Gazeta Dita

Malltezit i bllokohen 6 llogari bankare, por brenda nuk janë as 5 përqind e atyre që akuzohet

-

Del shkresa e sekuestrim­it të pasurive të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i arrestuar për aferën e privatizim­it të ish-kompleksit Partiazani, ku përfshihen 6 llogari bankare.

Siç rezulton nga një përllogari­tje Malltezit i janë sekuestrua­r llogari bankare me vlerë rreth

197 mijë euro, 29 mijë dollarë dhe 2.7 milionë lekë.

Sipas SPAK, Jamarbër

Malltezi në cilësinë e investitor­it, nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit ka përfituar në mënyrë të paligjshme 5,4 milionë euro.

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nr. 1133989646­50127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 0000002758­3-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me nr. 4020183510­1 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me nr. 4020183510­2 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me nr. 4020183800­1 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

7)Pasuria Nr. ND 2/261+219 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartament­i 8.

8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.

9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71

10) Pasuria Nr. ND 2/261+225 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartament­i 25 – thotë Report TV.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania