Gazeta Dita

Berisha dhe Malltezi pasi votuan në 14 maj ‘Kontribut Patriotik’: Si u transformu­an 113 m2 tokë në miliona euro pasuri

Prokuroria e Posaçme e akuzon Jamarbër Malltezin, dhëndër i ish-kryeminist­rit, se arriti të transformo­jë një trashëgimi modeste prej 113.7 m2 tokë në një pasuri prej miliona eurosh përmes kontratave sekrete dhe vendimeve të Berishës në favor të tij

-

Më 1 qershor 2022, Fatmir Bektashi, biznesmen, pronar ose bashkëpron­ar i një numri kompanish ndërtimi në Tiranë, i dërgoi një email zyrës së vet të parapëlqye­r të noterisë. Ai bënte me dije për efekt mbajtje llogarish: “Janë tërhequr dividend nga Z.Fatmir Bektashi 637 mijë euro dhe janë paguar për Z.Malltezi: paguar CASH vlera 547 mijë euro dhe 90 mijë euro fatura konsulence.”

Mbajtja e kontabilit­etit është një punë rutinë, por e domosdoshm­e e biznesit, vetëm se në këtë rast, ruajtja e sekretit kishte gjithashtu një rëndësi vendimtare. Ky sekret ra megjithatë në duart e Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it, SPAK, pasi hetuesit sekuestrua­n komputerin në zyrën e noterisë ku mbaheshin llogaritë e Jamarbër Malltezit.

Të dhënat ndihmuan prokurorët që të zbërthenin një histori të komplikuar biznesi, përmes së cilës, Malltezi arriti të përfitojë së paku 5.4 milionë euro, duke u nisur nga një aset modest i trashëguar prej 1/67 pjesë, ose 113.7 metra katrorë tokë në total, e gjitha brenda një periudhe disavjeçar­e.

Malltezi u arrestua të shtunën nga policia dhe pritet të përballet në gjyq me akuzën e korrupsion­it pasiv, të kryer në bashkëpuni­m me vjehrrin e tij, ish-kryeminist­rin Sali Berisha.

Ky i fundit, i vendosur në masë sigurimi detyrim paraqitjej­e, i ka hedhur poshtë akuzat si hakmarrje politike dhe ligjërisht të pabazuara.

Dosja voluminoze prej 199 faqesh, e cila mbështeti kërkesën e prokuroris­ë për masë sigurie për Malltezin, Berishën dhe biznesmeni­n Fatmir Bektashi pretendon se suksesi i Malltezit në shumëfishi­min e pronës së tij lidhet me gatishmëri­në e ish-kryeminist­rit Berisha për të ndryshuar ligje apo vendime të qeverisë, si dhe me përdorimin prej tij të strukturav­e qeveritare si mjet shantazhi ndaj zyrtarëve që shfaqnin dyshime apo rezistonin ndaj kërkesave të Malltezit.

Dosja vëren gjithashtu se Malltezi arriti të fitojë shumat marramendë­se jo vetëm si bashkëpron­ar i truallit mbi të cilin u ndërtuan pallatet, por kryesisht falë pozicionit të tij si aksioner i fshehtë në kompaninë sipërmarrë­se “Homeplan” me përfitime dividentës­h dhe pagesash konsulence, një pjesë e të cilave nuk janë deklaruar në Tatime.

Pronarët dhe çelësi i suksesit

Sipas hetimit të kryer nga SPAK, Malltezi është një nga trashëgimt­arët e familjes Begeja në një pronë të ndodhur në një zonë dikur periferike të Tiranës, por që është zhvilluar shumë pas rënies së komunizmit.

Në fillim të viteve '90, ata u përballën me pengesat ligjore të vendosura nga vetë ligji i kthimit dhe kompensimi­t të pronave, të miratuar nga mazhoranca e Partisë Demokratik­e.

Ligji premtonte kthimin e pronave kur ato ishin të lira dhe kompensimi­n e tyre, kur ato ishin të zëna. Për t'u shtuar telashet e pronarëve të tokës në fjalë, prona e tyre, jo vetëm që konsideroh­ej jo e lirë për kthim për shkak se kishte disa ndërtesa, pjesë e kompleksit sportiv “Partizani”, por ajo konsideroh­ej edhe aset i Forcave të Armatosura.

Ndërsa pronarëve u mbeti në dorë akti i njohjes së pronësisë së tokës, qeveria socialiste e kohës nisi një fushatë privatizim­esh masive të të ashtuquajt­urave ndërmarrje shtetërore, të cilat u shitën me supozimin se ishin kompani që do të duhej të punonin si kompani të industrisë, por që në fakt, u shitën për çmime qesharake dhe blerësit dukshëm ishin të interesuar vetëm për vlerën e tokës së tyre. Një nga asetet që supozohej se duhej të shiteshin si kompani ishte edhe terrenet sportive të klubit “Partizani”. Gjithsesi, terrenet sportive në fjalë nuk u privatizua­n nga qeveria socialiste para vitit 2005.

Një ligj që parashikon­te dhënien e objekteve sportive me koncesion u miratua nga parlamenti socialist pak para zgjedhjeve të vitit 2005 dhe mbeti pezull për shkak se socialistë­t u rrëzuan nga pushteti.

Qeveria e ish-kryeminist­rit Sali Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005. Pas kësaj, pronarët e tokës kërkuan të drejtën e parablerje­s së objekteve të klubit “Partizani”, por zyrtarë të ndryshëm të maxhorancë­s u bënë të ditur atyre se qeveria e re nuk kishte plane për privatizim.

Situata duket se ndryshoi nga janari i vitit 2006 e më pas, kur një pjesë e pronarëve të truallit, zgjodhën Jamarbër Malltezin si përfaqësue­s të tyre.

Ata madje nënshkruan kontrata për t'i njohur atij nga prona takuese e secilit, një kuotë prej 3-5% “për shpenzime”.“E veçanta në prokurat e përfaqësim­it të lëshuara për shtetasin Jamarbër Malltezi, është se këta shtetas, parashikoj­në se ndërkohë që i japin tagre siç janë për veprime në Komitetin Shtetëror të Pronave dhe në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave…, të lidhet me firma ndërtuese, parashikoj­në gjithashtu se për arritjen e këtij qëllimi, të gjithë përfaqësue­sit në vënë në dispozicio­n të përfaqësue­sit të tyre një kapital që fillon nga 3-5% të pasurisë së tyre të paluajtshm­e për krijimin e një fondi rezervë për përballimi­n e shpenzimev­e emergjente dhe të paparashik­uara,” vëren prokuroria.

Problemet, të cilat dukeshin si në mur i pathyeshëm burokracie dhe mungese vullneti nga ana e zyrtarëve të qeverisë, filluan të marrin zgjidhje.

Dhe suksesi i parë duket se erdhi aty nga ku pritej më pak. Sipas prokuroris­ë, Bashkia Tiranë, më 8 qershor 2006, pak muaj pasi pronarët kishin caktuar përfaqësue­s Malltezin dhe kishin nënshkruar një kontratë sipërmarrj­eje me kompaninë Kontakt, vendosi të riklasifik­ojë pronën nga terren sportiv në truall për ndërtim. Prokuroria vëren se vendimi i bashkisë për ndryshimin e destinacio­nit të përdorimit të pronës duket se nuk lejohej nga ligji i urbanistik­ës.

“Për rastet e pronave të kthyera nga komisionet e kthimit dhe kompensimi­t të pronave ish pronarëve, kur këto prona gjenden në territore të tilla, KRRT-të e të gjitha niveleve nuk kanë të drejtë të ndryshojnë destinacio­nin e përcaktuar në studimin e miratuar,” thuhet në dokumentin e prokuroris­ë.

“Por pavarësish­t, parashikim­it të mësipërm ligjor, rezulton se premtimi i bërë në kontratën e sipërcitua­r, është realizuar, pasi me vendimin nr. 132 datë 08.06.2006 të kryetarit të KRRT- së, Bashkia Tiranë (nr. 277 prot datë 28.06.2006), është vendosur ndër të tjera që,

të miratohet kërkesa për ndryshim të destinacio­nit”, vijon më tej SPAK, pa përmendur se kush ishte kryetari i KRRT-së së Bashkisë Tiranë në këtë kohë. Ndërsa emri i kreut të KRRT-së së Bashkisë Tiranë mungon në vendim, aty thuhet se ky ndryshim u konfirmua në Këshillin Kombëtar të Rregullimi­t të Territorit, kryetar i së cilës, në atë kohë, ishte shtetasi Sali Berisha.

Berisha e përdori këtë fakt për të ilustruar argumentin e tij se akuzat janë të motivuara politikish­t, duke shtuar se destinacio­ni i tokës ishte ndryshuar nga Rama. I pyetur nga BIRN mbi akuzat e Berishës në lidhje me rolin e Ramës në këtë çështje, SPAK tha se “nuk komenton deklaratat e subjekteve nën hetim”.

Zyra e shtypit e kryeminist­rit nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ligje me porosi Pavarësish­t se institucio­net shtetërore filluan të reagojnë më mirë pas përfaqësim­it të pronarëve nga Malltezi, ligjet e vendosura pikërisht nga Partia Demokratik­e në fillim të viteve '90 duket se i bënin pengesat për marrjen e tokës sërish të jashtëzako­nshme.

Sipas SPAK, Berisha u tregua i gatshëm të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore, që në instancë finale i shërbenin interesave financiare të dhëndrit të tij.

Në qershor të vitit

2008, Këshilli i Ministrave propozon në parlament ndryshime në ligjin Për Sportin, duke parashikua­r që, “terrenet sportive, mund të privatizoh­en nga pronarët e truallit.” Prokuroria vëren se si, në mënyrë shumë ironike, relacioni shoqërues për ndryshimin ligjor sugjeron se ndryshimi është “në përputhje me politikën qeveritare, për zhvillimin e sportit, rritjen e shërbimit cilësor, për arritjen e nieveleve të larta në sport”… ndërsa rezultati final dukej se nuk kishte të bënte me sportin por me ndërtimin.

Prokuroria vëren se ndërsa Këshilli i Ministrave propozoi ndryshimin ligjor, procedurat për privatizim­in ecën me shpejtësi. Në pronën për privatizim u përfshinë jo vetëm 2.2 hektarë pronë me pronar, por edhe 0.42 hektarë tonë pronësi shtetërore.

Në dhjetor 2008, Këshilli i Ministrave, drejtuar nga Sali Berisha, merr një vendim tjetër, në bazë të së cilit, pronat shtetërore privatizoh­eshin duke u paguar 20% me lekë dhe 80% me bono privatizim­i. Rrjedhimis­ht, pjesa shtetërore e tokës në fjalë u privatizua me një çmim substancia­lisht më të ulët, për shkak se bonot e privatizim­it, dokumente të lëshuara fillimisht në vitin 1996, kanë vlerë tregtare sa 3 apo 5% të vlerës nominale.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministave ku diskutohej ky ndryshim, Berisha e mirëpriti propozimin e ministrit të atëhershëm Ruli për përfshirje­n e letrave me vlerë në privatizim për ishpronarë­t.

“Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi,” citohet Berisha.

“Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndarë, duhet të gjejmë mënyrat t'i ndihmojnë, t'i heqim këto letrat me vlerë,” shton ai.

Aksioner ‘hije'

Deri në vitin 2018, kompania “Homeplan”, e cila ndërtoi kullat, rezultonte nën pronësinë 100% të Fatmir Bektashit. Ai nënshkruan të gjitha vendimet në emër të aksionerit dhe tërheq dividentët. Por diku në një zyrë noterie në Tiranë, dokumente të padorëzuar­a në institucio­net shtetërore shpërndajn­ë dividentë apo mbajnë shënim pagesat e dividentëv­e për Jamarbër Malltezin. Dividentët shpërndahe­n në bazë të një kontrate noteriale të paregjistr­uar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të cilin, Malltezi rezulton pronar i kompanisë që mori përsipër zhvillimin e pronës me 35%. Ai njëkohësis­ht faturon dhjetërami­jëra euro kompaninë Homeplan për “shërbime konsulence.”

Prokuroria vëren se si në komunikime­t e kapura në zyrën noteriale, termat “pagesë konsulence” dhe “divident” përdoren në mënyrë të ngatërrues­hme me njëra-tjetrën. Sipas prokuroris­ë, kjo “ngre dyshimin e arsyeshëm se, është bërë me qëllim marrjen nga ky shtetas, të përfitimev­e të shoqërisë Homeplan, pavarësish­t se nuk ka qenë ligjërisht ortak i kësaj shoqërie.”

Prokuroria vëren gjithashtu se në dokumentet e kompanisë, shuma prej mijëra apo dhjetërami­jëra eurosh i paguhen Malltezit duke e identifiku­ar atë vetëm me iniciale, si dhe “herë pas here edhe me fjalët “KP” ose “Kontribut Patriotik”.” Sipas një prej dëshmitarë­ve të marrë në pyetje nga prokuroria, nuk ishte e qartë se pse përdorej termi “kontribut patriotik”, por ishte e dukshme se ky term përdorej edhe për pagesat ndaj Malltezit nga ana e Fatmir Bektashit.

Për arsye që nuk dihen, ortakët vendosën të bëjnë një kontratë të re në vitin 2014, të cilën e depozituan zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2018. Në kontratë, shtetasi Fatmir Bektashi i shet, me pëlqimin e bashkëshor­tes së tij, Malltezit 35% të aksioneve për vlerën nominale prej 35 mijë lekësh.

Prokuroria vëren anomalinë: deri në fund të vitit 2013, kompania kishte fitime të pashpërnda­ra në shumën 362 milionë lekë. Me shumë kulla në proces ndërtimi, shitja e 35% të aksioneve të saj për 35 mijë lekë ngjan e pagjasë. Në fakt, prokuroria dyshon se transaksio­ni ka shërbyer si një mënyrë për të justifikua­r transferim­in e parave nga kompania për te Malltezi, i cili tashmë dyshohet se ka qenë aksioner hije, ndonëse nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se ai ka investuar para në kompani.

Një fakt i tillë është pranuar në prokurori edhe nga Fatmir Bektashi, i cili tha se Malltezi ka qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë “Homeplan”, “pavarësish­t se kur janë pasqyruar gjërat në Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

Për rrjedhojë, sipas dyshimeve të prokuroris­ë, aksionet dhe dividentët e përfituar, janë përfituar në shkëmbim të vendimeve favorizues­e të shtetasit Sali Berisha, kryeminist­ër.

Berisha, i cili ka folur gjerë e gjatë mbi akuzat gjatë ditëve të fundit, ka dhënë një numër argumentes­h se pse akuza kundër tij është e pabazuar në ligj. Argumenti kryesor është që Malltezi nuk është anëtar i familjes Berisha në kuptim të ligjit. Prokuroria thotë se tashmë prej vitesh në Shqipëri është konsolidua­r parimi juridik se pasuritë e vëna gjatë regjimit martesor, i takojnë në mënyrë të barabartë burrit dhe gruas e për rrjedhojë, duke qenë se vajza e ish-kryeminist­rit ka përfituar nga skema e dyshuar korruptive, atëhere një familjar i Berishës ka përfituar falë vendimeve të ndërmarra nga Berisha.

Berisha preku këtë element të akuzës në një konferencë për shtyp të hënën.

“Këta përdhosës të ligjit, për të akuzuar vajzën time për llogari të Edi Ramës, nuk i referohen ligjit të ILDKP, por ligjit të bashkësisë familjare, por edhe atë e interpreto­jnë sipas oreksit të Edi Ramës. Sepse edhe ai ligj e përjashton”, deklaroi ai

“Ai ligj thotë se të gjitha janë bashkë, përveç pasurisë që vjen dhe fitohet nga trashëgimi­a. Argita Malltezi nuk ka asnjë qindarkë nga trashëgimi­a e bashkëshor­tit. Trashëgimi­a e bashkëshor­tit ka qenë Begeja, gjyshja e tij,” shtoi Berisha.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania