Gazeta Dita

U bllokua nga SPAK, historia e “vilës misterioze” të familjes Berisha në Gjirin e Lalzit

-

Vila e sotme e familjes Berisha në Gjirin e Lalzit është ngritur mbi gjurmën e vilës së mëparshme blerë nga Argita. Vila e mëparshme u shemb tërësisht

Deri më sot nuk është lejuar asnjë media nga siguria private që t’i afrohet perimetrit të vilës së Sali berishës në Gjirin e Lalzit.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme ajo është sekuestrua­r. Përfaqësue­s të Drejtorisë së Hetimit dhe të Krimit Ekonomik ishin sot atje për të bërë ekzekutimi­n e vendimit.

Kjo vilë e veçuar dhe shumë më e madhe se të tjerat përreth është vetëm një nga banesat e familjes Berisha.

Vila është mohuar disa herë publikisht nga Sali Berisha. Por banorët e fshatit Lura në Gjirin e Lalzit dhe vizitorët e rrallë që depërtojnë brenda fshatit turistik e dinë që Berisha gënjen kur flet për të, ose përpiqet t’i bëjë bisht përgjigjes me lojëra fjalësh mbi pronësinë e saj.

Berisha, bashkëshor­tja e tij si dhe Argita me bashkëshor­tin, shoqëruar ndonjëherë nga Shkëlzeni gjatë verës mund të shikohen lehtësisht tek bëjnë plazh në vendin e tyre të rezervuar.

E famshme mes banorëve është edhe shëtitja e mbrëmjes e Berishëve në unazën rreth fshatit të vogël, ku të dyja çiftet, Saliu dhe Liria me Argitën dhe Jamarbërin, ecin dhe bisedojnë për hallet e vendit.

Si shumë nga pronat e familjes Berisha, edhe kjo vilë rezulton në pronësi të vajzës së Berishës, Argitës, së cilës, ashtu si edhe vëllait Shkëlzenit, nuk i njihet asnjë aktivitet veç “ndërmjetës­isë” dhe “konsulencë­s ligjore”.

DITA shkruan se vila në fjalë nuk ka qenë përherë kjo që është sot. Argita Berisha ka blerë tokën rreth një vit pasi Berisha erdhi në pushtet në 2005.

Deri në atë kohë, bëhej fjalë për një përpjekje të një ndërtuesi që të kthente një tokë të mbushur me gjarpërinj dhe zonë kënetore, në një fshat me shtëpi modeste.

Por ardhja e Argitës ndryshoi gjithçka. Investimet qeveritare erdhën pas saj. Papritur u zhbllokuan fonde për rrugën drejt Lalzit duke e kthyer destinacio­nin ku më parë arrinin vetëm fuoristrad­at e diplomatëv­e të ngeshëm, në një rrugë të arritshme nga të gjithë dhe vetëm 45 minuta larg Tiranës.

Argita solli me vete të tjerë. Ish-ministra dhe deputetë të PDsë kanë vilat e tyre në këtë fshat, përfshirë drejtorë që e nisën karrierën nën yllin e Argitës dhe njësoj si ajo nuk kanë asnjë shpjegim të besueshëm për burimin e të ardhurave të tyre – raporton DITA.

Çmimet e vilave në fshatin turistik u rritën menjëherë. Dhe vazhdojnë të rriten edhe sot, ndërkohë që ngjitur janë ndërtuar Lura 2 dhe Lura 3 por asnjë nuk ka sipërfaqen dhe afërsinë me detin që ka vila e madhe e Berishëve.

Në 2015 me një ligj të posaçëm, pronarët e vilave, ku vec politikanë­ve, bëjnë pjesë edhe biznesmenë, gjykatës, bankierë, privatizua­n pa blerje edhe oborret dhe tokën përreth të mbjellë me pisha dhe ullinj.

Sot fshati është një ndër të paktat zona ku janë respektuar distancat nga bregdeti dhe lartësia e ndërtimeve.

Vila e sotme e familjes Berisha është ngritur mbi gjurmën e vilës së mëparshme blerë nga Argita. Vila e mëparshme u shemb tërësisht dhe në vend

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania