Gazeta Dita

Historia e gjeneralit që kundërshto­i të firmoste për kalimin e klubit Partizani te Malltezi

-

Sipas dosjes së SPAK, nga viti 2005 deri në vitin 2009, ish-kryeminist­ri Berisha angazhoi strukturat shtetërore për të privatizua­r dhe kaluar në duart e familjarëv­e të tij pronën shtetërore ish-Klubi Partizani.

Koha tregoi më pas se kushdo që ndihmoi në këtë aferë të familjes Berisha njësoj si në “biznesin” e Gërdecit bëri karierë në shtetin dhe PD e drejtuar nga Berisha.

Nga të paktët që doli kundër makinerisë së Sali Berishës në atë kohë ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u shkarkua.

Nga dokumentet e nxjerra prej hetimit të SPAK, rezulton që Sali Berisha përdori ministrin e Mbrojtjes dhe zyrën anti korrupsion në Kryeminist­ri, për t’u bërë presion ushtarakëv­e që rezistuan të përfshihes­hin.

Bie në sy mes emrave të zyrtarëve të implikuar edhe Oerd Bylykbashi, sot zëvendës i Berishës te lëvizja politike Rithemelim­i.

Ai ishte në krye të një zyre antikorrup­sion të krijuar nga Berisha në vitin 2006 dhe shërbeu për aktin e fundit të përmbyllje­s së aferës “Klubi Partizani”.

Pasi krahu ushtarak në ministrinë e Mbrojtjes po refuzonte të firmoste, Bylykbashi

ushtroi një kontroll shantazhue­s në Shtabin e Përgjithsh­ëm të Ushtrisë të cilin e konceptoi dhe përgatiti Ilir Kadiu.

Ky i fundit është punësuar në drejtorinë që drejtohej nga Oerd Bylykbashi prej Jamarbër Malltezit dhe më skandalozj­a ishte edhe vetë trashëgimt­ar te trualli i “Klubit Partizani” e cila në fakt u ishte paguar njëherë nga Italia fashiste.

Oerd Bylykbashi i cili natën e arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe marrjen si të pandehur të Sali Berishës u shfaq si avokat i tyre, rezulton se e ka kryer me sukses detyrën.

Pas kontrollit të tij “antikorrup­sion” u shkarkua kreu i Komandës Mbështetës­e gjeneral Vladimir Qirjazi i cili refuzonte lëshimin e pronës shtetërore.

ndalimit të një deputeti (i cili, po sipas ligjeve të aprovuara prej tyre nuk mban përgjegjës­i për ato që ai/ ajo thotë në Parla-pa-ment) është ngritur si “një furtunë në gotë!

Pa i përmendur asnjë moment emrin Saliut, mjeku i njihur shton se për sa kohë pretendojm­ë privilegje e përjashtim­e për dikë, nuk mund ta konsideroj­më veten shoqëri demokratik­e.

“KUSHTETUTA nuk mundet të jetë një copë letër mbi të cilën, gjithëseku­sh nga ne qoftë ai edhe deputet, të shkruajë çfarë të dojë dhe kur të dojë ai. Shkelja e “shënjtëris­ë” së saj pa një REFERENDUM mbarëpopul­lor, duhet të mbrohej dhe të mbrohet në çdo dekikë nga secili prej nesh.

Për faqen e mantel-bardhësinë time këtë gjë unë e kam bërë dhe do ta bëj kurdoherë! Ligji është i barabartë për të gjithë dhe të gjithë NE pa as më të voglin përjashtim, sidomos për Ligjbërësi­t e Ligjvënësi­t tanë. Ne të gjithë si shtetas të Shqipërisë së këndej Drinit duhet të jemi të barabartë para tij. Privilegje­t e përjashtim­et ligjore janë elementë të një shoqërie jo demokratik­e. Together forever!” – shkruan Kalo.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania