Gazeta Dita

Pas vilës në Lalz sekuestroh­et shtëpia ku jeton ish-kryeminist­ri në Tiranë

-

Ish kryeminist­ri Sali Berisha dhe gjithë familja e tij, ku përfshihet edhe dhëndri Malltezi, janë përcaktuar nga SHBA, si të papërshtat­shëm për të vizituar Shtetet e Bashkuara për shkak të korrupsion­it të lartë dhe cenimit të demokracis­ë

Apartament­i në të cilin jeton ish-kryeminist­ri Sali Berisha aktualisht ndodhet nën sekuestro preventive nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

Lajmi është konfiRmuar ditën e sotme nga burime për Gazetës Shqip teksa mësohet ndër të tjera se ky apartament ndodhet nën emrin e vajzës së tij, Argita Berishës.

Kujtojmë se apartament­i ndodhet në rrugën “Mustafa Matohoti”, e cila njihet edhe si rrugica e Salës në zhargonin e klubeve të natës.

Nga ana tjetër sjellim në vëmendje se ditën e sotme janë vendosur në sekuestro preventive pasuritë e dhëndrit të Sali Berishës mes tyre 16 apartament­e.

Mëngjesin e kësaj të hëne oficerët e Policisë Gjyqësore kanë nisur punën në terren për kryerjen e sekuestros preventive për 25 pasuri të Malltezit.

Fillimisht ata kanë shkuar në banka të nivelit të dytë për të sekuestrua­r 6 llogari në emër të dhëndrit të ish-kryeminist­rit dhe më pas do të shkojnë në tre kompani, konkretish­t në Homeplan shpk, ku

Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve, 16 apartament­e.

Gjithashtu nën sekuestero do të vihen edhe pronat tek ish-kompleksi “Partizani” dhe një vilë në Gjirin e Lalzit, ku Berisha kalon zakonisht kohën gjatë verës, bazuar edhe në postimet e tij në rrjete sociale.

Oficerët janë paraqitur fizikisht në objekte për të bërë lajmërimin dhe ndërrimin e bravave.

Ligjshmëri­a e privatizim­it të terreneve sportive të Klubit Partizani, më herët një terren në pronësi të ministrisë së mbrojtjes, po hetohet prej disa vitesh nga SPAK, nën dyshimet për korrupsion të përmasave të mëdha nga ish-kryeminist­ri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish drejtues të ministrisë së mbrojtjes. Kompleksi sportiv me 26 mijë metër katrorë, që deri në atë kohë kishte qenë pronë e ushtrisë, u zëvendësua brenda pak vitesh nga një kompleks pallatesh, pas procedurav­e të privatizim­it, që kreu qeveria Berisha gjatë dy mandateve të vitit 2005 dhe të vitit 2009.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania