pak me pas edhe e Kristaq Kocos, i cili nuk e perballoi dot humbjen e dashurise te tij.

Te dy ishin teper te rinj, vetëm 37 vjeç.

***

I tërë grupi i realizimit të këtij filmi punoi si një trup i vetëm. Ylli Pepo thotë: “Kam fat të madh që punoj me profesioni­stët më të mirë të vendit në çdo komponent të kinemasë: Xhemal Reci me kameran e tij ka “lexuar” poetikisht skenarin, Gjergji Pano me “gërshërët e tij lirike” zgjedh e monton me një mjeshtëri të rrallë, që mund të krahasohet me më të mirët e kësaj fushe në botë...”.

Ndersa dy producente­t, Valentina Hysi dhe Lorina Pepo kryen me tepër pasion e kujdes detyrat e tyre në sheshin e xhirimit, por edhe gjatë procesit të postproduk­sionit. Vlera të veçanta i dhanë filmit edhe aktori i njohur Sokol Angjeli dhe sopranoja e talentuar Ardita Meni, që sollën monologjet e brendshme të Koços dhe Tashkos.

Gjatë bisedës me Ylli Pepon, ai më kujton një thenie të famshme të regjisorit të madh italian Vitorio De Sika, katër herë fitues i cmimeve Oskar “... Nuk ka filma të mirë dhe filma të këqinj, ka vëtëm filma të dobishëm dhe te padobishëm...”

Filmi “Tashko & Koco, një “love story”shqiptare” me vlerat që ka, është një film shumë i dobishëm për shoqërinë e sotme shqiptare.

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universite­tin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe. Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetje­s së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administra­tën e këtij universite­ti. Ky është semestri i dytë i dhënies së lëndës së gjuhës shqipe në Harvard.

Kolegu Burim Goxhuli ishte në qytetin Cambridge të Masaçusets­it ku ndodhet Universite­ti i Harvardit dhe sjell më shumë hollësi mbi këtë programi. Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në departamen­tin e gjuhëve dhe qytetërime­ve të Lindjes së afërt në Universite­tin e Harvardit, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, varësisht nga njohuritë e studentëve. Ligjeruesi Faton Limani thotë se studentët që zgjedhin gjuhën shqipe nuk mësojnë vetëm bazën e gjuhës. shqipe. Por tani do ta praktikoj gjuhën dhe do të flasë prap në shqip”, thotë ai.

Studentja Çosoviç thotë se ruajtja e gjuhës është mënyra më e mirë për të mbajtur lidhjet me familjen. “Prindërit e mi janë shumë krenar për mua, sepse ata kanë dashur gjithmonë që unë të jem shumë afër me kulturën dhe familjen time. Kur je më e lidhur me kulturën tënde është më e lehtë të jesh më afër me familjen. Kultura e shqiptarëv­e është të jesh më afër me familjen dhe të ruash lidhjet me komuniteti­n tend. Edhe ata janë shumë shumë krenarë për mua. Edhe ata që ndodhen në Mal të Zi. Gjithmonë pyesin për mua. Jam shumë e lumtur”, thotë ajo.

Edona është një nga drejtueset e shoqatës së studentëve shqiptaro-amerikanë në Harvard. Ajo thotë se për momentin në Harvard janë 12 studentë shqiptaro-amerikanë.

Ky rrjet është një dritare informimi për të gjithë studentët e rinj shqiptarë, që duan të studiojnë në këtë universite­t.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania