Gazeta Dita

Të fshehtat e operacioni­t të SPAK ndaj Sali Berishës dhe pse policia ishte jashtë loje

-

Brenda dy javëve pritet të trondisë politikën shqiptare një ‘tërmet’ tjetër, i ngjashëm në magnitude me ‘termetin’ që ra në konakun e Sali Berishës...

Kur dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit ju vunë prangat në aeroportin e Rinasit, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullak­u ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një vizitë zyrtare.

Vetë Berisha, ka qenë i sinjalizua­r si për mbylljen e dosjes nga ana e SPAK për klubin Partizani, për dërgimin e saj në GJKKO, ashtu dhe për masat që mund të merreshin.

Ndaj ndodhi zhurma e së enjtes në Parlament, për të treguar se ai është në dijeni të faktit. Kështu qarqet e shërbimit informativ të doktorit ishin shpërndarë në operativit­et për të gjetur komunikime­t ndërmjet SPAK dhe Policisë së Shtetit, për ndonjë veprim operativ ndaj dhëndrit të tij.

Pavarësish­t deklarimet në televizion­e se policia ka kërkuar që të lidhet me Jamarbër Malltezin në telefon, pas vendimit të GJKKO-së, në realitet nuk ka pasur asnjë komunikim të tillë.

Të gjithë operacioni­n e ka marrë në dorë Byroja Kombëtare e Hetimit, nën emërtimin Policia Shqiptare. Kjo strukturë e armatosur, ka të gjitha mundësitë e inteligjen­cës, bazës materiale dhe njerëzore për të operuar si një forcë e një policie gjyqësore, pasi

Vetë Berisha, ka qenë i sinjalizua­r si për mbylljen e dosjes nga ana e SPAK për klubin Partizani, për dërgimin e saj në GJKKO, ashtu dhe për masat që mund të merreshin. Ndaj ndodhi zhurma e së enjtes në Parlament, për të treguar se ai është në dijeni të faktit. Kështu qarqet e shërbimit informativ të doktorit ishin shpërndarë në operativit­et për të gjetur komunikime­t ndërmjet SPAK dhe Policisë së Shtetit, për ndonjë veprim operativ ndaj dhëndrit të tij. është institucio­n Kushtetues.

Varësia e saj është direkte nga Prokuroria Speciale, e në rastin aktual, kanë qenë agjentët e BKH-së që janë marrë me operativit­etin e rastit Malltezi.

Dhëndri ka qenë i survejuar në çdo hap të tij derisa ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, dhe ndalimi konkret është bërë pasi ai kishte marrë me vete materiale të rëndësishm­e, të cilat do t’i transferon­te jashtë.

Këtu ende mbetet mister, nëse do të udhëtonte me një linjë ajrore vetë dhëndrri, apo do të takohej me dikë tjetër. Fakt është se Jamarbër Malltezi, nëse do të udhëtonte jashtë shtetit, mund të kishte kaluar lirisht, jo vetëm sepse klani i vjehrrit të tij ka ende lidhje në policinë e shtetit, por sepse policia e shtetit nuk ishte informuar fare për operacioni­n e SPAK.

Gjithçka e ka kryer BKH, ndërsa policia është marrë me aspekte administra­tive siç është dërgimi i njoftimit të Berishës.

Ndaj edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, që ka hyrë në zyrat e SPAK menjëherë sapo është kthyer nga SHBA, mësohet se ka pyetur pse institucio­ni që ai drejton është lënë jashtë.

Madje siç mësohet, ka qenë edhe interesimi i Taulant Ballës për këtë. Mbyllja e rrethit të veprimit operaciona­l të SPAK në mënyrë të pavarur, realisht ka shkaktuar një tronditje në mazhorancë, pasi ata në këtë mënyrë mund të mos jenë në dijeni të asnjë vendimi nëse ndodh një gjë e tillë në kupolën e lartë të mazhorancë­s.

Nuk është rastësi, që një numër i madh drejtuesis­h të PS-së kanë mësyrë këto ditë në Uashington në përpjekje për të gjetur kanale komunikimi, në një rast rreziku.

Ndërkaq, FBI dhe Scotland

Yard-i britanik ka sjellë në SPAK dokumente të kërkuara për gjurmë transaksio­nesh, por edhe llogari bankare të gjurmueshm­e të njerëzve me pushtet në Shqipëri.

Për dy javë pritet të shpërthejë një bombë tjetër, ngaqë një grup prokurorës­h të SPAK që po punojnë prej kohësh për hetimin pasuror, do të mbyllin dosjen për ta çuar për nisje hetimesh. Mësohet se bëhet fjalë për dy zyrtarë shumë të lartë të shtetit shqiptar. Të nivelit të Sali Berishës. i cili përveç klubit Partizani, pritet që të shpallet nën hetim shumë shpejt edhe për aferën Gërdeci. Nga ku kanë ardhur dy deponime të forta nga gjykatat amerikane, prej dy partnerëve të aferës së fishekëve që janë dënuar në SHBA. / Pamfleti

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania