Gazeta Dita

I ofruan 500 mijë euro, pastaj i nxinë jetën, sot ka një përgjigje për ata që thonë “gjynah Berisha se plak”

-

Deklaratat e Paro Laçit, i cili ka qenë për një farë kohe në krye të klubit Partizani, janë shumë më të rënda se sa gjithë dëshmitë që kanë dhënë zyrtarët në SPAK.

Ai përmend shantazhet e djalit të Berishës dhe zyrtarëve të lartë të policisë kundër tij, për shkak të mosbindjes për të dorëzuar pronën.

Laçi është akuzuar dhe dënuar më pas. Ai e akuzon familjen Berisha se i ka shkatërrua­r jetën pasi nuk u vu në resht për të pranuar këtë aferë.

Laçi ka dëshmuar në SPAK se ka patur “presione direkt nga Sali Berisha”.

“Edhe Malltezi edhe Shkëlzen Berisha edhe Argita edhe e shoqja na kanë bë presion, se “janë pronat tona”. Përmendnin kudo Sali Berishën në çdo ambient. Unë bëra të pamundurën por i morën me dhunë shtetërore, një mekanizëm i dhunshëm, i paparë. Mua më kanë dhënë oferta për të më mbyllur gojën, pasi refuzova filluan presionet. Më kanë ofruar 500 mijë euro kesh dhe apartament­e. Këto oferta më kanë ardhur në emër të familjes së Sali Berishës. U kam thënë se nuk mund të shkel mbi mundin. Ndërmjetës­it kanë qenë Agron Kulici dhe ish drejtori i policisë së Tiranës. Pas ofertave kanë qenë presioni. Vinin për të na përzënë me forcë nga fushat. Na përzinin. Vinin me urdhër të Berishës. Ne ziheshim me policë të pafajshëm që ata i urdhëronin”. Laçi ka një përgjigje për ta që tani pas hapjes së kauzës penale thonë që Berisha gjynaf se është i vjetër.

“Si nuk paska përgjegjës­i sot Berisha. Pse duhet të na vijë keq i vjetër e gjynah,?! Kujtdo që ti vijë koha le ta paguajë. Ka bërë padrejtësi të paparë” – thotë ish-drejtuesi i klubit Partizani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania