Gazeta Dita

Uashington­i forcon praninë ushtarake në Lindjen e Mesme

-

Ndërsa forcat izraelite përgatiten për hapat e radhës në luftën ndaj grupit militant palestinez Hamas, shqetësime­t për zgjerimin e konfliktit vazhdojnë. Në këtë kontekst, Shtetet e Bashkuara njoftuan dislokimin në rajon të sistemeve të tjera të mbrojtjes ajrore. “Së fundmi kemi parë sulme me dronë dhe raketa ndaj bazave të trupave tona në Irak dhe Siri. Ne kemi të drejtën të mbrohemi dhe nuk do të hezitojmë për të kryer veprimet e duhura për këtë”, tha Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, për emisionin “This week” në rrjetin ABC.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili së fundit zhvilloi një sërë takimesh në Lindjen e Mesme, nënvizoi nevojën për të forcuar praninë ushtarake amerikane si një masë për t’i paraprirë sulmeve të mundshme ndaj trupave amerikane. “Nuk duam të shohim që të hapet një front i dytë apo një front i tretë lufte. Nuk duam të shohim që të sulmohen trupat dhe personeli ynë, por nëse një gjë e tillë ndodh, ne jemi gati të reagojmë”, tha zoti Blinken në një intervistë për programin “Meet the Press”, të rrjetit NBC. Sa i përket ndihmave humanitare, Turqia është një prej vendeve që së fundmi dërgoi ndihmë për civilët palestinez­ë, por hyrja e kamionëve me ndihma në Rafah, vendkalimi­n mes Egjiptit dhe Gazës, ka qenë i ngadaltë, thotë drejtoresh­a e Programit Botëror të Ushqimit, në Organizatë­n e Kombëve të Bashkuara, Cindy McCain.

“Arritëm t’u jepnim vaktin e darkës rreth 200 mijë personave mbrëmjen e shkuar, por kjo nuk mjafton. Njerëzit po vuajnë nga uria, kjo është edhe një çështje e sigurisë kombëtare për rajonin”. Ndërsa rreziku në Lindjen e Mesme është i lartë, kryetari i Komisionit Për Punët e Jashtme, Ligjvënësi republikan Michael McCaul thotë se është me rëndësi jetike që shumica republikan­e të zgjedhë kryetarin e Dhomës së Përfaqësue­sve.

Ai foli në rrjetin ABC mbi ngërçin për zgjedhjen e kryetarit të ri pas shkarkimit të zotit Kevin McCarthy, në fillim të tetorit.

“Gjërat po shkojnë keq. Kjo që po bëjmë është e rrezikshme dhe mbi të gjitha na fut në vështirësi, pasi fuqizon kundërshta­rët tanë”, u shpreh ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania