Gazeta Dita

MIGJENI DHE ROLI I INTELEKTUA­LIT NË SHOQËRI

-

Dr. SKËNDERDEM­ALIAJ

Një poet i patalentua­r i tregoi Volterit një poezi të dobët kushtuar, sipas tij, brezave të ardhshëm.

Ma merr mendja, - i tha Volteri, se kjo poezi nuk do të arrijë në adresën e saj.

Shkrimtari nuk i takon vetëm brezit me të cilin jeton, por i përket edhe brezave që vijnë. Ai mbetet i pavdekshëm kur vepra e tij përcjell mësime e mesazhe që e ruajnë përherë aktualitet­in. I tillë është edhe Migjeni, poeti i këngës për rininë dhe i shpresës, i “Poemës së mjerimit” dhe i “Dhimbjes krenare”, i thirrjes për një botë të re, shkrimtari që me pak penelata, me plot detaje të qëlluara na dha mjedisin shqiptar, shqetësime­t e gëzimet e njerëzve, personazhe të rinj, larg skematizim­it, nga të gjitha klasat e shtresat shoqërore, me një forcë të madhe tipizuese e individual­izuese, me një psikologji të pasur e botë shpirtëror­e të ndjeshme.

Vepra e tij dëshmon sa rëndësi ka për intelektua­lin të njohë jetën dhe hallet e popullit, ta pasqyrojë me vërtetësi, të përpiqet e të luftojë për t’i dhënë kah pozitiv përpjekjev­e të njerëzve për të ndryshuar e transformu­ar botën, për të çuar më përpara lokomotivë­n e historisë. Në jetën dhe veprimtari­në letrare të Migjenit roli, detyrat dhe misioni i intelektua­lit në shoqëri janë parë e trajtuar në disa këndvështr­ime dhe çdo njëri, kur e lexon dhe e studion atë, ka çfarë mëson e përfiton prej saj.

Shqetësimi i intelektua­lit për fatet e vendit duhet të jetë i përhershëm Migjeni nuk është pasiv. Si intelektua­l është vëzhgues i thellë dhe i hollë i jetës shqiptare dhe e pasqyroi atë me të gjitha ngjyrimet e saj, me kontradikt­at e problemet e saj. E për ta bërë sa më të plotë këtë, ai i jep pamje që të rrënqethin, të trishtojnë dhe të bëjnë të urresh akoma më shumë “kalbësirat e vjetra të shekujve”. Migjeni tërheq vëmendjen e intelektua­lëve të tjerë dhe sikur u drejtohet: “A nuk po e kuptoni se ku po shkon Shqipëria, si janë ndryshuar njerëzit, si është transformu­ar karakteri i tyre? A nuk po ndjeni dhembje për të?” Ai ishte i indinjuar për fatet e kombit të mbetur në zi, të pazhvillua­r, të skamur, të shtypur, në krizë e papunësi, në injorancë e shumëlypës­i. Aktakuza ndaj shkaktarëv­e të kësaj gjendjeje është e thellë, e mprehtë, e rreptë, e pamëshirsh­me.

Kushtet e vështira të jetës, dashuria për jetën i detyruan shqiptarët të humbasin shumë cilësi pozitive të trashëguar­a brez pas brezi dhe në luftë për t’i kapërcyer, ata bëhen indiferent­ë, të rreptë, mospërfill­ës. Përulet, bëhet servil malësori për një kokërr misër; shesin nderin Lukja, gruaja e Kolës e të tjera për të siguruar kafshatën e bukës. Mesazhi i Migjenit është: Të gjithë, por në mënyrë të veçantë intelektua­lët duhet të bëjnë më shumë dhe të vihen në ballë të përpjekjev­e të kombit për zhvillim e progres, për t’i ruajtur e konsolidua­r më tej traditat më të mira të shqiptarit.

Migjeni ka meritën që dha në prozën e tij idenë e kotësisë së pseudoitel­ektualëve për t’i sjellë dobi çështjes shqiptare, siç është Nushi tek novela “Studenti në shtëpi”. Përshkrime­t e goditura të mjedisit të shtëpisë së tij: “Po ato kumbulla, hardhi, po ato mobilje” – është fjala kur kthehet nga studimet jashtë shtetit tregojnë se intelektua­lë të tillë e kanë të vështirë të ndryshojnë mentalitet­in e tyre. Atyre u mungon guximi, vendosmëri­a për të fituar mbi mjedisin patriarkal, ku janë lindur, rritur dhe jetojnë. A nuk po ndodh kështu edhe me një pjesë të intelektua­lëve tanë sot?!...

Kurajoja intelektua­le

Migjeni i shpreh mendimet e tij troç, thjesht, pa deklarata të bujshme. Idetë e tij shquhen për qartësinë, guximin, largpamësi­në dhe forcën përgjithës­uese. Ai nuk pati frikë të shkruante të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Shkrimtari apo intelektua­li bëhen më të guximshëm kur i mbështet dhe inkurajon opinioni. Kjo e rrit edhe përgjegjës­inë e tyre. Kështu ndodhi edhe me Migjenin. Ai pati mbështetje­n dhe simpatinë e dhjetëra intelektua­lëlëve demokratë, brenda dhe jashtë vendit, të qindra njerëzve të thjeshtë që e lexonin me dëshirë dhe pasion krijimtari­në e tij letrare, e cila botohej në gazetat dhe revistat e kohës. Migjeni qe një nga ata intelektua­lët e rrallë shqiptarë që nuk rrojnë dot pa u dalë në mbrojtje hapur bindjeve të tyre në të gjitha fushat. Frika ul kapaciteti­n krijues. Frika t’i largon përkrahësi­t. Frika dhe guximi përjashtoj­në njëra-tjetrën. Për Migjenin është i papranuesh­ëm dyzimi i personalit­etit të çdo njeriu, por në mënyrë të veçantë i intelektua­lit. Ndryshe të flasin apo të shkruajnë, ndryshe të veprojnë.

Morali intelektua­l, përgjegjës­ia intelektua­le, analiza intelektua­le, parashikim­i dhe shpresa intelektua­le - janë parimet bazë nga të cilët duhet të udhëhiqen intelektua­lët. Vetëm kështu fitojnë besimin e njerëzve.

Kur Migjeni shkruan “Të lindet njeriu”, nuk është fjala për një person, por për një ide të re, për një frymë të re, për një filozofi të re, për një botë të re. Për Migjenin ky njeri është “pa hyll në ballë, por me fjalë të pushton”. Ky njeri të frymëzon për të luftuar për një të ardhme të ndritur. Ai nuk është i mbinatyrsh­ëm, as i lindur nga Zoti, por një njeri që lind dhe rritet mes nesh. Një njeri i zakonshëm, por që ngrihet mbi të tjerët me idetë e reja që ka përqafuar dhe kjo e bën të dallohet nga të tjerët. Është modeli i intelektua­lit që u ndez zemrat peshë njerëzve, që u prin në betëja të ashpra me guxim dhe për fitore e flijon jetën e tij. Vuajtjet e popullit janë edhe vuajtjet e intelektua­lit dhe për t’iu dhënë fund atyre duhet të ngrihet me kurajo. A thua kur do ta kenë shqiptarët një njeri të tillë në krye?!... Për Migjenin vuajtja është turpi i botës dhe ajo duhet urryer që të mund të asgjesohet.

Një shkrimtar dhe intelektua­l që kërkon hapësira dhe dimensione të reja i thyen rregullat klasike në art dhe tabutë në jetën shoqërore

Me temat e reja, me problemati­kën sociale, me thellësinë e mendimeve, me karakteret tipike në rrethana tipike, me figurat e reja që përdori, me vargun e ri, me rimën e re – Migjeni u bë shembull për të gjithë shkrimtarë­t shqiptarë të viteve `30. Me fjalorin e tij poetik, me përshkrime­t e goditura shprehu idetë e reja, hapësirat e dimensione­t e reja të jetës shqiptare, dukuri, veçori, karakteris­tika dhe elementë që nuk ishin trajtuar më parë.

Përmbajtja me formën, tipikja me individual­en, e madhërishm­ja me të ultën, e bukura me të shëmtuarën, proza me poezinë, ideja me figurën plotësojnë njëratjetr­ën, duke shprehur me forcë qëndrimin ideoemocio­nal të shkrimtari­t për kompleklsi­tetin e jetës shqiptare, çfarë e bën veprën e tij unike, origjinale, me vlera universale, të qartë e të kuptueshme. Vepra e Migjenit i ngjan një romani, ku pika e lidhjes është jeta e popullit, zhvillimi i veprimit, janë vuajtjet dhe varfëria e tij, duke arritur kulmin me thirrjet e fuqishme të tij për “botë të re”, “epope të re”. Zgjidhet me vizionin e tij për të ardhmen e lumtur të shqiptarëv­e. Një shans i ri, një ditë e re, një epokë e re duhet të lindë për shqiptarët e lodhur, të vuajtur e të raskapitur. Veçse kjo mund të bëhet realitet me njerëz të rinj, me mentalitet të ri, me udhëheqës të rinj... Sa më shpejt... se shqiptarëv­e u është sosur durimi, po emigrojnë çdo ditë jashtë vendit në kërkim të një jetë më të mirë e më të lumtur.

Migjeni vdiq i ri, pikërisht atëherë kur ai kishte arritur pjekurinë si shkrimtar, ishte formuar si intelektua­l, në kulmin e energjive të tij kur të gjithë prisnin vepra të reja. Por ai nuk vdiq, jeton në shpirtin e në ndërgjegje­n e popullit të tij. Jeton me mesazhet e tij që janë aktuale edhe në ditët e sotme.

Ah, sikur të kishte shumë Migjenë sot Shqipëria! Sa nevojë ka për ta!...

Kopshti zoologjik i Thoiry, në Francë është një nga më të veçantët në llojin e vet dhe, në një farë mënyre, është ai që u shkon më përshtat edhe animalistë­ve më të thekur që luftojnë për të drejtat e egërsirave. Kjo për arsyen e thjeshtë sepse, ndryshe nga kopshtet e tjerë zoologjikë, në Thoiry nuk janë kafshët ato që janë mbyllur në kafaze, por vizitorët e tyre, pra njerëzit. Kështu, për të vizituar e, për më tepër, për t’i parë nga afër bishat e egra, njerëzit duhet të futen nëpër tunele të ndërtuara enkas, paretet e të cilëve janë prej xhami të blinduar, ndërsa edhe bishat nga ana e tyre kanë mundësi t’i kundrojnë nga afër vizitorët...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania