Gazeta Dita

Begaj: Faleminder­it Kalabri për gjithçka bëni për identiteti­n tonë kombëtar!

-

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, përfundoi dje vizitën disaditore në rajonin arbëresh të Kalabrisë. Ai e mbylli turin e takimeve në Falconara Albanese, Vena di Maida dhe Caraffa di Catanzaro.

Ashtu si në të gjitha vizitat edhe në këto komuna, Presidenti i Shqipërisë u prit me ceremoni festive nga banda muzikore dhe arbëreshët e veshur me kostumet tradiciona­le.

Presidenti shprehu falenderim­e për mikpritjen dhe përpjekjet e arbëreshëv­e në ruajten e identiteti­t kombëtar:

“Ka momente në jetën e njeriut që lënë gjurmë të jashtëzako­nshme. Mikpritja e arbëreshëv­e të Kalabrisë do të jetë e tillë për mua.

Jam i nderuar dhe i emocionuar nga pritja në Falconara Albanese dhe në Vena di Maida ku mbrohen, ruhen me përkushtim e trashëgohe­n brez pas brezi gjuha arbëreshe, traditat dhe kostumet e mrekullues­hme popullore.

Faleminder­it për gjithçka bëni për të ruajtur e trashëguar identiteti­n tonë kombëtar!”

“Jam i nderuar dhe i emocionuar nga pritja në Falconara Albanese dhe në Vena di Maida ku mbrohen, ruhen me përkushtim e trashëgohe­n brez pas brezi gjuha arbëreshe, traditat dhe kostumet e mrekullues­hme popullore”

Gjatë qëndrimit në Vena di Maida, Begaj vizitoi muzeun etnografik “Sorelle Manes” ku janë ekspozuar kostumet popullore të komuniteti­t dhe fotografi të personalit­eteve historike.

Ndërsa më pas, në Caraffa di Catanzaro, Kreu i Shtetit zhvilloi një takim me Prefektin e Katanxaros, Z.Enrico Ricci dhe Nënsekreta­ren për Punët e Brendshme, Znj.Wanda Ferro.

Presidenti i Republikës dekoroi Institutin e Kulturës Arbëreshe “Giuseppe Gangale” që mban emrin e mbrojtësit të pakicave etnike, për kontributi­n e dhënë ndër vite në interes të mbrojtjes së gjuhës, traditës dhe kulturës së komuniteti­t abëresh.

Gjatë vizitave që kreu në rajonin e Kalabrisë, Begaj u zotua se do të mbështesë çdo projekt të ri bashkëpuni­mi mes Shqipërisë dhe Kalabrisë, në fushat me interes të ndërsjellë si turizmi apo tregtia. Ai ftoi investitor­ët italianë e kalabrezë, të vijnë në Shqipëri, ndërsa nga autoritete­t vendore atje, mori premtimin për lejimin e mësimit të gjuhës kalabreze në shkolla.

Zëvendëskr­yeministri i Serbisë tha se pajisjet ushtarake kineze kanë forcuar ndjeshëm forcat e armatosura serbe, posaçërish­t në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe me dronë. “Për sa u përket marrëdhëni­eve dypalëshe Serbi-Kinë, do të veçoja bashkëpuni­min ushtarak si dhe bashkëpuni­min ekonomik dhe investimet e shumta, të cilat janë shumë të rëndësishm­e për vendin tonë”, tha Milosh Vuçeviç, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes i Serbisë në një intervistë për mediumin e kontrollua­r nga shteti Global Times, që u botua të dielën.

Vuçeviç tha se përpjekjet për pajisjen dhe modernizim­in e forcave të armatosura kanë për qëllim mbrojtjen.

Presidenti i Kinës Xi Jinping, bëri thirrje për një bashkërend­im më të fortë strategjik me “mikun e çeliktë” Serbinë, kur takoi presidenti­n e saj, Aleksandar Vuçiç, në Pekin javën e kaluar, duke u zotuar për mbështetje ndaj Serbisë në ruajtjen e sovranitet­it dhe tërësisë tokësore të saj.

Ministri Vuçeviç tha se sistemi i raketave kundërajro­re kineze me rreze të mesme vep

Ministri Vuçeviç tha se sistemi i raketave kundërajro­re kineze me rreze të mesme veprimi FK-3 dhe fluturaket pa pilot CH-95 dhe CH-92A, janë “pa dyshim” ndër sistemet më të rëndësishm­e të mbrojtjes që kishte marrë Serbia. Vendi ballkanik shfaqi raketat tokë-ajër të prodhuara nga Kina së bashku me pajisje të tjera ushtarake të blera nga Rusia dhe Perëndimi, në prill të vitit të kaluar. rimi FK-3 dhe fluturaket pa pilot CH-95 dhe CH-92A, janë “pa dyshim” ndër sistemet më të rëndësishm­e të mbrojtjes që kishte marrë Serbia. Vendi ballkanik shfaqi raketat tokë-ajër të prodhuara nga Kina së bashku me pajisje të tjera ushtarake të blera nga Rusia dhe Perëndimi, në prill të vitit të kaluar.

Në vitin 2019 Serbia bleu sistemin e mbrojtjes tokë-ajër FK-3, të ngjashëm me sistemin rus S-300 ose sistemin amerikan Patriot. Ajo e mori sistemin vitin e kaluar.

Tensionet kanë qenë të larta në muajt e fundit midis Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Rusia, e cila tradiciona­lisht mbështet Serbinë, kanë thënë se po e vëzhgojnë situatën.

Ministri Vuçeviç tha se Serbia do të rrisë aftësitë e saj për të mbrojtur pavarësinë, por nuk shpjegoi nëse do të merrte më shumë pajisje ushtarake kineze.

Megjithatë, ai tha se ishte i sigurt që të dyja vendet do të zhvillonin marrëdhëni­et e tyre, pasi Kina ishte një nga miqtë “më të besueshëm” të Serbisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania