Gazeta Dita

Dalin detaje tronditëse nga përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë

-

Detaje të rënda nga përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, raportohet se në ngjarje kanë marrë pjesë 4 persona dhe jo 3.

Në pranga kanë përfunduar Oltjan Tahiri, 31-vjeç dhe Albi Ceno 28-vjeç, ndërsa Gentjano Mehmeti 32-vjeç është shpallur në kërkim.

Personi i katërt i cili ka marrë pjesë në ngjarje, nuk është ngjitur në dhomë. Këta persona, dyshohet t'i kenë dhënë vajzës lëndë narkotike dhe më pas kanë abuzuar seksualish­t me të.

Fillimisht ata kanë qenë të ulur në një bar së bashku, ku dyshohet se i kanë dhënë vajzës kokainë. Më pas, tre prej tyre janë ngjitur në dhomën e hotelit bashkë me vajzën, e cila nuk ishte e vetëdijshm­e. Dyshohet se të tre djemtë, kanë abuzuar seksualish­t me vajzën.

26 vjeçarja është gjetur në rrugë pa ndjenja mëngjesin e shtunë nga stafi i hotelit. Po ashtu, burime thonë se të rinjtë kanë qenë duke festuar daljen nga

Fillimisht ata kanë qenë të ulur në një bar së bashku, ku dyshohet se i kanë dhënë vajzës kokainë. Më pas, tre prej tyre janë ngjitur në dhomën e hotelit

burgu të një prej shokëve të tyre.

Sipas bluzave të bardha, vajza ka qëndruar pa ndjenja për disa orë në spital, më pas është përmendur. Vajza vijon të qëndrojë në reanimacio­n. Gjendja e saj është më stabël, por vijon të jetë në shok.

Faqja 'Disidentët' shkruan se familjarët e autorëve kanë shkuar në reanimacio­n, aty ku ndodhen vajza, për ti bere presion që të ndryshojë dëshmi.

Postimi i faqes Disidentet

(I) Paskan qenë 4 çuna... jo 3. (Në ambientin e barit, ndërsa në hotel janë 3 djem me vajzën). Nga ana tjetër vajzën e shtruar në reanimacio­n po e vizitojnë familjet e përdhunues­ve për të ndaluar në politikë.

E ndërsa po presionohe­t edhe media për të mos u marrë me rastin e përdhunimi­t të vajzës. Kjo nuk ka për të ndodhur të dashur vemje të shoqërisë.

Përfaqësue­sit ligjorë të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Alfred Beleri, i arrestuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, paraqitën të martën më 24 tetor dy kërkesa për përjashtim­in e anëtarëve të trupit gjykues dhe kërkuan shtyrjen e seancës, por procesi vijoi dhe ata paraqitën pas prokuroris­ë, parashtrim­et e tyre dhe kërkime të reja.

Kërkesat e tyre për përjashtim u paraqitën pasi gjykata u shpreh lidhur me kërkime të paraqitura në seancat parardhëse për pavlefshmë­ri të kërkesës për gjykim të prokuroris­ë dhe të akteve të hetimit, duke pretenduar se nuk është zbatuar afati që u jep të drejtën të pandehurve të paraqesin memorie, prova, etj. Po ashtu, është kërkuar pavlefshmë­ri absolute e urdhërit të Prokuroris­ë së Vlorës lidhur me hetimin e kryer si dhe akteve që rrodhën nga ky procedim, me argumentin se është nxjerrë në kundërshti­m me ligjin pasi vepra penale e regjistrua­r është jashtë kompetencë­s lëndore.

Kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari Erjon Çela deklaroi se gjykata me vendim të ndërmjetëm ka vendosur të mos i pranojë këto kërkesa, duke i konsiderua­r të pabazuara. Gjykata konstaton se kur Prokuroria e Posaçme i ka marrë të pandehur Alfred Belerin dhe bashkëpunë­torin e tij Pandeli Kokaveshin, u ka komunikuar atyre të drejtën se brenda 10 ditëve mund të paraqisnin memorien apo prova.

Në vijim gjykata vërejti se me afatin 10 ditor, i pandehuri nuk humbet përfundimi­sht të drejtën për të dorëzuar prova, si dhe u theksua se ato të drejta u janë garantuar.

Lidhur me kërkesën ndaj urdhërit të Prokuroris­ë së Vlorës, gjykata vlerëson se ky institucio­n i akuzës ka të drejtën për të kryer hetime, edhe pse vepra penale është pjesë e kompetenca­ve së Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Gjykata gjeti të pambështet­ur edhe pretendimi­n e të pandehurve për pavlefshmë­rinë e akteve të prodhuara pas urdhërit të Prokuroris­ë së Vlorës. Sipas gjykatës, përgjimet e kryera në funksion të hetimit janë realizuar bazuar në autorizimi­n e gjykatës dhe se pretendime­t për mospërputh­jen e datave në akte me ato në sistem, nuk mund të sjellin papërpdors­hmëri.

Avokatët e të pandehurve deklaruan se kishin kërkuar pavlefshmë­rinë e akteve dhe jo papërdorsh­mërinë e tyre, pasi këtë do ta kërkonin në një moment të dytë.

Ata kërkuan përjashtim­in e gjyqtares Irena Gjoka, por kryesuesi Çela vërejti se gjykimi do të vijonte, pasi gjyqtarja për të cilën është kërkuar përjashtim­i nuk mund të marrë pjesë vetëm në vendimarrj­en përfundimt­are të çështjes penale.

Pas këtij qëndrimi të gjykatës, përfaqësue­sit e Belerit dhe Kokaveshit u shprehën se mjaftonte fakti se gjykata u shpreh në këtë moment procedural lidhur me papërdorsh­mërinë e akteve, si shkak i mjaftueshë­m për kërkimin e përjashtim­it të trupit gjykues. Ata kërkuan kohë që të njoftonin të përfaqësua­rit prej tyre dhe shtyrjen e seancës.

Kryesuesi Çela e cilësoi si të drejtë të palëve kërkimin për përjashtim­in e gjyqtarëve, por ai ripërsërit­i se dhe në këtë rast nuk kishte shkak për ndërprerje­n e gjykimit. Sipas tij, gjykimi duhet të vijonte, por gjyqtarët nuk mund të marrin pjesë në vendimarrj­en e themelit të çështjes deri në momentin e shqyrimit të këtyre kërkesave.

Në vijim, gjykata e deklaroi të hapur gjykimin e çështjes ndaj Belerit dhe përfaqësue­sja e SPAK paraqiti parashtrim­et lidhur me akuzën e ngritur ndaj dy të pandehurve dhe provave të siguruara gjatë hetimit. Sipas prokuroris­ë, është provuar tej çdo dyshimi se Beleri i ka ofruar një personi që bashkëpuno­i me policinë, 50 euro për për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunë­tori i tij, Pandeli Kokaveshi. Prokurorja renditi një sërë përgjimesh ku diskutohej për blerjen e votave në favor të Belerit, ku dhe ky i fundit dhe Kokaveshi rezultojnë të përfshirë.

Prokuroria kërkoi që në seancën e radhës të pyeten 11 dëshmitarë, mes tyre edhe bashkëpunë­tori i drejtësisë, Arsen Rama.

Alfred Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Mbrojtësit e të pandehurve e cilësuan procedimin të filluar pas trysninë së kryeminist­rit

Edi Rama. Ata theksuan se paligjshmë­ria e procesit ndaj Belerit duket dhe nga qëndrimi i gjykatës që u shpreh për papërdorsh­mërinë e provave, duke paragjykua­r se çfarë do të kërkonte mbrojtja.

Në vijim, ata i cilësuan provat e prokuroris­ë si të siguruara në mënyrë të paligjshme dhe se nuk munden të provojnë faktin penal. Sipas tyre, rezultatet e vëzhgimit janë të papërdorsh­me pasi janë kryer para se të regjistroh­ej procedimi penal. Ndër të tjera, u vërejt se përgjimet e vëzhgimet janë kryer nga policia duke pasur bindjen se prokuroria do t'u jepte autorizim. “Përgjimi lejohet ndaj personit nën hetim, kur ka dyshime të arsyeshme,” theksuan mbrojtësit e të pandehurve.

Ata theksuan se autorizimi nuk mund të merret në telefon, por me shkrim dhe për rrjedhojë i cilësuan të papërdorsh­me provat ndaj dy të pandehurve. Mbrojtësit kërkuan që pas konstatimi­t të papërdorsh­ëm të provave të prokuroris­ë, të mos merren në konsiderat­ë në kundërshti­m me ligjin.

Në përfundim, avokatët i kërkuan gjykatës që të administro­jë një sërë provash të reja, mes tyre dhe vërtetim nga Ministria e Brendshme nëse Arsen Rama është paguar nga fondi për bashkëpunë­torët sekret. Po ashtu, u kërkuan të thirren rreth 32 dëshmitarë, mes tyre dhe deputeti e kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, me anë të të cilëve u pretendua se do të provohet e kundërta e asaj që parashtron prokuroria.

Kryesuesi Çela u kërkoi avokatëve që paraprakis­ht të vërtetojnë pamundësin­ë e tyre për të siguruar provat dhe atëherë mund të kërkojnë investimin e gjykatës.

Seanca e radhës u shty për më datë 7 nëntor, në orën 12:00.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania