Gazeta Dita

Izraeli përditëson në 222 numrin e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi

-

Ushtria izraelite njoftoi të hënën se forcat e saj tokësore kanë kryer një numër të kufizuar bastisjesh në Rripin e Gazës gjatë natës, ndërkohë që kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj objektivav­e ku, sipas tyre, militantët palestinez­ë po grumbulloh­eshin në pritje të sulmit tokësor të Izraelit, që synon të shkatërroj­ë Hamasin.

“Sulmuam baza ushtarake dhe pika mbikëqyrje­je si pjesë e përgatitje­s për fazat e tjera të luftës. Gjatë natës, me tanke dhe këmbësori kemi kryer disa bastisje. Këto bastisje janë operacione për të vrarë terroristë që po përgatiten për fazën e ardhshme të luftës. Bëhet fjalë për operacione që depërtojnë thellë në territor dhe me përballje të drejtpërdr­ejt me qëllim që të kërkojmë dhe gjejmë informacio­ne zbulimi rreth pengjeve dhe të pagjeturve,” tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Admirali Daniel Hagari.

Sipas zyrtarëve izraelitë, ata po mbajnë rreth 1,000 të arrestuar dhe trupa të pjesëtarëv­e të Hamasit. “Të gjithë janë anëtarë të Hamasit që po i marrim në pyetje, që i kemi identifiku­ar dhe klasifikua­r në kuadër të përpjekjev­e tona të zbulimit rreth pengjeve dhe të pagjeturve,” theksoi zoti Hagari. Izraeli konfirmoi të hënën se 222 persona janë rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit. “Numri prej 222 pengjeve është numër i përditësua­r dhe i ndryshuar në bazë të informacio­nit të zbulimit, që po mbledhim dhe gjetjeve tjera, meqë bëhet fjalë edhe për një numër jo të vogël të shtetasve të huaj,” tha zoti Hagari.

Ai tha se Izraeli po shpeshton sulmet ndaj Gazës dhe shpërthime­t nga bombardime­t të hënën ishin të dukshme në pjesën veriore të territorit, përfshirë edhe në pjesët ku civilëve palestinez­ë u është thënë të strehohesh­in.

Sulmet ndaj Gazës kanë lënë të shkatërrua­ra lagje të shumta dhe militantët palestinez­ë kanë vazhduar të hedhin raketa në drejtim të Izraelit. Rreth gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe po jetojnë me pak ushqime dhe me ujë të ndotur. Spitalet thonë se kanë mungesë të pajisjeve mjekësore dhe karburanti­t për të mbajtur në funksion gjenerator­ët dy javë pas ndërprerje­s së rrymës në këtë territor. Një dërgesë tjetër e vogël ndihmash humanitare u lejua të hynte në Rripin e Gazës, por Izraeli vazhdon të ndalojë depërtimin e karburante­ve. “Dua të nënvizoj, se furnizimet, siç janë karburante­t, nuk lejohen për t’u futur në Gazë dhe ne po sigurohemi që ndihmat e agjencisë së OKB-së për Refushatët të mos bien në duart e Hamasit. Kemi mënyra për të inspektuar një gjë të tillë dhe nëse ka nevojë, do të ndërmarrim masa për t’u siguruar të mos ndodhë,” sipas zotit Hagari.

Kjo është dita e 17 e luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare, mbi 1,400 persona, shumica civilë, janë vrarë në sulmin e Hamasit në Izraelin jugor dhe sipas zyrtarëve palestinez­ë në Gazë, të paktën 4,651 persona janë vrarë në këtë territor.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, të mbledur në Luksemburg diskutuan për luftën mes Izraelit dhe militantëv­e islamikë të Hamasit. Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell kërkoi nga diplomatët evropianë të punojnë për një zgjidhje afatgjate të krizës. Gjatë takimit u ritheksua përkrahja për zgjidhjen e krizës me krijimin e dy shteteve, por Ministrja e Jashtme e Gjermansië, Annalena Barbock fajësoi, siç tha ajo, terrorizmi­n e vazhdueshë­m nga Gaza për vazhdimin e katastrofë­s humanitare.

Ministrat e jashtëm evropianë ritheksuan përkrahjen e tyre për zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe palestinez­ëve përmes krijimit të dy shteteve.

Pak para takimit, shefi i BE-së për politikë të jashtme tha se duhet rikthyer vëmendja tek procesi politik.

“Procesi i paqes është harruar për një kohë të gjatë. Fuqitë e mëdha e kanë harruar çështjen palestinez­e, duke menduar se do të zgjidhej vetëvetiu, apo se ajo nuk kishte rëndësi. Ajo është e rëndësishm­e. Duhet të vazhdojmë të punojmë për këtë”, tha zoti Borrell. Zoti Borrell tha se është lajm i mirë që dy ditëve të fundit kanë hyrë dhjetëra kamionë me ndihma për palestinez­ët përmes kalimit kufitar me Egjiptin.

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock megjithatë paralajmër­oi se, siç tha ajo, vazhdimi i terrorizmi­t të Hamasit nga Gaza e bën të pamundur dhënien fund të katastrofë­s humanitare

“Ne nuk mund t’i japim fund katastrofë­s humanitare nëse terrorizmi në Gazë vazhdon. Nuk do të ketë siguri dhe paqe as për Izraelin dhe as për palestinez­ët nëse ky terrorizëm vazhdon”, tha zonja Baerbock duke shtuar se janë dy pika më urgjente për krizën në Lindjen e Mesme.

“Së pari, ne duhet në çdo rrethanë të parandaloj­më një përshkallë­zim. I gjithë rajoni është në rrezik. Së dyti, gjithë pengjet që mbahen në Gazë duhen. Liruar pa kushte. Nuk ka asgjë për të diskutuar për këtë, pengjet duhet të lirohen. Është thjesht e papranuesh­me t’i mbash ata si mburoja njerëzore”, tha Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Ministrat e jashtëm të BE-së thanë se ata përkrahin të drejtën e Izraelit të mbrojë vendin, por disa prej tyre kërkuan armëpushim për të shmangur vazhdimin e katastrofë­s humanitare.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania